Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marrëzia po magjeps

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:37
Marrëzia po magjeps
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Frrok Çupi

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa shumë është shtuar fjala "marrëzi" në fjalorin e politikës!

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Dje kryeministri thuajse i quajti të marrë të gjithë njerëzit tek po sulmonte njërin nga armiqtë e brendshëm. Deputetit Blushi që po tregon sa shumë marrëzi ka në punën e qeverisë, kryeministri iu kthye dhe i tha, pak a shumë kështu: "Çfarë mendon ti, se populli është i marrë?!"

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe pak ditë më parë, po kryeministri i quajti shqiptarët si "njerëz që nuk aspirojnë", d.m.th., të mbytur nga ngushtësia e mendjes ose marrëzia. Njëri nga ministrat e këtij kryeministri kishte thënë se "eksodi ka shpërthyer sepse njerëzit i ka zënë marrëzia kolektive!"….

Vallë pse kaq e përkëdhelur marrëzia këto ditë?! Ose këtë periudhë?….

Marrëzia ka dalë sheshit.

… Disa tremben, disa nuk tremben por veç tregojnë me gisht, disa lëvdojnë kohën e diktaturës komuniste. “Atëherë nuk lejohej kështu, nuk kishte të marrë”-, thonë dhe e bëjnë fytyrën sikur ka humbur një gjë e madhe… Qeveria socialiste (ish- komuniste) lavdërohet me atë periudhë diktature dhe çmendurie. Njëmijë herë ka thënë kryeministri socialist se "këto dy dekada kemi bërë asgjë" që do të thotë se "diktatura komuniste ishte çfarë ishte". Kjo është një marrëzi më vete.

Tani, në demokraci, edhe marrëzia ka fituar lirinë.

Marrëzia ndodhet aty ku ndodhesh ti dhe unë, ku ndodhemi secili prej të gjithëve. Ata që bëjnë sikur bezdisen prej marrëzisë janë përpjekur të ndërtojnë salla të mbyllura, si për shembull sallën e mbledhjeve të qeverisë dhe sallën e Parlamentit që ruhen nga ushtarakë të armatosur dhe agjentë të spiunimit. Por edhe këtu ka hyrë marrëzia. Kam frikë se shpesh herë këtu ka më shumë marrëzi, edhe pse mund të ketë më pak njerëz të marrë. Madje, nganjëherë kemi provuar se marrëzia në rrugë ka dalë nga sallat e mbyllura dhe të ruajtura mirë përballë marrëzisë së rrugës.

Këta që rrinë në zyrat e larta akuzojnë popullin si të marrë, ndërsa disa nga populli guxojnë të tregojnë me gisht marrëzinë e kupolës shtetërore. Atje lart marrëzia duket si në dritën e diellit. Sa shumë ka atje lart!

Nuk kanë kaluar veçse pak ditë kur kryetari i qeverisë kërkoi "bashkimin e Kosovës me Shqipërinë". Të pa-marrët e Perëndimit u tronditën, ndërsa këtu nuk kishte asnjë efekt. Të mësuarit e këtushëm e dinë se ishte një marrëzi; ndërsa të tjerët e morën seriozisht.

Para dy vjetësh njerëzit ishin turrur në kutitë e votimit për të votuar "punësim dhe begati". Por menjëherë pas votimit u shfaqen dy pamje: E para, të votuarit që kishin premtuar punësimin nisën të qeshin me "të marrët" që votuan. E dyta, vetë votuesit nisën ta shikojnë veten si të paaftë për të kuptuar si premtojnë të marrët. Sot papunësia jo vetëm nuk është ulur, por është rritur edhe 7 përqind, sipas shifrave zyrtare.

Më kujtohet se ato ditë kur premtohej e mira pa kufi, në një periferi të Tiranës ndodhi kështu:

U hap lajmi se të gjithë njerëzit të aftë për të hapur një numër llogarie bankare do të gjejnë aty 400 euro për çdo muaj. Qeveria e re do t’i dërgojë.

-Ti po deshe të marrësh 470 euro në muaj, OK!, mund të shkosh në punë… Si të duash. Por 400, ama i ke në konto pa punuar!

Në restorantin që kishte hapur një miku im, u shfaqën ca zonja të ardhura vonë nga emigrimi. (Tani ato janë nisur përsëri për në emigrim)

-Eeej!, i thanë njërit prej ortakëve-, akoma këtu ju?!… Bëni gati nga një CV dhe hajdeni në Ministri. Kaq. Të gjithë mirditorët do të punojnë në ministri!….

Vajzat u larguan pa thënë as se cila është ministria, as cila është arsyeja pse “të gjithë mirditorët”.

Marrëzia shumëfishon veten në disa mënyra.

Qeveria e majtë ka një origjinë të frikshme kundër njerëzve të zonave të Veriut. Regjimi komunist bënte marrëzinë e pashoqe që burgoste dhe pushkatonte priftërinjtë, barinjtë, mësuesit, këdo që i thoshte mendja se ishte i pakënaqur me komunizmin. 4000 veta u pushkatuan në operacionin kundër reaksionit në veri, menjëherë pas çlirimit nga pushtuesit. Këta ishin të gjithë shqiptarë të veriut, asnjë i huaj. Madje në sallat e gjyqeve kundër atyre që do të pushkatoheshin nesër, shkruhej “gjyqi kundër të reaksionarëve dhe të pakënaqurve”.

Komunizmi pat dërguar në Mirditë ca katila që iu fusnin grave në gji vezë të sapo ziera. Kjo ishte një marrëzi “e lavdëruar” për regjimin.

Marrëzia e dytë është kjo që përhapet vesh më vesh gjatë regjimit të ri.

Kudo është përhapur psikoza se vetëm deputetët nga Veriu i vendit janë o kriminelë, o të marrë. Gjashtë deputetë, përfaqësues të zonave të veriut, u vunë para "gijotinës". Nëpër komente dhe bloge elektronike lexoj përditë si shkruajnë disa: "Mirë ua bëjnë, Malokë të dreqit". Marrëzi edhe më shumë! Qeveria ose e ka shtuar, ose e ka transmetuar dozën e marrëzisë.

Marrëzia, edhe kur ndëshkon edhe kur mashtron, në të dyja rastet aktin e kryen në turmë ose në grup. Sepse marrëzia është sëmundja që tërheq më shumë njerëz dhe shumëfishon veten.

Marrëzia shpesh herë bën rrugën e sëmundjes së pishës, sëmundje që quhet procesionare. Brenda një ore krimbi vdekjeprurës i pishës proceson miliona të tjerë dhe bën kërdinë.

Marrëzia përhapet rrugëve dhe bareve, por vjen prej zyrave e sallave të ruajtura. Dilema se a do të kemi krizë -, kjo e bën marrëzinë e sallave të mbyllura kaq të guximshme saqë del në rrugë; dhe këta të rrugës aq të guximshëm sa të besojnë. Vetë marrëzia është bashkudhëtare e krizave…

… Miq të shtrenjtë, a nuk kuptoni sa mirë është kur epoka i lë liri edhe marrëzisë?!

Në qoftë se marrëzinë do ta kishim mbyllur me mure edhe në këtë shekull, vallë kur do ta lironim? Sa shumë dëgjojmë, nga mëngjesi në mbrëmje, domethënë sa shumë marrëzi. Po sikur e gjitha të ishte mbyllur përjetë brenda mureve? Kjo do të ishte më e keqja.

Shtete dhe shoqëri shumë të përparuara në Europë, edhe pse kaq të zonja, mundën ta bëjnë hapjen e marrëzisë vetëm aty nga vitet 1600 e këndej. Në shënimet e Mishel Fukosë*, është shkruar një pasazh mbi banorët e Salpetrieres në vitin 1690:

“Aty ka 3000 persona”, sipas shënimit. Pjesën më të madhe të banorëve “e përbëjnë të varfrit, vagabondët dhe lypësit!”.

Por kishte edhe të tjerë, që janë mbyllur jo për këto shkaqe. Në Saint-Theodore – 41 të burgosur si të çmendur; në Kuartierin e Madalenës – 91 plaka të rrjedhura; në Saint-Levege – 72 epileptikë; në Saint Halaire – 80 gra të rrjedhura…

Në momentin kur qytetërimi nisi të çlirohej nga makthi i izolimit të të sëmurëve, duke nisur që nga ata të marrëzisë, pyetja shtrohet kështu: Pse bëhej çlirimi i marrëzisë?… Që të dalë sheshit, qoftë edhe lart në kupolën e shtetit.

_______________

*Michel Foucault

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 28 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 29 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 30 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 32 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.