Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ligji për arsimin, PD – LSI kundër

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike pas disa muajsh hezitimi dje ka dalë me një qëndrim të qartë kundër ligjit të ri për arsimin e lartë. Në një takim me pedagogë dhe studentë kreu i PD-së u shpreh se ligji është një goditje që i është bërë sistemit arsimor në vend dhe nuk do të pranohet nga Partia Demokratike. Ai paralajmëroi edhe hartimin e një drafti të ri, në bashkëpunim me pedagogë, i cili do të vihet në zbatim kur Partia Demokratike të vijë në pushtet. Në këtë mënyrë Basha ka konfirmuar votën kundër në seancën plenare që do të mbahet në Kuvend. Krahas qëndrimit kundër ligjit, Basha duket se ka bërë aleatë dhe studentët, dhe pedagogët e universiteteve shtetërore, të cilët prej gati një viti kanë zhvilluar një betejë kundër Ministrisë së Arsimit dhe bllokimit të ligjit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por lajmi i djeshëm nuk ishte qëndrimi i Partisë Demokratike për ligjin, por ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Më saktë i liderit të tyre Ilir Meta. Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë,  kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka bërë dy vërejtje jo të vogla për ligjin që do të votohet sot. Sipas Vasilit, ligji është diskriminues për faktin se u jep prioritet doktoraturave të mbaruara në universitetet jashtë vendit dhe vë në një pozitë më të ulët studentët doktorantë që përfundojnë studimet në Shqipëri. Vërejtja e dytë lidhet me kriteret arsimore që duhet të kenë shefat e departamenteve në spitale dhe shefat e shërbimeve. Sipas kreut të deputetëve të LSI-së, një barazim i tillë nuk është normal. “Janë dy funksione që kanë sfera përgjegjësie të ndryshme dhe nuk mund të kenë kritere të njëjta”, – tha dje Vasili. Ligji kaloi në komision me votat e mazhorancës, së bashku dhe me LSI-në, por vetëm në parim. Në votimin e tij nen për nen Vasili la të kuptohet se që të votohej projektligji duhej të bëheshin ndryshimet përkatëse. Kritikat e LSI-së vijnë vetëm pak orë pasi ligji të futet në votim në Kuvend. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, deputetëve iu kërkua në mënyrë të qartë që të votojnë në bllok pro ligjit. Madje u kërkua që të mos kishte dhe mungesa mes deputetëve duke garantuar numrat e nevojshëm.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Kritikat e PD dhe LSI janë të ndryshme. Për PD-në ligji është korrutiv, klientelist dhe dëmton rëndë arsimin shqiptar. LSI-ja është dakord në parim, por ka vërejtje për disa nene të tij, të cilat po nuk u ndryshuan mund të sjellin dhe surpriza në votim. Mosvotimi nga ana e LSI-së nuk është konfirmuar dje nga deputetët e kësaj force politike. Por nga ana tjetër, kritikat e shprehura janë një sinjal. Një sinjal që aleati kryesor i qeverisë i çon Partisë Socialiste për një prej reformave kryesore. Lufta e nervave mes aleatëve duket se ka nisur. Pasojë e kësaj klime janë dhe mesazhet e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar ku u kërkua që deputetët socialistë të ishin të pranishëm në seacën jashtë radhe. Urdheri është dhënë “ asnjë mungesë!”. Kritikat e LSI-së janë pozitive, pasi synojnë të përmirësojnë një ligj që kritikohet jo vetëm nga opozita, por edhe nga shoqëria civile e akademikët. Në këtë linjë, përsosja e ligjit edhe me imponimin e LSI-së është diçka që i shërben procesit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por teksa këto qëndrime mund të sjellin një ligj më të mirë, momenti kur ato vijnë, lidhet edhe me situatën në të cilën ndodhet koalicioni. Pas zgjedhjeve vendore LSI-ja shprehur hapur kritikat për mënyrën sesi funksionoi koalicioni. Pogradeci, Vora dhe Lezha ishin disa nga bashkitë ku kandidatët e LSI-së nuk fituan dhe për këtë dështim strukturat e deputetët e LSI-së kanë parë si shkak kryesor mungesën e votave të Partisë Socialiste. Pas këtyre zhvillimeve, LSI-ja ka vendosur që t’i tregojë peshën e saj PS-së aty ku ka më shumë vlerë, në Kuvend. Ndaj dhe kritikat e djeshme ishin edhe një përgjigje ndaj koalicionit jo shumë luajal që PS dhe LSI patën në zgjedhjet vendore.

Por veç kësaj, dy partitë kryesore të koalicionit kanë dhe një sfidë jo të lehtë gjatë këtyre muajve. Që prej mbarimit të zgjedhjeve vendore në PS dhe LSI ka nisur të flitet për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Ndaj dhe kritikat për ligje të veçanta janë dhe sinjale për kompozimin e kabinetit të ardhshëm qeveritar nga Kryeministri Edi Rama.

Duket se është një sinjal force nga LSI kundrejt Edi Ramës por mundet edhe një test i Metës për të parë nëse LSI e voton kundër këtë projektligj a do ta votojnë deputetët e PDIU? Nëse LSI e abstenon apo kundër dhe PDIU krijon numrin 71 deputetë në sallë, pra shumicën, atëhere priten kohë me mot me rrebesh në muajt në vazhdim mes Ramës e Metës. Nëse votohet në momentin e fundit pro PS atëhere ishte vetëm vetëm sinjal dërguar Edi Ramës se edhe mund të të bllokojmë.

Por Edi Rama duket se nuk don t’ia dijë dhe ka përgatitur skalionin rezervë të numrit të domosdoshëm si numri magjik 71, pra shumicën edhe pa LSI. Duket se mot i ftohtë në këtë nxehtë të madh korriku mbizotëron mes PS e LSI. Interesante është se ka disa javë që PD nuk thotë më “dyshja kriminale Rama-Meta”, por vetëm qeveria e krimit e kryesuar nga Edi Rama.

Cpo ndodh në kupolë ?

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.