Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PS distancohet nga Mark Frroku

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Publikimi i një dokumenti sekret të policisë, ku rezulton se deputeti Mark Frroku ka përdorur imunitetin për të ndaluar arrestimin e një të kërkuari për trafik droge ka shkaktuar jo pak telashe në selinë rozë. Deputeti Mark Frroku pretendon se e gjithë kjo histori është një sajesë dhe se nuk ka asnjë gjë të vërtetë. Dokumenti i publikuar nga “ABC Neës” me firmën e oficerëve të policisë, se në datën 1 tetor 2014 deputeti Frroku nuk e ka lejuar policinë të arrestojë të kërkuarin Bardhok Pllanaj, lë pak vend për dyshime. Vërtetësia e dokumentit u faktua dje edhe nga një njoftim i Ministrisë së Brendshme, ku thuhej se do të nisin hetimet për rrjedhjen e informacionit. Dalja e informacionit mund të jetë problem dhe ruajtja e tyre është detyrë e institucioneve, ashtu siç është punë e medias nxjerrja e tyre. Por më shumë se çështja e informacionit, në këtë histori ngrihen shumë pikëpyetje mbi mënyrën si është vepruar në këtë rast. Prokuroria tha dje se nuk mund të jepte asnjë koment për këtë çështje, pasi është në proces hetimi. Ndërsa policia e anashkaloi përmendjen e emrit të deputetit Mark Frroku në deklaratë, duke u marrë më shumë me pjesën e mediave dhe të insinuatave politike për këtë çështje. Realisht përmendja e emrit të një deputeti, kushdo qoftë ai, ka një kosto politike. Pas çështjes “Doshi” që ka pështjelluar jo pak Partinë Socialiste hapja e çështjes “Frroku”, pavarësisht nëse është reale apo jo, e komplikon edhe më tepër situatën tek mazhoranca. Për të shmangur skandalin e radhës, Partia Socialiste bëri dje hapin e parë, distancimin nga deputeti Mark Frroku. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi e ka komentuar vetëm me një fjali insistimin e gazetarëve për të pasur një reagim për rastin e Mark Frrokut. Sipas tij, Frroku nuk është deputet dhe anëtar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Qëndrimi i Ruçit është një distancim i hapur i Partisë Socialiste nga deputeti, për të shmangur çdo lidhje që mund të bëhet me partinë kryesore në mazhorancë. Por ndryshe nga qëndrimi i kreut të grupi Gramoz Ruçi, në faqen e Kuvendit, emri i Mark Frrokut është pjesë e listës së grupit parlamentar socialist. Edhe në rast se nuk do të ishte ky dokument, ka fakte të tjera publike që Mark Frroku është një deputet që është mbështetur nga Partia Socialiste gjatë zgjedhjeve të vitit 2013. Ka një marrëveshje paraelektorale mes PS-së dhe Partisë Kristian-Demokrate. Deri disa muaj më parë, Frroku i kujtonte kreut të PS-së se një prej pikave të kësaj marrëveshje është dhe detyrimi për t’i dhënë PKD-së postin e një ministri në kabinetin qeveritar. Ndërsa deri pak kohë më parë, Frroku ishte një prej aleatëve të Partisë Socialiste, sot po shihet si një deputet që për drejtuesit e selisë rozë nuk ka lidhje me këtë parti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Rasti i Tom Doshi dhe ai i Mark Frrokut janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ajo që i bashkon ata është Partia Socialiste dhe qëndrimi që po mbahet nga drejtuesit e saj. Deri dje, dy deputetët cilësoheshin si njerëzit kryesorë të PS-së në Veriun e vendit, pasi sillnin vota dhe garantonin suksesin elektoral. Më pas, kur nisën problemet dhe përfolja e tyre në media për çështje që kanë të bëjnë me ligjin apo ankesa që kanë ata ndaj mazhorancës, nisi procesi i distancimit pa mbajtur qëndrim dhe pa dhënë arsye. Zyrtarisht, çështjet që kanë të bëjnë me dy deputetët janë nën hetim dhe askush nuk mund të flasë me siguri. Por për rastin “Frroku”, nxitmi për të mos e njohur si pjesë të grupit parlamentar i shton edhe më tepër dyshimet. Derisa flitet për një dokument ku është përfshirë një deputet i Kuvendit, minimalisht deputetët duhet të kishin kërkuar sqarime publike nga institucionet për t’u thënë qytetarëve se cila është e vërteta. A e ka përdorur imunitetin Mark Frroku për të shmangur arrestimin e një të kërkuari për drogë?! Apo kjo është e gjitha një sajesë, siç pretendon vetë ai? Është në interes të vetë Partisë Socialiste që kjo çështje jo e zakontë të sqarohet. Shprehjet se “nuk e njohim si socialist” nuk i bëjnë nder as vet PS. Deklaratat se nuk është pjesë e grupit parlamenar, kur deri disa kohë më parë ai merrte pjesë rregullisht në mbledhje, shtojnë vetëm dyshimet. 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 4 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 13 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 19 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 39 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.