Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjirizet e florinjta

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

FATOS BAXHAKU.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Studiuesit e fushës thonë se përrallat, ato që kemi dëgjuar, apo lexuar që të vegjël, lindin ose nga përvojat jetësore të brezave të mëparshëm, ose nga dëshira të fshehta dhe kurrë të përjetuara, por edhe, shpeshherë nga ngjarje të vërteta. Përshtypja e gjithë këtyre ditëve që lidhen me “çështjen Doshi” na ka bërë që të përjetojmë herë një përrallë që dukej si e vërtetë dhe herë të tjera një përrallë-përrallë, nga ato që rrëfenin të moçmit tanë. Mbërritja në Prokurori e të famshmit tashmë, “Toni i Kombinatit”, e la edhe më të vetëm rrëfimtarin e parë të kësaj historie.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Të gjithë të përgojuarit e mëdhenj thanë që Drejtësia të bëjë punën e vet dhe të gjithë lanë duart, njësoj sikur të mos kishin qenë ata që hanin dreka e darka bashkë me rrëfimtarin. Kjo në fakt është një tjetër përrallë bashkëkohore. Të gjithë e dimë se si funksionon Drejtësia te ne, të gjithë e dimë se, me gjithë përkushtimin dhe nganjëherë edhe idealizmin e tyre, në çfarë kushtesh, me çfarë masash sigurie dhe me çfarë pagash e mjetesh punojnë “superprokurorët” që duhet të ndalojnë superkrimin. Është e njëjta Drejtësi që nuk ka gjetur fajtorë për Gërdecin, për 21 janarin, e për plot të tjera. Tani, pikërisht kësaj Drejtësie i kërkohet që të hetojë krerët më të lartë të vendit “në mënyrë të paanshme”!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tani, është e vërtetë, fëmijët besojnë çdo përrallë që u përralliset, por si t’ia bëjmë kur ata qëllojnë e rriten dhe fillojnë të bëjnë pyetje të vështira? Meqë jemi te përrallat. Ka shumë gjasë, që këtu e ndoca 100 vjet më pas gjyshet t’u rrëfejnë nipave a mbesave një përrallë të ngjashme: Na ishte seç na ishte, na ishte ky vend ynë që edhe atëherë quhej Shqipëri. Ky vend kishte nja 50 vjet që kishte rënë në robërinë e një mbreti kokëkrisur. Ky mbreti shumë i futi ndër burgje të tmerrshme, siç ishin asokohe në shekullin XX. Të tjerët që kishin frikë, e brohorisnin sa herë që ai dilte në një tribunë të purpurt, shumë madje nisën edhe ta besonin. E kështu i shtynë ditët katragjyshat tuaj deri sa erdhi një kohë që shokët e mbretit anekënd botës nisën të vdisnin pak nga pak, uria nisi të bëhej valltare e madhe dhe kështu që edhe në këtë vendin tonë, erdhi koha për të ndryshuar. Në këtë valle u përzien pak nga të tërë: shumë dolën nga burgjet me syrin e etur për liri, por shumë të tjerë menduan se si të merrnin sa më shumë nga vendi ynë i pasur dhe i varfër njëkohësisht. Dhe kështu dolën në pah disa kalorës që askush nuk i njihte më parë. Këta nën zë quheshin “kalorësit e rrëmujës”. Këta kishin në mend vetëm dhe vetëm një gjë: të mbushnin sa më shumë xhepat e tyre duke u shtirë si bamirës të mëdhenj dhe si njerëz që dinin gjithçka. Katragjyshat nuk duhej të vrisnin mendjen për sa kohë vetë kalorësit kishin një gjuhë të tyren. Njerëzit e thjeshtë aq shumë nuk i kuptonin sa që përsërisnin shpesh: Këta janë të mençur përderisa ne të thjeshtët nuk ua kuptojmë llafet! Njerëzia këta i ndau në të majtë e të djathtë, ndonëse kalimi nga një grup në tjetrin qe fare i kollajtë. Pastaj, mbase duhet të ketë qenë 1997, këta e zhuritën një herë vendin që të sheshonin ca telashe të tyre. Pastaj kalorësit u bënë të butë dhe miratuan disa rregulla që u përkisnin si të majtëve edhe të djathtëve, pastaj vendi ynë i atëhershëm u bë një gjiriz i madh, por ama i florinjtë për disa dhe i errët për shumë e shumë të tjerë…”.

Gjysheve të së ardhmes do t’u duhet shumë kohë e fantazi të rrëfejnë këtë përrallë me mashtrues e përdëllimtarë të së drejtës, të demokracisë, pseudoithtarë të së vërtetës, “dëshmorë” të vlerave qytetare, “deodorantë” kundër së ligës. Por mbase ndonjë nipi më të rritur do t’i shkojë mendja e të bëjë ndonjë pyetje të bezdisur të tipit: përse kalorësit e asaj kohe u mbështetën te të fortët që kishin nam të keq? Mirë që u mbështetën, po përse u prishën më pas? Çfarë do të thotë të blesh vota? Po ndonjëri që shahet nga të katër anët, përse nuk i linte rehat njerëzit por vetëm mblidhte rreth vetes histori që shkaktojnë rrëmujë?

Asnjë gjyshe e së ardhmes nuk do të dijë t’u japë përgjigje pyetjeve mbi gjirizin e artë, nëse ne sot, klasa politike, në radhë të parë krerët e PS-së dhe të qeverisë, nuk do të dalë e të pranojë publikisht, sinqerisht me dorë në zemër, njësoj si vota që u kanë dhënë miliona shqiptarë anekënd vendit se përqendrimi i fushatës së fundit zgjedhore dhe në përgjithësi i të bërit politikë në opozitë nga PS ka qenë personalizuar vetëm dhe vetëm kundër një emri: Sali Berishës. Kjo e bëri krejt të pranueshme për shumicën e socialistëve idenë që edhe aleat me djallin po të bëhemi atëherë jemi në rregull. Se sa e gabuar, edhe për vetë PS, ka qenë kjo politikë, këtë po e tregojnë ngjarjet. Aleat me djallin do të thotë që je njëherazi edhe avokati i tij dhe kjo ka një haraç të madh.

“Bomba Doshi”, si do që të shkojnë punët, duhet të na rikthejë edhe një herë në një pikë ku dy të mëdhenjtë që kacafyten sot kanë qenë si rrallëherë dakord: në ligjin elektoral. Ky që kemi sot në fuqi ka krijuar dy taborë njerëzish (gjyshja në përrallën tonë me siguri do thotë jeniçerësh), të cilët duhet të kenë vetëm pak vlera, ose të jenë besnikë të shefit, ose të jenë të ashtuquajtur të fortë dhe njerëzit t’ua kenë frikën, ose të kenë para. Të tjerat i vendosin kryetarët e partive. Sa bukur! Për vlerat e tjera, kalorësve tanë në krye të partive as që ua ndien fare. Njerëzia as që e njeh deputetin për të cilin ka votuar. Kështu në vend të një partie-shtet kemi tash dy, tre dhe madje më shumë parti-shtete, ku kalorësi vjen nga qendra – nëse ndodh ndonjë përmbytje – pa e kërkuar askush.

Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i shpëtoi një pohim i rëndë. Ai tha, mbase me fjalë të tjera, se hetimet për atentatin e pretenduar ndaj Doshit nuk ishin hapur se vetë Doshi nuk e donte një gjë të tillë. Kjo nuk do të thotë gjë tjetër veçse qytetari, deputeti pa imunitet Tom Doshi, asokohe, pra në shtator të 2013-s, mund të vendoste e të jepte urdhra si në Prokurorinë e Përgjithshme ashtu edhe në Polici. Pra ish-miku paska pas qenë një njeri fort i pushtetshëm derisa diçka nuk shkoi si duhej.

Pastaj, kjo ideja e punëve që fliten ndër restorante apo klube të shtrenjta, një ish i dënuar që hyn pa teklif në zyrën e ministrit të Brendshëm pa i hyrë gjemb në këmbë, thashetheme të mohuara dhe të pohuara që bëhen ndër rezidenca dhe jo ndër zyra, të gjitha këto të lënë të kuptosh se punët e shtetit për njëfarë kohe janë bërë si punë shtëpie, me gjithë mohimet që janë bërë më pas.

Ka një shprehje shumë fort të urtë popullore “tironse” që thotë: Boll mo, noshti u ka bo m… mullar! Tom Doshi, me të drejtë a të padrejtë, e ngriti lart pusetën ku ishin mbledhur ujërat e zeza, erërat e këqija, dhe në këtë pikë, floriri që mban erë, apo nam të pretenduar të mirë, nuk i duhet askujt, madje edhe atyre vetë që e kanë.

Në përrallën e së ardhmes që nisëm më lart, me siguri nipi do ta pyesë gjyshen që ka nisur të kotet: Po pastaj o gjyshe si shkoi puna e këtij Tomës dhe kalorësve të tjerë? Ne nuk e dimë përgjigjen e gjyshes së të ardhmes. Mbase do t’i thotë që kalorësit e mbetur, ata të mirët, më kot pritën njërin ndër ta që kishte si shembull Herkulin, i cili ndër 12 trimëritë që e patën bërë të famshëm, ndër më të dashurat kishte pastrimin e haureve të Augias, mbretit të Elidës së lashtë. Për të pastruar bajgat e mbledhura që prej më shumë se 30 vjetësh, Herkuli bëri bashkë dy lumenj dhe e flaku larg pisllëkun. Ku i dihet? Mbase pas 100 vjetësh gjyshja do ta ketë vërtet emrin e pritur të heroit të përrallës sonë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 5 minutash

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 5 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 14 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 22 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 13 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.