Kryeministri Rama nis fushatën “antiKÇK” me “KÇK” e tij: Mjerë ata që më dalin para!

Kryeministri Edi Rama teksa foli për platformën ‘Anti-KÇK’ deklaroi se të gjitha strukturat janë gati të përballen me krimin, ndërsa paralajmëroi të ‘fortët e krimit’ se jeta e tyre do të jetë ferr në Atdhe.

Ndonëse ka reagime të forta nga opozita dhe shoqeria civile, përfshirë edhe Komitetin e Helsinkit, pa harruar edhe deklaratat e ambasadave te SHBA dhe BE se akoma nuk janë njohur me draftin, kryeministri e ka bërë fakt të kryer. Akuzat dhe shqetsimi mbeten se policia merr kompetenca edhe mbi SPAK e BKH.

E megithatë kryeministri Rama sot, djallëzisht, flet për “luftën ndaj krimit” (të cilën të gjithë e duam), por në prapaskenë ai bën shantazh mbi prokurorinë dhe gjykatat. Pra nëse ata prekin ish-ministra, kryebashkiakë apo ministra të tij, kryeministri nis “antiKÇK”!

“Tani më ne kemi në dispozicion një instrument jashtëzakonisht të fortë në duart e shtetit, të Policisë së Shtetit dhe OFL-së. Ligj special për marrjen e të gjitha masave ndaj atyre që janë dënuar apo janë akuzuar për krim të organizuar, apo terrorizëm. Dhe sot ne kemi një garanci më shumë; SPAK-un. Tani më SPAK është formuar dhe kjo është sprova e parë për vet SPAK, por duke pasur një besim absolut tek ata që janë bërthama e këtij institucioni të sapolindur, por të përgatitur për një kohë të gjatë në procesin e vettingun, kam besim se jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Kemi forcat e duhura për të bërë një ndryshim historik në marrëdhënie me krimin në hapësirat e territorit tonë.

Duhet t’ja u bëjmë të parehatshëm Atdheun atyre që janë subjekte të këtij ligji special. Atdheu për ta nuk mund të jetë sheshi për të bërë përshesh. Nuk mund të jetë shteti ndërtimit për vilat dhe bizneset e tyre që nuk burojnë nga puna, por burojnë dhe nga gjaku i komisarëve dhe policëve të vrarë. Nuk mund të jetë platforma e ekspozimit të muskujve në klube dhe hapësira të tjera publike ku të rinjtë dhe familjet mblidhen më të drejtën e tyre për të kaluar. Por duhet të jetë ferri i tyre. Ata nuk meritojnë të ecin as mbi gomar, jo dhe më tek makinat e blinduara. Pasi fyejnë dhe gomarin. E dinë drejtues të Policisë së Shtetit se sa shumë herë subjekte të këtij ligji sot janë hetuar dje, janë ndaluar, janë çuar dje para gjykatave dhe i kanë nxjerrë gjuhën të gjithë sakrificave dhe të gjithë besimit tuaj në shtet, duke dalë përsëri të lirë, pa i hyrë gjë në këmbë. Sot janë subjekte të ligjit. Jo vetëm ata që janë dënuar, por dhe ata që janë lënë të lirë. Do duhet të paraqisni prova të pasurisë së tyre.”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha sot se me pasurite e sekuestruara nga krimi do të përmirësohet mirëqenia e policëve dhe infrastruktura.

“Me pronat e tyre ne do të rrisim pagat tuaja. Do të shtojmë mbështetjen për fëmijët e policëve të rënë. Do të investojmë në akademinë e sigurisë” – tha Rama.

“Nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe brenda 48 orëve do u kërkohet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre”, kështu do fillojë hetimi për pasurinë nga krimi sipas asaj çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama.

“Dhe pastaj formulari do të shkojë te SPAK-u dhe nga SPAK- u në gjykatë dhe ata do të duhet të vijnë para gjykatësit dhe të tregojnë sa fort kanë punuar tokën dhe sa shumë ullinj dhe portokalle kanë mbledhur, sa shumë vite kanë bërë roje natën në objekte, sa shumë janë lodhur dhe stërmunduar në fasoneri, sa shumë kanë kursyer nga puna e tyre e stërndershme brenda apo jashtë vendit, nëse duan ti mbajnë ato pasuri, për ndryshe gjithcka që kanë sot, nesër do të jetë pronë e shtetit dhe në radhë të parë e policisë së shtetit.

Kjo nuk do të vijojë si ato proceset ku në fund persona me burgim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet, por kjo ka afate. 48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK, deri në 15 ditë gjykata dhe pastaj lamtumirë prona e juaj, jo e imja, por e të gjithëve që e gëzojnë ata” deklaroi ai.

Paketa Anti-KÇK tha kryeministri Edi Rama :parashikon bllokimin e lëvizjes për jashtë shtetit. Parashikon bllokimin e lëvizjes jashtë njësisë administrative. Jo të nisen me autokolona me makina luksoze dhe të shkojnë të nxjerrin pushkë në planin e Himarës në mes të sezonit. Paketa parashikon mos pjesëmarrjen me ligj të tyre dhe familjarëve të tyre në tendera.

E fundit, për prokurorët dhe gjykatësit që godasin shtetin jo me plumba por më keq se plumbi me çekiçin e drejtësisë. Jo përballë por mbas shpine.

Paketa kërkon brenda tre ditësh pezullimin e tyre nga detyra dhe nisjen e hetimit. Ata janë bashkë edhe tani që po na shohin dhe unë ju siguroj që ne jemi bashkë për t’i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin.”

SHKARKO APP