Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush do ta kryejë dekriminalizimin e politikës shqiptare?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një akord mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri për dekriminalzimin e parlamentit dhe politikës në tërësi po përcillet me skepticizëm në rradhët e analistëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Eshtë termi më i përdorur së fundmi në diskurin politik të Shqipërisë. Oratorë dhe komentatorë flasin dhe argumentojnë për dekriminalizimin e parlamentit dhe politikës në tërësi. Partitë kryesore e kanë shumë për zemër këtë proces, duke shkëmbyer emra deputetësh dhe personazhe të tjerë të politikës nga krahu kundërshtar, si të përzjerë në afera dhe me të kaluar të dyshimtë, të lidhur direkt ose indirekt me botën e krimit. Ajo që mbetet për t'u vlerësuar për momentin është se të paktën kasta politike flet për këtë temë hapur. Kjo mbase dhe nga qëndrimet që kanë mbajtur ditët e fundit diplomatët kryesorë të akredituar në Tiranë, kur në valën e akuzave mbi një plan të supozuar të ekzekutimit të një deputeti të mazhorancës, ata kanë theksuar nevojën e realizimit të procesit të dekriminalizimit. Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka theksuar se nxit të gjitha partitë politike në Shqipëri që të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. “Mbështesim me forcë punën e Kuvendit për të hartuar një legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014." Më tej, i bëjmë thirrje prokurorit të përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe të ndjekë penalisht kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar në të gjitha nivelet.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Nga ana tjetër edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka shprehur mbështetje për zbatim të plotë të marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për largimin e atyre individëve me rekorde kriminale, të cilët mbajnë pozicione publike. “BE-ja i jep rëndësinë më të lartë zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjor, përfshi luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, që janë përparësi kyçe për Shqipërinë”, thuhej në një deklaratë të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një komision parlamentar që kryesohet nga opozita është në hapat e parë të angazhimit për të hartuar bazën ligjore të dekriminalizimit. Por në rradhët e analistëve ka pikëpyetje dhe mosbesim për konkretizmin e këtij procesi.

Shembuj nga vende të tjera

Drejtori i lajmeve në Televizionin News 24, Enton Abilekaj e konsideron si të pamundur procesin e dekriminalizimit me parlamentin ekzistues. Janë pothuajse 20 deputetë që preken nga procesi, ose rreth 18 përqind e numrit total, thotë ai për Deutsche Welle-n.”Për mendimin tim nuk mund ta bëjnë këtë pastrim ata që bënë të kundërtën. Kjo ngjan gati me shprehjen ‘Miloshevici që bëri luftën, mund të bëjë edhe paqen'. Një faktor është se nuk ka asnjë mekanizëm të mundshëm për heqjen e mandatit të një deputeti pasi e ka marrë atë.”

Drejtori i Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, Ilir Aliaj, e konsideron si domosdoshmëri dekriminalizimin e politikes shqiptare, pavarësisht se ai e përshkruan atë si të vështirë dhe shpeshherë të rrezikshëm. Shqipëria nuk po kryen një akt të pandodhur në vendet e tjera, shprehet ai për Deustche Welle-n.

“Përshembull Rumania ka bërë dikriminalizimin e politikës dhe është një standard që ne duhet ta marrim dhe ta zhvillojmë edhe më tej. Jam i sigurtë që nuk do na mungojë dhe asistenca e miqve tanë në vendet e Europës për të konkretizuar një proces të tillë, duhet të kujtoj që në fundin e vitit që kaloi dy përfaqësues të Parlamentit Europian ishin garantët e marrëveshjes me mazhorancës dhe opozitës, e cila si pikë të veçantë kishte pikërisht dekriminalizimin”.

Pengesë nuk janë ligjet por vullneti

Ndërkohë shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë është skeptik për finalizmin e marrëveshjes pozitë-opozitë për dekriminalizimin, pasi sipas tij, jemi në një atmosferë ku diktojnë shantazhet, përbetimet, killerat dhe tritoli. Kjo kulturë lemeritëse, që po instalohet në të gjitha rrafshet e përditshmërisë sonë, ka ngjallur një psikozë të rëndë frike e pasigurie, duke e shndërruar habitatin tonë shoqëror në një xhungël, thotë Tufa për Deutsche Welle-n.

“Instrumentat ligjor janë, nuk duhen shpikur. E keqja nuk qëndron tek ligjet dhe institucionet, por tek vullneti për t'i zbatuar ato institucionalisht. Një vullnet i tillë nuk ekziston, sepse vetë institucionet që duhet t'i zbatojnë këto ligje, komandohen nga struktura të kriminalizuara. Rendi publik ka dështuar në përballje me ta. Madje me një dështim fantastik, duke u vetëdiskretituar. Drejtësia po ashtu. Partitë kryesore të pozitës dhe opozitës, që janë tutorë të vërtetë të figurave të inkriminuara në pushtet, kanë përgjegjësinë për këtë gjendje të pashpresë ankthi e pasigurie. Çdo mendje e shëndoshë, normale, nuk do të dëshironte ta shihte vazhdimin e jetës së vet e të familjes së tij këtu, në perspektivën e një Shqipërie të tillë ku sundon retorika dhe tritoli, droga dhe vrasjet e porositura. Kjo që po shohim sot, është veçse pasoja. Shkaku është higjena e pistë politike që e ndërton identitetin e saj me portrete të errët banditësh e killerash.”

Agron Tufa shton se nuk ka ndonjë pritmëri për realizimin e dekrimanlizimit përderisa palët politike përlyhen e zhyten në krim e korrupsion. Një pengesë është dhe degradimi i elitave politike. “Fatkeqësisht ata e kanë në dorë përfaqësimin, mënyrën si të përfaqësohen. Ata kanë të drejtë të zgjedhin dhe zgjedhin më të pasurit, më të fortët, më të aftët për të kallur tmerr e shantazh. Dhe deri sa të kemi një qasje të tillë mentale të politikës, e cila zgjedh të identifikohet në këtë mënyrë, zor se do të ketë shpresë për dekriminalizimin e pushtetit. Sepse një qasje e tillë terrorologjike, mbush radhët e parlamentit dhe institucioneve publike të shtetit me këtë format terroristi. Ajo që kemi në dorë tash për tash, është vota për t'i hequr qafe. Por dhe kjo kërkon guxim të madh, vetëdije të palëkundur, sepse liria e votës tënde, vjen duke u ngushtuar nga presioni i parasë, shantazhit, premtimeve dhe formave të tjera të frikësimit”.

Partitë e kanë të vështirë pa “skalionet e forcës”

Drejtori i lajmeve në Televizionin News 24, Enton Abilekaj thotë se të dyja partitë janë mandatuese të deputetëve të problematikë në parlament. Kjo është vështirësia kryesore. Betejat politike në vend, sipas arsyetimit të tij janë zhvilluar në bazën e të fortëve që kur Shqipëria u bë pluraliste. “Kjo i ka bërë ata të domosdoshëm për të dyja palët, ndaj duket e vështirë që partitë të dalin në betejë pa ‘skalionet e forcës'. Do të dukeshin të çarmatosura në një situatë lufte politike të ashpër. Kjo është një tjetër vështirësi. Raportet e thella personale dhe jo vetëm miqësore që ka krijuar lidershipi politik me këtë kategori është një tjetër vështirësi për suksesin e dekriminalizimit. Por ky term është shumë i besueshëm për t'u përdorur si shkak apo justifikim politik.”

Ndërsa për Ilir Aliajn nga Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, vështirësia e procesit të dekriminalizimit qëndron te kryetarët e partive, pasi “ata i kanë paraqitur këta njerëz me të kaluar kriminale para elektoratit shqiptar si alternativa më e mirë.”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 5 minutash

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 5 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 14 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 22 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 13 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.