Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse gënjeu Kotzias për ligjin e luftës?

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:51
Pse gënjeu Kotzias për ligjin e luftës?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me një ton më dashamirës, me një buzëqeshje më të ëmbël, pa nerv dhe pa arrogancë, shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias ka treguar megjithëatë, se së paku në një pikë, politika e jashtme e Syrizas, nuk ndryshon nga ajo e paraardhësve.  Gjatë konferencës së shtypit në Ministrinë e Jashtme ai i është përgjigjur, po njësoj atij shqetësimi që ia kanë ngritur njëzëri edhe Presidenti i Republikës dhe homologu i tij shqiptar edhe lideri i opozitës: abrogimin e ligjit të luftës. Pamvarësisht se foli për historinë, për ura bashkëpunimi dhe për mundësinë për të vërtetuar se nuk jemi në gjendje lufte, me pak fjkalë Kotzias ka thënë: “Ky ligj nuk ekziston”. Ai ka përsëritur këtë gënjeshtër të vjetër të diplomacisë greke që gjithnjë në Tiranë flet me një gjuhë të ndryshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por në fakt nuk është kështu. Vërtet në vitin 1984, kur Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist dhe kur Enver Hoxha sapo kishte shkruar librin e tij të famshëm “Dy popuj miq”, ish kryeministri socialist Papandreu mbajti një fjalim ku tha se vendi i tij nuk kishte pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Vërtet tre vjet më vonë qeveria e tij e shfuqizoi ligjin e luftës. Vërtet në vitin 1996 ish presidentët Berisha dhe Stefanopulos nënshkruan në Tiranë Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit. Por megjithëatë Athina nuk e kanë abroguar ligjin e luftës me Shqipërinë, të firmosur në vitin 1940, thjeshtë sepse trupat italiane që i pushtuan po kalonin nga vendi ynë gjithashtu i pushtuar prej një viti. Nëse qeveria e Papandreut e ka shfuqizuar që prej afro tre dekadash këtë ligj, parlamenti grek nuk e ka votuar asnjëherë atë. Këtë gjë e vërteton edhe një dokument që po qarkullon prej dy vjetësh në mediat tona dhe që për hetë të parë e ka botuar gazeta “DITA”. Sipas tij, në qershor të vitit 1999, ambasada shqiptare në Athinë i ka dërguar një shkresë Ministrisë së jashtme greke ku e pyet për të famshmin Ligj të Luftës. Dhe merr përgjigjen se ai nuk është shfuqizuar.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Nxjerrja në dritë e këtij dokumenti autentik i ka bërë shumë nga nacionalistët radikalë shqiptarë të shohin skenaret më të zeza: pse grekët na e dhanë këtë përgjigje pikërisht në atë vit kur shteti shqiptar qe më i dobët se kurrë dhe në kulm të krizës kosovare? A janë grekët po ata të njëjtët që sollën njerëz të armatosur gjatë trazirave të vitit 1997? A na e tundin para syve këtë ligj si kompensim për Vorio Epirin që nuk e harrojnë kurrë? A na e mbajnë si shantazh për kufijtë që nuk kanë dashur të na i njohin kurrë, as në vitin 1913, as në konferencën e paqes në Versajë pas luftës së parë botërore dhe as në atë të Parisit pas luftës së dytë botërore?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky enumeracion i pjesës ekstremiste të nacionalizmit shqiptar mund të vazhdonte pa fund. Por ai sot ngjan anakronik dhe i pakuptimtë. Ashtu si Greqia edhe Shqipëria sot është një vend i NATO-s dhe risqet për të janë minimale. Por problemi qëndron tjetër kund. Qëndron në atë që kreu i opozitës Lulzim Basha (po po Lulzim Basha, ai që ka nënshkruar marrëveshjen e kufirit detar me ish homologen e tij Bakojanis)  e tha sot me zë të fortë në takimin e tij me shefin e diplomacisë greke. Ndryshe nga politikanët e tjerë, ai paraqiti në sy të mikut të tij edhe arsyen e vërtetë se pse Greqia bën këtë lojë të dyfishtë me ligjin e luftës. Kjo i pengon qytetarët shqiptarë të rimarin pronat e tyre të sekuestruara në Greqi, i tha Basha, ballë për ballë Kotzias.  Dhe sipas pretenduesve shqiptarë bëhet fjalë për prona të mëdha të afto 800 familjeve shqiptare që, sipas përllogaritjeve të tyre, në atë kohë vlenin 400 miljonë dollarë. Kuptohet se sa kushtojnë ato prona sot dhe sepse Athina vazhdot ti konsiderojë ata që i ka zhvatur, si bashkëpuntorë të pushtuesve.

Pikërisht kjo është edhe arsyeja reale se pse ministri i jashtëm i Syrizas, mbajti të njëjtin qëndrim si ai i apararadhësve të tij. Pikërisht për këtë ai vazhdoi të përdorë gjuhën e dyfishtë dhe hipokrite duke thënë në Tiranë se ky ligj nuk ekziston, ndërkohë që ai ruhet e bardhë mbi të zezë, në arkivat e godinës që ai drejton në Athinë.  

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.