Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush po i blen votat?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fushata ka nisur ethshëm me akuzat ndaj kundërshtarëve dhe premtimet pa doganë të kandidatëve. Në zgjedhje lokale opozita premton ulje taksash, ndërsa mazhoranca vë në krah të kandidatëve ministrat për të treguar projektet. Fotot e retushuara të takimeve me kronikat e gatshme që partitë servirin në televizione japin imazhin e një fushate që po përjetohet si festë kombëtare. Pavarësisht premtimeve që po kapin rekorde për mijëra të punësuar, zhdukjen përfundimtare të varfërisë dhe kthimin e fshatrave si qytetet, në fund llogaritë bëhen tek vota dhe në këtë pikë duket se është vënë në funksion skema e vjetër që është blerja e tyre. I pari zyrtar i lartë që ka lëshuar alarmin për këtë fenomen është Presidenti Bujar Nishani. Në një apel publik bërë dje votuesve, Kreu i shtetit ka hyrë në mesin e lojës politike duke u bërë një thirrje të thjeshtë qytetarëve: Mos e shisni votën, ajo nuk ka çmim! Apeli i kreut të shtetit nuk është pasuar me reagime publike nga palët kryesore në fushatë, por nën zë është marrë si një “ndërhyrje” e Presidentit. Por sa real është shqëtësimi i shprehur në deklaratën jo të zakontë të Presidentit?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fushata ka 4 ditë që ka nisur zyrtarisht, por realisht në terren kandidatët kanë më shumë se një muaj që po punojnë. Në këto 40 ditë ka pasur mjaft denoncime lidhur me ndikimin e kandidatëve tek votuesit dhe deri akuza për blerje të votës. Së pari, janë denoncimet e bëra nga Partia Demokratike e Shkodrës për blerje të votave, kryesisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë qark. Nga ana e saj, LSI e ka përgënjështruar ashpër. Përveç disa kuponave dhe fotove të publikuara në rrjetet sociale, akuzat nuk janë verifikuar. LSI-ja dhe kandidatja e PS-së në Shkodër kanë bërë një padi ndaj PD-së dhe ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur më këto akuza. Derisa prokuroria dhe më pas gjykata të kenë dhënë në vendim lidhur me këto pretendime, zgjedhjet mund të kenë mbaruar dhe kjo duket se është nga ato akuzat që asnjëherë nuk do të provohet. Megjithatë në opinion, gjithnjë e më tepër është krijuar ideja se votat po blihen, jo vetëm nga mazhoranca, por edhe nga kandidatët e opozitës. Jo rastësisht, në listat e Partisë Demokratike në këto zgjedhje gjen më shumë biznesmenë, sesa në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa PS e LSI e kanë plot me të tillë biznesmenë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Problemi i dytë i kësaj fushate është përdorimi i administratës. Në mitingjet e Partisë Socialiste dhe LSI-së nuk mungojnë asnjëherë ministrat, drejtorët e administratës, si dhe tek-tuk kur inaugurohet ndonjë projekt i qeverisë, në krah të ministrit shfaqet gjithmonë kandidati për kryetar bashkie. Rasti i projekteve në Durrës, apo përurimi i serave në Lushnjë, janë më konkretët. Shkeljet ligjore shkojnë edhe më tej, kur kandidatët e majtë shihen të marrin pjesë si sponsorë në mbrëmjet e maturës së gjimnazeve, apo më keq, në festën e abetares së klasave fillore. Veprime këto që Kodi Zgjedhor i ka sanksionuar si të paligjshme në fushata elektorale. E njëjta gjë vlen edhe për kandidat e djathtë. Administrata e bashkive si Tiranë, Shkodër, etj, rezulton të jetë në vijën e parë në çdo miting elektoral. Aq e vërtetë është përfshirja e administratës në fushatë, sa në qytete si Durrësi, Berati, Shkodra apo Fieri, nëpunësit dhe drejtorët i gjen në takimet e kandidatëve dhe shumë rrallë në zyra gjatë orarit zyrtar. Gjithashtu, fenomeni i blerjes së votës ka sjellë konkurrencë mes kandidatëve në zonat ruale. Në këtë rast, debati nuk është për programet, por për pazarin. Merret vesh fillimisht sa euro apo lekë paguan kundërshtari, për të vijuar më pas me ofertën që ka kandidati rival. Tendencat për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe abuzime, vihen re në të dy krahët politikë. Diku më shumë dhe diku më pak PS, PD dhe LSI kanë ngritur mekanizmin e votave të sigurta, votave të diskutueshme dhe votave që mund të blihen në shumë forma. Një fakt ky i vënë në dukje në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet e fundit. Si në zgjedhjet e kaluara, edhe më 21 qershor, kjo strategji do të vihet në zbatim nga partitë.  Ndaj edhe thirrja e Presidentit Bujar Nishani këtë herë nuk u drejtohej partive, por qytetarëve. Me tone të ashpra, Nishani bën apel për një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve për rëndësinë që ka vota. Por prapë, fatkqësisht, të dy kampet politike do t’i blejnë votat.   

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.