Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rasti Doshi.Shkëlqimi dhe rënia e Koço Kokëdhimës

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për një kohë të gjatë mediat dhe jo vëtëm i kanë dhënë Koço Kokëdhimës rolin e një guruje pranë Edi Ramës. Për mjedisin rreth ish kryebashkiakut të Tiranës, Koço ishte ai që e këshillonte, e trimëronte, e orientonte në zgjedhjet e tij, madje për gojët e liga ai ishte edhe shumë më shumë sesa kaq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo përshtypje e përgjithshme u bë më e fortë kur Rama vendosi ta bëjë deputet në qarkun e tij duke i dhënë një vend të sigurtë në listë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Edhe pas fitores së 23 qershorit, qoftë kur i la dorë të lirë të mbikqyrë “Albpetrolin”, qoftë kur e bëri simbol të selektivitetit duke mos prishur pallatin e tij në breg të detit, Rama i dha Kokëdhimës aureolën e një deputeti jo të zakontë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por ky imazh është krisur së tepërmi pas asaj që ndodhi me rastin Doshi.  Koço si miku personal i Ramës mori përsipër rrugën e butë të pajtimit, para asaj të përplasjes Doshi-Rama. Në fakt ai u bë përfaqësuesi i një mendimi të ndarë gjerësisht edhe nga shumë hierarkë të tjerë të PS-së, të cilët përpara luftës ishin për ndarjen e të mirave materiale sëbashku dhe pa zhurmë. Ai u bë lideri i rrymës “mos u ndjeni se ka për të gjithë”.

Në emër të kësaj filozofie sapo Tom Doshi shpërtheu në akuzat e tij, Koço nxitoi që ta zbuste. Kamerat e kapën duke biseduar me të në sallën e parlamentit e më pas tek shkonte për drekë. Këtu variantet janë të ndara: disa besojnë se Kokëdhima u dërgua nga Rama në mënyrë që të shmangte skandalin në parlament pas kërcënimeve fizike që i bëri Tom Doshi. Disa të tjerë pretendojnë se ai u ofrua si negociator.

Por në të dy rastet Kokëdhima u vu në rolin e ndërmjetësit. Dhe që nga ky moment ai militoi për linjën e pajtimit Rama-Doshi. Ai shkoi deri aty sa kur doli para medieve pas drekës me Tom Doshin u mundua të përligjë në mënyrë të pabesueshme akuzat e këtij të fundit: “Ne jemi të përgjegjshëm, por jemi shqiptarë, jemi ballkanas, kemi gjaknxehtësi, ndonjëherë përlahemi, kemi ndonjë pakënaqësi, por nuk do të ketë probleme. Toma është një deputet i PS, që ka punuar me pasion për vite me radhë dhe do punojmë së bashku për kërkesat që ka publiku dhe për të përballuar sfidat që ka popullsia’,- tha Kokëdhima.

Koço vazhdoi të mbante këtë qëndrim edhe kur u pa se Rama po i nxirrte një nga një ne media deputetët e tij për të goditur Doshin.

Fillimisht ishte deputeti i Shkodrës, Namik Kopliku, që përsëriti fundjavën që shkoi deklarata të ngjashme me ato të Ministrit Tahiri në Opinion për kritikat e Doshit. Ai tha se ato i shkojnë për shtat vetëm gjuhës politike të Sali Berishës dhe kampit të tij. Po ashtu deputetja tjetër e Shkodrës Mimoza Hafizi i ka quajtur deklaratat e Doshit “shashka dhe ka bërë thirrje për ‘distancim nga praktikat antishtet”. Edhe  Artan Gaçi u shpreh se ndryshimet në qeveri nuk mund të bëhen përmes shantazheve siç veproi Tom Doshi.

Por pavarësisht kësaj klime Kokëdhima insistoi ti shkonte deri në fund nismës së tij për ta bërë atë fituese pranë kryeministrit. Me merakun se Doshi do shpërthente historinë e vrasësve me pagesë, ai bëri një tratativë të fundit për ta pajtuar atë dhe ministrin Tahiri, gjatë një takimi në hotel Rogner. Takimi dështoi, Doshi dëgjoi për herë të parë se do të përjashtohej, por Koço nuk hoqi dorë nga e vetja. Ai vazhdoi lobimin me takime dhe telefonata për deputetët në prag të mbledhjes së grupt parlamentar. Aq e vërtetë është kjo, sa gazeta Tema që mbështet këtë mazhorancë, mëngjesin e së hënës shkruante :”Në 24 orët e fundit, Doshi ja ka dal përmes mbështetjes së deputetit Kokdhima, të gjunjëzojë kryeministrin Edi Rama dhe ta relatavizojë konfliktin e tij me qeverinë si diçka banale. Kokëdhima është angazhuar personalisht në lobim, duke u telefonuar deputetëve dhe duke e relativzuar çështjen si gjaknxehtësi. Fillimisht ai ka tentuar ta paraqesë konfliktin si jopolitik dhe më pas ka thyer disa mbështetës të vijës së ashpër kundër Doshit, që të mjaftohen me një autokritikë të Doshit dhe premtim që nuk do të flasë më…Nëse linja Doshi- Kokëdhima triumfon përfundimisht në mbledhjen e Grupit Parlamentar, autoriteti i qeverisë do të marrë një goditje të rëndë dhe kryeministri real i vendit do të jetë Tom Doshi”.

Ky dyshim vinte nga angazhimi i fortë i Kokëdhimës në linjën e pajtimit. Aq e vërtetë ishte kjo sa edhe përpara mbledhjes së grupit Koço deklaroi se debati do të bëhej në mënyrë miqësore, se nuk do të kish “prerje kokash dhe përjashtime”.

Në fakt ndodhi e kundërta. Kokëdhima humbi në nismën e tij aq sa sot shumëkush pyet me kërshëri: A e injoroi Rama inisiativën e Koços? A ka shpëtuar ai nga dipendenca prej tij? A e ka humbur Kokëdhima rolin që i atribuonin dikur? Ka dhe të tjerë që e shtrojnë ndryshe këtë temë. Ata mendojnë se gjatë gjithë kohës Koço ka bërë lojën e Ramës i cili ka luajtur me dy porta, pra ka mbajtur në dorë edhe kartën e përjashtimit, edhe kartën e pajtimit. Por edhe në këtë rast imazhi i Kokëdhimës del i zvogëluar. Sepse edhe nëse kjo hipotezë është e vërtetë, i bie që qenka Rama ai që përdorka Koçon dhe jo e kundërta. Ndërsa në rastin e parë, pra në atë se Rama nuk ka pyetur për orvatjen e mikut të tij, figura, roli dhe pesha e Kokëdhimës, reduktohen ndjeshëm në sytë e publikut.

(Marre nga lapsi.al e Mand Shkullakut dhe Andi Bushatit)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 5 minutash

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 5 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 14 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 22 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 13 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.