Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kontrabandë apo lënie masive e duhanit…

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:54
Kontrabandë apo lënie masive e duhanit…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eduard Zaloshnja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas të dhënave në faqen aktuale të internetit të drejtorisë shqiptare së doganave, 4500 ton cigare u taksuan në vitin 2010. Vetëm rreth 3000 ton u taksuan në vitin 2014. Rënia ishte graduale – rreth 3250 ton në 2011-ën, rreth 3600 ton në 2012-ën, rreth 3700 ton në 2013-ën dhe rreth 3000 ton në 2014-ën (shihni grafikun shoqërues).

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Një rënie e ngjashme ka ndodhur edhe me birrën – nga 34 mijë hektolitra në 2010-ën, taksimi ka rënë në 26 mijë hektolitra në 2014-ën – por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me kafen apo me karburantet – taksimi i kafes është rritur nga 6300 ton në 7400 ton, ndërsa i karburanteve ka mbetur pothuaj i pandryshuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në një vend ideal, rënia e mësipërme e taksimit të cigareve dhe birrës do të ishte një lajm shumë i mirë – do të sinjalizonte uljen e duhanpirjes me 33% dhe të birrëpirjes me 25%. Por Shqipëria e dimë që nuk është një vend ideal…

Meqë për duhanpirjen në Shqipëri kam kryer dy studime të financuara nga American Cancer Society, mund ta analizoj rënien e taksimit të cigareve më me kompetencë se atë të birrës.

Sipas studimit të dytë të sipërcituar ( http://tobaccocontrol.bmj.com/content/19/6/463.full  ), rezultonte se 20% e duhanit të konsumuar në Shqipëri në vitin 2009 nuk kishte kaluar nëpër filtrin e taksimit. E përkthyer në ton kjo përqindje, na thotë se nga rreth 5600 ton të konsumuara, rreth 1100 ton ishin të pataksuara. Nga këto, rreth 200 ton ishin duhan me të dredhur nga prodhimi vendas (që nuk taksohej) dhe rreth 900 ton ishin kontrabandë. Krahasuar me 2007-ën (kur u krye studimi i parë i sipërcituar), kontrabanda pothuaj ishte përgjysmuar.

Vijmë tani tek viti 2014. Çfarë ndodhi me 5600 tonët e konsumit të cigareve? Një mundësi është që kontrabanda të ketë mbetur përsëri në nivelin 20% dhe konsumi i cigareve të ketë rënë me 1/3 (sa ç’ka rënë taksimi i cigareve). Por literatura botërore na tregon se ky skenar është praktikisht i pamundur. Për shembull, në SHBA, u deshën të kalonin 50 vjet qysh kur iu shpall luftë shtetërore duhanpirjes (me rritje taksash, ndalim pirje në ambiente publike etj.), që konsumi për frymë i cigareve të ulej me 50% (pra 1% reduktim në vit). Edhe një studim i kryer nga kolegë të mij në bashkëpunim me mua (http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/19256288 ), parashikonte një reduktim prej 1% në vit në Shqiperi, ne kushtet e rritjes së taksave dhe zbatimit të ligjit antiduhan.

Një shpiegim tjetër për rënien e taksimit mund të jetë rritja e ndjeshme e konsumit të duhanit vendas (me të dredhur) të pataksuar.  Por rritja e tij nuk mund të shpiegojë një deficit prej 2600 tonësh (5600-3000). Që të ketë ndodhur kjo gjë i bie që gjysma e fushave të Shqipërisë të jenë mbjellë me duhan…

Meqënëse nuk kemi në dorë një studim rigoroz për duhanpirjen aktuale në Shqipëri, mund të bëjmë një hamendje të edukuar rreth deficitit prej 2600 tonësh mes konsumit të 2009-ës (5600 ton) dhe taksimit të 2014-ës (3000 ton). 

Si rezultat i rritjes së taksimit dhe ndalimit të duhanit në ambjentet publike mund të kemi patur një rënie prej 5% të konsumit të duhanit (mesatarisht 1% në vit). Kjo përkthehet në rënie të konsumit me rreth 300 ton. Ndersa si rezultat i rritjes së çmimit të cigareve të importit, mund të kemi patur një dyfishim të prodhimit të duhanit vendas (me të dredhur). Kjo përkthehet me një rënie prej 200-300 tonësh të taksimit (doganat shqiptare po mundohen ta taksojnë prodhimin vendas, por pa sukses).

Në përfundim, mbetet që rreth 2000 ton cigare të importit ta kenë kaluar vjet traun e doganës pa u taksuar, ndërkohë që në treg shumë rrallë gjen paketa pa pullë fiskale.

Ndoshta kontrabandistët kanë falsifikuar pullat fiskale?…

Shënim: Në fillim të vitit 2014, ra importi i cigareve, meqë ishin importuar shumë në vitin paraardhës (para rritjes së taksës). Por kjo gjë u kompensua me rritjen e importit në fund të vitit, për tí paraprirë rritjes së mëtejshme të taksës në vitin pasardhës. Ne 6-mujorin e pare te 2015-es u taksuan vetem 1100 ton cigare.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.