Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mafia shqiptare e basteve të futbollit

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
Për të disatin vit radhazi futbolli shqiptar është futur në listën e zezë të trukimeve. Organizata evropiane “Federbet” në raportin e saj për ndeshjet e trukuara e rendit Shqipërinë mes vendeve problematike për ndeshjet e fiksuara dhe lojën e pistë me bastet sportive. Në raportin për këtë vit “Federbet” ka futur në listën e zezë 7 vende; Shqipëri, Mali i Zi, Bullgari, Qipro, Maltë, Kanada dhe Indonezi. Sipas raportit, këta rezultojnë të jenë vendet ku ndeshjet e ligës rezultojnë të jenë fiksuar. E njëjta organizatë, një vit më parë citoi dy ndeshje të Kategorisë Superiore si të trukuara. Sipas kompanisë; Lushnja-Teuta dhe Kastrioti-Tirana, 2 ndeshje që janë luajtur më 30 prill të vitit të kaluar, ishin të trukuara. Këtë herë skuadrat e dyshuara janë sipas raportit të “Federbet”: Skënderbeu, Flamurtari dhe Laçi. Kjo e fundit ngriti dyshime të shumta pas sfidës miqësore me Stuttgart në Portugali, ku u mund thellë 5 me 0. Sa i përket 5 herë kampionëve të Shqipërisë, Skënderbeut, ata dyshohen për miqësoren e janarit me belgët e Oostend, ndeshje e humbur me rezultatin 4 me 0. Ndërkohë që Flamurtari dyshohet për ndeshjen me gjeorgjianët e Bolnisit. Konkretisht për ndeshjen e kthimit në Shqipëri, ku vlonjatët humbën me gola të shënuar në pjesën e dytë.
Këtë herë raporti i “Federbet”, një organizatë që cilësohet si më seriozja në kontrollin e ndeshjeve është paraqitur dhe në Parlamentin Europian. Në raport, lista e ndeshjeve të ekipeve shqiptare nuk i bën nder futbollit shqiptar. Dokumenti i trukimeve i paraqitur dhe në Parlamentin Europian jep një situtatë të zymtë edhe për ndeshjet në vendet e tjera. Gjatë këtij sezoni në ligat e ndryshme të futbollit janë vërejtur më shumë se 500 ndeshje të dyshuara dhe 110 të trukuara. Skandali lidhet se pjesa më e madhe e trukimeve lidhet me kampionatet euriopiane.
Francesco Baranca, Sekretar i Përgjithshëm i “Federbet”, tha dje në takimin me eurodeputetët e PE-së se problemi i ndeshjeve të shitura po bëhet i rrezikshëm edhe në vendet ku më parë s’ka pasur ndeshje të fiksuara, si Zvicra, Suedia e të tjerë. Duke folur për rajonin e Ballkanit, ai u ndal tek shitja e lojtarëve në kampionate të ndryshme. “Disa lojtarë nuk shiten sepse vlejnë nga një ekip tek tjetri, pra nuk janë lojtarë të mirë, por janë shitës të mirë ndeshjesh”, tha Baranca. Probleme serioze në vendin fqinj ka dhe ekipi i Lacios ku bëjnë pjesë mjaft shqiptarë; Igli Tare, Lorik Cana dhe Etrit Berisha. Sekretar i Përgjithshëm i “Federbet” thotë se për ndeshjet në disa vende do të hartojë një raport që do t’ia paraqëse policisë. E megjithatë, njerëzit që janë rreshuar në luftën kundër trukimit të ndeshjeve, thonë se ky fenomen nuk ndalet.
Raporti edhe pse i një kompanie të pavarur ngre dyshime për mënyrën sesi funksionon dhe futbolli në Shqipëri. Fakti që vendi ynë renditet në listën e vendeve problematike është një sinjal alarmi për Federatën Shqiptare të Futbollit. Në raport, interesant është dhe fakti se vendet ku ka më shumë korrupsion në institucione, rezultojnë dhe ato me më shumë probleme me futbollin. E në këtë pikë, Shqipëria nuk ka si të mbetet jashtë duke u renditur mes vendeve ku dyshimet janë më të mëdha.  Çështja e ndeshjeve të shitura tashmë nuk është më pjesë e thashethemnajës, por gjendet e pasqyruar në një raport ndërkombëtar. Futbolli shqiptar veç problemeve të tjera përballet edhe me imazhin e keq të ndeshjeve të pista. Milionat që qarkullojnë në këtë bizes duket se kanë krijuar struktura të mirëfillta mafioze që arrijnë të përsërisin fiksimin e ndeshjeve disa vite radhazi, pa pësuar asnjë problem.
 
Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë disa masa gjatë viteve të kaluara, por duket se ky fenomen është më i madh sesa kompetencat e FSHF-së dhe gjobat nuk janë të mjaftueshme pa pasur hetime dhe ndëshkime ligjore ndaj lojtarëve apo drejtuesve të ekipeve që hyjnë në pazare. Nëse nuk merren masa, nuk është çudi që disa vende duke përfshirë këtu dhe Shqipërinë, të përjashtohen nga kompeticionet ndërkombëtare në rast se nuk shmangin ndeshjet e blera.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.