Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA-NISHANI: Mafia, jo në Kuvend

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dekriminalizimi i parlamentit dhe i politikës është një çështje që duke se po shqetëson seriozisht partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në gjuhën shqipe ka thënë qartë se Shqipëria duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin në gjykata dhe në Parlament. Mesazhi është dhënë dje, gjatë një konference për 24-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Të luftojnë çdo ditë me krimin dhe korrupsionin në gjykata e Parlament. Besoj se Shqipëria është e gatshme të përballet me këtë sfidë pa pasur frikë. SHBA nuk besojnë tek një parti e veçantë politike apo tek një udhëheqës, por në aftësinë e shqiptarëve për të mbështetur ndryshimin, për të bërë sakrifica për veten dhe fëmijët e tyre”, – tha ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu. Në qëndrimet e para për zhvillimet politike në vend, ambasadori i SHBA-ve ka shmangur dhe disa keqkuptime që krijohen në raportet e Shqipërisë me SHBA-të. Sipas tij, politika e SHBA-ve nuk mbështet asnjë forcë politike në vend, por sheh mënyrën sesi funksion shteti dhe parimet ndërkombëtare. Ky sqarim i ambasadorit, është dhe një sinjal i qartë për të dy forcat politike mbi dekriminalizmin. I njëjti shqetësim, i ngritur dhe më parë nga kreu i shtetit është përsëritur dhe dje në takimin për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Nishani tha se politika duhet të largojë nga radhët e saj, parlamenti dhe administrata, njerëzit e inkriminuar dhe të zbatojë marrëveshjen e 24 dhjetorit mes mazhorancës dhe opozitës për dekriminalizimin. Deklarata e kreut të shtetit kishte mes rreshtash edhe mesazh për drejtuesit e partive kryesore dhe reformën në drejtësi. Nishani tha gjithashtu se sistemi gjyqësor nuk duhet të bjerë pre e presioneve apo favoreve të këtyre elementëve. “Duke iu referuar marrëveshjes së fundit mes palëve, partitë duhet të largojnë pa ekuivok individët e përfshirë në veprimtari kriminale, të vendosin një barrierë që këta elementë të mos jenë pjesë e Kuvendit apo administratës. Këta njerëz duhet të përballen vetëm me ligjin. I bëj thirrje drejtësisë të mos bjerë pre e presioneve dhe e favoreve nga këta elementë. Shqiptarët e duan lirinë dhe një jetë më të mirë, ne nuk duhet ta dështojmë demokracinë, ne duhet ta ndihmojmë atë të rritet sipas modelit perëndimor”, – tha dje kreu i shtetit, Bujar Nishani. Deklarata e Presidentit dhe e ambasadorit të SHBA-ve, pavarësisht vendit ku u thanë, kanë lidhje me situatën aktuale në të cilën po kalon vendi. Klasa politike është përfshirë kohët e fundit në akuza për futjen në parlament të personave me precedentë penalë. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë nënshkruar një marrëveshje që do të mundësonte mosfutjen në Kuvend dhe në administratë të personave me precedentë penalë. Por edhe pas disa muajsh, ende nuk ka një draft konkret mes palëve sesi do të arrihet kjo gjë. Ndërkohë, opozita ka denoncuar me emra disa drejtues të lartë të aministratës si të përfshirë në të kaluarën në histori të jashtëligjshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por ndërsa administrata është më e lehtë të pastrohet, pasi emërimet e tyre bëhën nga institucionet, problemi kryesor janë ligjëvnësit në Parlament, imuniteti politik i të cilëve e bën të pamundur “pastrimin”, të paktën për aq koha sa janë të zgjedhur. Ndërsa në media dhe opinionin publik qarkullon një listë me emra të zyrtarëve të larë, deputetë dhe drejtorë të administratës që kanë probleme me drejtësinë. Ky numër i lartë personazhesh me rekorde kriminale ka alarmuar ndërkombëtarët duke kërkuar një proces sa më efiçent në këtë drejtim. Individët që vijnë nga bota e krimit në Parlament, sigurisht që nuk janë aty për të prodhuar ligje më të mira, apo për të mundësuar realizimin e reformave. Më pakta që mund të bëjnë është shfrytëzimi i pozitave për të ndikuar në vendimet e drejtësisë, apo pse jo, edhe të vazhdojnë aktivitetin kriminal. Në këtë mënyrë, rastet nga sporadike mund të kthehen në degë të krimit të organizuar. Thënë ndryshe, të njëjtat praktika që përdor mafia mund të gjenden një ditë në krye të hierarkisë politike në vend. Arsyeja pse parlamenti është një nga institucionet politike ku ka më shumë përplasje lidhet dhe fenomenin e kriminalizimit, që në këtë legjislaturë duket se kapur majat. Ky është një problem që vlen për të dyja kampet dhe zgjidhja duhet të vijë po nga të dy kampet.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Dekriminalizimi nevojitet dhe për një fakt tjetër. Brenda pak muajsh partitë politike do të propozojnë emrat e krerëve të bashkive për zgjedhjet e 21 qershorit. Ky do të jetë dhe testi konkret i partive politike për të parë sesa seriozisht e kanë çështjen e dekriminalizimit. Vendosja e figurave të forta apo e njerëzve me rekorde kriminale që mbledhin vota në zona të caktuara, do të ishte një tjetër dështim i politikës dhe që do të sillte probleme të mëdha më pas. Këto zgjedhje do të jenë prova sesa seriozisht e kanë partitë politike dekriminializimin. Nëse do të shohim sërish emra që rezultojnë vetëm në kronikën e zezë dhe jo intelektualë, apo politikanë karriere, atëherë përlyerja e politikës ka shkuar shumë më larg nga sa mendohet sot. 

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 5 minutash

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 5 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 14 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 22 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 13 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.