Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sondazhet i fiton pozita,por votat kush i merr?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy sondazhe të organizuara nga kompani italiane për llogari të dy televizioneve shqiptare “Ora Neës” dhe “A1 Report” kanë publikuar dje rezultatet e anketimeve të fundit para zgjedhjeve. 21 qershori është afër dhe shifrat e sondazheve mund të merren si pasqyra më e afërt se nga do të anojë fitorja e zgjedhjeve.Janë pasqyra më e afërt,por edhe vetë hartuesit e sondazheve nuk prentendojnë se anketimet që kanë kryer janë 100 për qind reale. Kompanitë e huaja që kanë marrë përsipër matjen e bindjeve politike të shqiptarëve janë ndër më seriozet dhe shifrat e dhëna prej tyre, pavarësisht problemeve që ka çdo sondazh, vlejnë të analizohen për atë çka pritet të prodhojnë zgjedhjet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sondazhi i Institutit Italian ‘Piepoli’ ka marrë si të anketuar 800 persona në rang vendi dhe 500 të tillë për kryeqytetin. Në bashkinë e Tiranës, sipas sonazhit, Veliaj shpallej fitues me 53.5 për qind të të anketuarve. Ndërsa rivali i tij merr 34.5%. Më pas, kandidatët e pavarur 19%; 8% Gjergj Bojaxhi, 2.5 % për Sazan Gurin dhe 1.5% për Arben Tafajn. Interesante paraqiten përgjigjet e pyetjeve nëse zgjedhjet e 21 qershorit do të ishin zgjedhje të përgjithshme. Sipas sondazhit, rreth 60 për qind e të pyeturve do të votonin koalicionin e majtë. Pra, pas dy vitesh në pushtet, e majta rezulton se merr më shumë vota sesa ka marrë në vitin 2013, saktësisht 0.6 për qind më shumë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Të njëjtjën panoramë fitoreje jep edhe sondazhi i organizuar nga “IPR Marketing” në “Ora Neës”. Në Tiranë fiton Erion Veliaj me 51 përqind kundrejt 33.5 % të Halim Kosovës e diferenca shkon per të pavarurit. Shkodra fitohet nga PD. Ndërsa Durrësi është “ kokë me kokë” mes Dakos dhe Dumës. 51 % shkojnë për kandidatin e PS dhe 49 për Gridën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me pak fjalë, e majta sipas sondazheve, jo vetëm që fiton, por arrin të marrë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Mediat që kanë kontraktuar kompanitë dhe vetë “IPR Marketing” në “Ora Neës” dhe Instituti Italian ‘Piepoli’ kanë dëshmuar profesionalizëm duke sjellë në këto zgjedhje një produkt që meriton të merret në konsideratë. Megjithatë, ka një problem me sondazhet jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë vendet e botës, SHBA, Britani e Madhe etj. Sondazhet nuk janë një shkencë ekzakte. Kanë marzhin e gabimit, kanë numrin e votuesve që pyeten dhe mes ekspertëve ka debate disa-vjeçare për mënyrën e pyetjeve dhe metodologjinë e nxjerrjes së përfundimeve. Në Shqipëri, historia e sondazheve ka njohur dhe fiasko të paimagjinueshme. Mjafton të kujtojmë sondazhet që nxirrnin fituese me 55 për qind PD-në në vitin 2013, në zgjedhjet ku kjo forcë politike humbi në mënyrë spektakolare. Thënë thjesht, edhe ekspertët më të mirë deklarojnë se i afrohen të vërtetës, por asnjëherë nuk pretendojnë se kanë bërë sondazhin më të mirë. Por mbi të gjitha, siç thotë matematicieni i së majtës, Skënder Gjinushi: “problemi me sondazhet është se varet ku e fut sondën”. Edhe nëse kompanitë italiane që kanë marrë përsipër anketimin e votuesve shqiptarë kanë qenë korrekte duke e shpërndarë gjeografinë e të anketurve në zonat urbane dhe në zonat ruale, sërish është një element shqiptar që nuk duhet harruar. Është një problem që media e njeh gjithmonë në përballjen me qytetarët, për shumë arsye shqiptarët rezultojnë të  mos thonë mendimin real në anketime edhe kur kanë garanci se do të ruhet anonimati. Thënë ndryshe, një shoqëri e dalë nga komunizmi dhe e tmerruar nga ideja e shërbimit sekret, priret që edhe kur pyetet për gjëra të thjeshta dhe jo më politike, të jetë shumë “pro” qeverisë. Praktikisht,shqiptarët ndryshe flasin në publik kur pyeten, si në rastin e sondazheve dhe ndryshe votojnë në kutinë e fshehtë të votimit. E për të vazhduar me absurdin e sjelljes politike të votuesve, shqiptarët nuk besojnë nëse edhe vota që hedhin me dorën e tyre numërohet saktë dhe jo më pyetësorë me telefonata. Të gjithë këto nuk ulin vlerat e sondazheve dhe as të mediave që i kanë publikuar ato, përkundrazi e bëjnë dhe më interesante daljen e rezultateve dhe krahasimin mes mënyrës sesi mendojnë shqiptarët dhe mënyrës sesi votojnë.

Nëse u besojmë sondazheve, zgjedhjet kanë mbaruar, praktikisht e majta ka dërmuar të djathtën me rezultate që nuk janë parë as në vitin 1991-1992. Nëse shifrat reale të zgjedhjeve do të jenë këto, ka diçka vërtet për t’u shqetësuar. Sepse dy vite pushtet jo vetëm nuk e kanë konsumuar mazhorancën, por i kanë rritur votat. Disa reforma që edhe nga vetë një pjesë e të majtëve janë cilësuar të dhimbshme e kanë prodhuar efekte të kundërta, kanë rritur mbështetjen e mazhorancës. Ka dhe një shqetësim parimor në këtë rast, një supermazhorancë në këto zgjedhje të dielës nuk i duhet as vetë mazhorancës. Është mbingarkesë e madhe nëse del siç thuhet në sondazhe, pasi ka nevojë për ballancim pushteti lokal. Nuk është mirë as për Edi Ramën e Ilir Metën. Një fitore e logjikshme dhe e pranueshme do të ishte më mirë se sa një mori bashkish pro tyre, pasi ose nuk mund ta mbajnë gjithë këtë ngarkesë ose do të bëhen të rrezikshëm. Por ka edhe një anë tjetër të medaljes ku një fitore e thellë e opozitës do ta fuste vendin në një barazpeshë e cila nga selia blu mund të përdoret për zgjedhje të parakohshme parlamentare e do ta fuste vendin në një krizë pa kthim.    

 Sondazhet i shpallën fituesit, tani mbetet të shohim se për kë do të jetë vota e popullit me datë 21 qershor!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.