Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mafia, e treta

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:46
Mafia, e treta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Frrok Çupi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I pari ishte komunizmi…

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Kur u ngritëm për të instaluar votën e lirë, atëherë patëm guximin e të raskapiturit; ndosheshim nën ombrellën e hekurt të diktaturës dhe aty tentuam të rrëzojmë diktaturën. Zgjedhjet e para pluraliste u zhvilluan me 31 mars 1991, fituan komunistët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tani kemi ardhur nën një kupolë tjetër bunkeri. Tani ndodhemi të rrethuar nga Mafia. Jemi në të njëjtën situatë si në vitin 1991: Edhe kësaj here do të humbim, por tanimë para Mafias.

Si qënkemi të rrethuar prej Mafies?

Ja dy vija paralele mes emergjencës komuniste dhe emergjencës së mafies tani:

1.

Në vitin 1991, aleatët e mëdhenj të popullit shqiptar, Shtetet e Bashkuara dhe Europa, na u gjendën në krah për përmbysjen e regjimit shnjerëzor. Veç gjashtë muaj kishin kaluar që nga protesta e parë e studentëve kundër komunizmit kur në tokën shqiptare preku sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara. "Freedom! Freedom!", thërriti sekretari James Baker mes sheshit të Tiranës, duke kërkuar lirinë kundër komunizmit para syve të diktatorëve që mbanin akoma pushtetin.

2.

Para tri ditësh, këtë vit, 2015, një zë nga Shtetet e Bashkuara vjen po më formën  e thirrjes për popullin. Kësaj here Amerika, përmes përfaqësuesve të vet, i bëri thirrje popullit :"Mos votoni për të inkriminuarit!" ( dmth., mafiozët).

Dje, anëtarët e Komisionit të Helsinkit të Shteteve të Bashkuara lëshuan thirrjen "për zgjedhje të lira e të ndershme" në Shqipëri. Prapa thirrjes duket një shqetësim se mund të ndërhyjë mafia. "Gjithë zona e zgjedhjeve është nën kontroll…. këto zgjedhje do të monitorohen nga komuniteti ndërkombëtar", deklaruan amerikanët.

Si rrallë herë, ose si asnjëherë tjetër, Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje një populli që gjatë procesit të votimit të orientohet andej nga është e mira dhe të mos humbë rrugën e lirisë.

Komunizmi i vitit 1991, si një rrezik kombëtar, kësaj here është zëvendësuar me rrezikun që vjen nga mafia.

Si në rastin e parë edhe në rastin e dytë, aleati i madh SHBA, ka fokusuar vëmendjen në interesat e popullit shqiptar, jo të anëve dhe partive. Edhe kësaj here, kundër Mafies, po bën të njëjtën gjë. Tashmë aleati nuk iu beson partive, duket se nuk i beson as qeverisë së dalë prej këtyre grupimeve. Qeveria nuk dëgjoi zërin e Amerikës dhe Europës për largimin e kandidatëve të inkriminuar.  Prandaj Aleati i drejtohet popullit që të ndërtojë mur kundër mafies, qoftë edhe mafie  e gatuar prej qeverisë.

Njësoj si në vitin 1991, kundër diktaturës komuniste, edhe në momentin kur diktatura ndodhej në pushtet.

3.

Kuvendi, kupola e pushtetit, Ligjvënësi i zgjedhur nga populli, ka pranuar unanimisht se vetë ky, Kuvendi, duhet dekriminalizuar. Me një fjalë, Kuvendi, qeveria e deri te nëpunësi i vogël i dalë nga kupola e zgjedhur e shtetit, pranohen si të kriminalizuar.

Jemi nën një emergjencë kombëtare kundër mafies. Aleatët e mëdhenj na janë ofruar përsëri njësoj si në kohët më të vështira dhe kruciale.

Shteti ndodhet para murit

Shteti është i dominuar nga mafia. A mund të çlirohet vetvetiu, nga e keqja e madhe, një organizëm kaq i fuqishëm sa ç'është Kuvendi ose Ligjvënia? Kërkesë thuajse absurd. Në qoftë se Kuvendi do të çlirohej nga krimi ( do të dekriminalizohej), atëherë nuk do të ishte më ky Kuvend. Mafia ka krijuar rrethin absurd. Prandaj Shtetet e Bashkuara kanë dalë përsëri në krah të kombit për ta shpëtuar nga mafia.

Mediat u thyen para mafies.

Para dy ditësh, kryebahkiaku i Elbasanit, shantazhoi gazetarët. Iu tha se të jenë kokulur para pronarit, para pushtetit dhe para bukës së gojës.

Mafiozi e bëri kërcënimin ndaj "skllevërve" duke qenë mu para flamurit kombëtar, në zyrën e shtetit. Pas kësaj vetë kryetari i qeverisë e mori në mbrojtje njeriun bombë kundër gazetarëve. Dhe pastaj vetë gazetarët në gjithë vendin ulën kokën para nënshtrimit të mafies. Asnjë gazetë nuk i mbylli faqet, asnjë televizion nuk u vendos në black out, si shenjë proteste. Një nga televizionet që ushqehet nga para të pista po lufton me mish e me shpirt në favor të krimit ku lahen paratë….Ka rënë edhe media.

Por ka rënë edhe "i dërguari i zotit në tokë".

Krerë të xhamive u përulën para qeverisë dhe iu falën një ditë para votimeve. Minaretë e xhamive u vunë në dispozicion të flamujve të partive në pushtet, që në fakt janë edhe mbartëset e mafies. Votimet u manipuluan që në këtë moment. Manipulimi i votës është themeli i mafies.

Ka rënë gjuha.

Çfarë është kjo, si bie gjuha?!

Në zyrat e larta të shtetit flitet me kodet e mafies. Rrjedhja e gjuhës mund të afektojë shkollat, femijët, familjet, institucionet. A nuk i keni dëgjuar? Njësoj si në fjalorin e Ndranghetës dhe të Sacra Corona Unita. I keni akoma në vesh kodet:

" Nuk keni parë gjë akoma!", që njerëzit e kuptuan si çmenduri te çastit ose si kërcënim për opozitën. Jo. Ishte shumë më gjërë. Ishte demonstrim force alias mafie, njëri grup kundër tjetrit. Ose inkurajim për të tutë që janë në fushën e betejës kundër atyre.

Po kodet:" Me qetësi! Me durim"?

Kumbara në mafie e ka sjelljen permanente të ruajë gjakftohtësinë para presë së mafies.

Po kodin: " Pasuria ime është po- po; dhe jo-jo"?

Kryetari i Kuvendit, instrumenti më i kriminalizuar në shtet, ka aplikuar këtë kod, siç deklaroi publikisht. Në mafie nuk ka ligj të shkruar dhe nuk ka institucione. Ka veç "po- po! dhe jo- jo!"Merr urdhër e zbatoje. Ndryshe ikën koka. Studiues të famshëm të mafies kanë konstatuar se besën e shqiptarëve e kanë përdorur mafiozët shqiptarë e të huaj si një pasuri për veprën e etyre.

 Jemi të rrethuar nga mafia. Nesër kemi zgjedhjet lokale ku shumë kryetarë bashkie do të jenë të involvuar në krim, o në vrasje, o në drogë, o në prostitucion. Jemi në betejën e tretë.

E para ishte komunizmi. E dyta tragjedia e skemave pramidale, 1997. Kemi ardhur te Mafia, e treta….

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.