Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sa vlen firma për Bojaxhiun?

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:37
Sa vlen firma për Bojaxhiun?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Andi Bushati.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithë suksesin e papritur të dorëzimi të dyfishit të nënshkrimeve që i duheshin për të garantuar pjesëmarjen në garën për Tiranën, Gjergj Bojaxhi është larg egzigjencave që një pjesë e votuesve të kryeqytetit, presin nga një kandidat i pavarur.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Së pari atij do ti duhet të neutralizojë makinerinë e thashethemnajës që aparatet e dy partive të mëdha kanë vënë në punë, ndërkohë që ai vazhdonte të bënte çunin e mbarë të qytetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Demokratët e kanë vizatuar atë si një djalë plangprishës të sponsorizuar nga e majta për të garuar dhe për t’i prishur punë ish familjes së tij politike. Legjendat e prodhuara nga selia blu flasin për interesa ekonomike të cilat janë të papërputhshme me një kandidat antisistem. Ndaj version i tyre është: Bojaxhiun e kanë futur për të çorientuar elektoratin e djathtë dhe për shpërndarë votat e Halim Kosovës.

Ndryshe mendojnë në kampin e shumicës. Sipas tyre një kandidimi i tij është pasojë e mospërputhjesë të ambicjes të stërmadhe personale me rregullat e një partie garnizon nga e cila ai u largua. Por edhe të majtët rrefuzojnë ta shohin si një kandidaturë antisistem, një administrator publik që nuk la gjë pas as në KESH dhe as në prishjen e ndërtimeve pa leje dhe ëndrra më e madhe e të cilit qe që të bënte përpara në degën e telendisur të PD-së së Tiranës.

Tani që është kandidat zyrtar, Gjergj Bojaxhi do të duhet të luftojë kundër këtyre dy porteteve klishe që i kanë ngritur kundërshatërt e tij.

Por, rruga e vetme që ka për ta bërë këtë është që të ngërthejë me të vërtetë mbi vete të gjitha vlerat e një kandidati antisistem. Kështu jo vetëm do të pastronte nga akuzat imazhin e tij, por mbi të gjitha do të nderonte dhe të gjithë ata që u drejtuan me shpresë drejt stendave “Ne Tirana”, për ti bërë të mundur mbledhjen e mbi 13 mijë nënshkrimeve.

Natyrisht ky mision nuk është i lehtë. Së pari Bojaxhi duhet të denoncojë deri më një masakrën 11 vjeçare që Rama i ka bërë Tiranës. Të shkojë e të tregojë me gisht, parqet që nuk janë më, ndërtimet brenda oboreve të shkollave, fushat e zhdukura të sportit. Por ai duhet të shkojë edhe më tej: ai duhet të tregojë dhe cilët kanë qenë ata biznesmenë që u bënë ortakë në këtë masakër. Ai duhet të tregojë gjithashtu se sa prej tyre janë sot deputetë, sa prej tyre pronarë mediash dhe sa prej tyre drejtues emisionesh që i fituan lejet përmes shantazhesh.

Nëse do ta luajë këtë rrol Bojaxhi duhet të denoncojë gjithëashtu edhe ish familjen e tij politike. Ai duhet të kërkojë anulimin e planit urbanistik të miratuar nga Basha. Por jo vetëm kaq. Jo vetëm të na ritregojë se cilat janë ndërtimet që sipas tij planifikohen të ngrihen në bllok dhe anës rrugës së Elbasanit, në të vetmen zonë tradicionale të mbetur në Tiranë. Pasi të bëjë këtë ai  s’duhet të ngurojë të artikulojë edhe njerzit e afërt të familjes së ish kryeministrit që blenë troje në këto zona, ashtu sikurse në pjesën nga do të zhvillohej bulevardi i ri, duke ngritur një rrjet mafioze që mund ti jepte dërrmën përfundimisht kryeqytetit.

Pra nëse vërtet kërkon të vëshë kostumin e kandidatit antisistem, Gjergj Bojaxhi do të duhet të luftojë paralelisht në tre fronte. Jo vetëm kundër dy partive të mëdha që e kanë vizatur tashmë sipas dëshirave portretin e tij. Ai duhet të përballet njëkohësisht edhe me pjesën më të madhe të biznesit që ka flirtuar me to. Atij i takon të ndeshet gjithashtu edhe me botuesit dhe pronarët e mediave që janë investuar për ta mbajtur këtë status quo, që bën lojën e kalimit herë majtas dhe herë djathtas, por në fakt mban gjithnjë në këmbë të njëjtën kastë.

Kjo lloj strategjie vërtet rrezikon ta vërë Bojaxhiun në qendër të luftës politike. Ajo vërtet riskon ta lërë fushatën e tij, pa financime të mëdha dhe pa hapsirë mediatike, por ajo dhe vetëm ajo mund ti sigurojë një bazë të vërtetë elektorale. Njerëzit që nënshkruan për kandidaturën e tij (isha edhe unë mes tyre) dhe ata që mund të votojnë nesër për të, duan pikërisht këtë. Ata nuk duan çunin e mirë që mjaftohet me mesazhin se është i ndryshëm nga dy të mëdhejtë. Njeriun që nuk vjedh, nuk vret dhe nuk ngjan me modelin që ofron PD dhe PS. Ata kërkojnë shumë më tepër se kaq. Ata s’kërkojnë apatikun që rrefuzon, por protagonistin që revoltohet.

Pjesa apatike e shoqërisë e ka zgjedhur tashmë rrugën e saj. Ajo nuk shkon në votime. I refuzon palët, por i është nënshtruar fatalitetit të ndryshimit që nuk prodhon asgjë. Ndërsa ka një pjesë tjetër: ajo që nuk e duron dot Shqipërinë që plaçkitet, boshatiset, varfërohet dhe humbet përditë nga pak dhe që është e gatshme të ngrihet në këmbë sapo ka një fije shpresë. Kjo është Shqipëria e etur që të presë një kandidat antisistem. Ajo mund të përbëjë gjenezën e një lëvizjeje si ajo që pretendon Bojaxhiu.

Por deri më tani ai nuk e ka marrë përsipër këtë rrol. Deri më tani është mjaftuar të bëjë djalin e mirë që nuk pajtohet me ato që shef. Duke mbledhur firma më shumë sesa ka nevojë, por duke harruar që koha ecën. Duke harruar ndoshta gjithëashtu se sfida ku e ka futur veten ka vetëm dy rrugë: ose ti nxjerrë bojën kandidatëve të kastës, ose të përfundojë si bojaxhi i saj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 29 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 29 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 31 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 32 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.