Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fundi i qeverive aventuriere?…

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:49
Fundi i qeverive aventuriere?…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Frrok Çupi

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kush nuk e do aventurën? Edhe viktima e adhuron aventurierin…

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

… Sa i pëlqyeshëm ishte Alexis Tsipras në janar 2015 dhe para janarit 2015!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tsipras është kryeministri i qeverisë majtiste radikale të Greqisë. Që nga Janari deri më 30 qershor 2015, e solli Greqinë buzë greminës.

Prapë sot është i pëlqyeshëm; edhe pse pasnesër të gjithë ndodhen para murit për shkak të tij. Para murit ndodhet Greqia, vetë Tsipras, qeveria e tij radikale majtiste, bankat, shtëpitë, jetesa e njerëzve dhe… vetë kontinenti europian. U desh veç një aventurier si Aleksis Tsipras, ose të jemi më të saktë, një qeveri aventuriere me emrin e 40 vjeçarit që nuk kishte bërë asnjë punë tjetër para se të firmoste si kryeministër.

Pasnesër, e dielë, Greqia ndodhet para faktit: O fundoset, o shpëton edhe një herë në duar të investitorëve eurpianë. Pasnesër, e dielë, do të mbahet referendumi i grekëve: "O në Europë, o jashtë saj".

Kurrë, që nga fëmija e deri te shkencëtari apo filozofi, nuk kishte menduar njeri se Greqia, në tetë ditë, do të përgatitej të shkonte në një referendum për t'i thënë "Jo" Europës. Tsipras, në kulmin e aventurës së tij, ka bërë thirrje: "Thoni Jo Europës!". Madje, në flamurin e tij politik ka vënë "Oxi!", fjalën "Jo", që grekët i thanë pushtimit fashist në vitin 1940. Dy herë, veç dy herë, ka bërë Greqia referendume: I pari në vitin 1974 për t'i thënë "Jo" Juntës diktatoriale; dhe, i dyti, pasnesër për t'i thënë "Jo" Europës.

Dy pole të kundërta, mes të cilave qëndron aventura…

Megjithatë, Alexis Tsipras, edhe pse drejt aventurës më të madhe të shekullit, përsëri ka një vetëdije se do të mbahet mend. Aventurierët kanë "fatin" që ndiqen dhe mbahen mend nga turmat popullore….

A thua për këtë arsye u ngrit një qeveri aventuriere në shtetin fqinj; aty ku mbi dymijë vjet, në antikitet, ishte themeluar vetë Demokracia? A thua pse turmat popullore e duan aventurën; ky është shkaku?

Kjo pyetje po trondit sot të qeverisurit dhe vetë qeveritë e mbarë kontinentit apo më tej. Që nga Janari 2015, kur grekët e Demokracisë së lashtë zgjodhën një qeveri në aventurë, që atë ditë nisi entuziazmi dhe njëkohësisht pikëpyetjet e mëdha. Deri atë ditë asnjë vesh njeriu nuk dëgjoi. Dëgjuan vetëm që "do të ndalojmë masat shtrënguese të Europës ndaj Greqisë!"; "do të heqim qafe borxhin!"; "do të marrim nga Gjermania reperkursionet e Luftës e do të jetojmë si sheikë!"; "do të shpëtojmë Greqinë nga poshtërimi i Europës".

Të gjithë duartrokitën, por nuk dëgjuan. Nuk dëgjuan marrëzinë. Dëgjuan vetëm një dëshirë aventure që njeriu e ka përbrenda dhe e kontrollon papushim; ndryshe bie në greminë.

Atë ditë që fitoi Syriza në Greqi, atë ditë ishte edhe kulmi i një lëvizjeje të përafërt me këtë të Greqisë, në Spanjë. Lëvizja "Podemos" (Ne ia dalim) e kryesuar nga Paolo Iglesias (profesor i ri i filozofisë), po vinte furishëm. Themeluar në vitin 2014, veç një vjeç, po rendte drejt pushtetit. Por kur u pa, nga dita në ditë, se qeveria e Tsipras po binte në greminën e premtimeve fluturake, atëherë spanjollët nisën të pyesnin: "çfarë po bëjmë?".

A nuk erdhën kështu, furishëm, "Pesë yjet" e komedianit Beppe Grillo në Itali? Kundër korrupsionit, kundër Europës, Euroskeptik, mjeshtër të komedisë dhe Websiteve… Në vitin 2013 u ngjitën në vendin e dytë në votimet e Italisë.

Në Francë u ngjit Fronti Nacional e Jean- Marie Le Pen. Në një sondazh të zhvilluar me qytetarë francez, mes katër burrave shteti të besuar për president të Francës, u seleksionua edhe Vladimir Putin. … Çfarë është kjo sjellje populiste, thuajse në aventurë? Vallë është koha e aventurierëve?

Këtë pyetje bëjnë përditë edhe në vendin tonë.

Kuvendin e kemi të mbushur me banditë, çfarë e pranon vetë Kuvendi. Ish-kryeministri i Republikës tha se "ka dashur të djeg mandatin, nuk duroj të jem deputet si këta". OSBE deklaroi se shiten e blihen votat. Europa dhe Amerika nuk u dëgjuan kur kërkuan "mos zgjidhni kriminelët kryetarë bashkie". Qeveria ka premtuar shëndetësi falas, ulje taksash e çmimesh, barazi për të gjithë… por asgjë nuk është realizuar. Vetë qeveria është e pavotuar brenda Partisë së vet. Korrupsioni në majat më të larta. Me një thes miell ose dymijë lekë mund të blihen votat e fisit.

Atëherë pse pyesim: "A po bien aventurat?"?

Greqia po tronditet nga aventura dhe njëkohësisht qeveria e aventurës bashkë me kombin po tronditen. Edhe Europa, për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit, po tronditet kaq shumë. Tronditja i vjen nga periferia gjeografike dhe periferia morale. Europa e vjetër nuk paskësh qenë përgatitur për t'u mbrojtur nga forcat "mizerable", siç është aventura.

Por ja erdhi dita ta mësojë.

… Do të bien aventurierët? Kjo është pyetja…

Edhe po ranë, në një kuptim tjetër, nuk do të bien. Njerëzit do t'i mbajnë mend, mbase njësoj ose më shumë se personalitetet e dobishme. Edhe Tsipras do të mbahet mend, edhe sikur të bjerë pasnesër. Mbase do të ketë edhe filma kushtuar këtij njeriu që e afroi Greqinë me greminën.

… A nuk mbahet mend Willian Walker? Udhëheqësi simbol i aventurierit. Lindi në Amerikë në 1824. U bë president i Kalifornisë. Pastaj president në Sonore. Pastaj president në Nikaragua. Në vetëm pak vjet. Kur e vranë, po në Nikaragua, ishte veç 36 vjeç. E vranë për dëmin e aventurës.

Po pastaj?… Pastaj iu kushtuan dy filma. I pari me titull "Burn", ku ka luajtur edhe Marlon Brando. I dyti "Walker", ku kanë luajtur Alex Cox dhe Ed Harris…

Aventurierët pëlqehen nga viktimat e tyre…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.