Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot në Parlament beteja e gjithë vitit

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga një dëshmi që do të trondiste themelet e mazhorancës, akuzat e Tom Doshit, të paktën sipas fakteve që janë bërë publike nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri po rezultojnë një farsë, pra mashtrim. Përveç deputetit Tom Doshi, sot nuk ka asnjë provë apo dëshmi që të vërtetojë se ndaj tij ka pasur plan për t’i bërë atentat. Këtë e pohoi ministri para mediave,ndonëse mbrëmë vonë në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës deputeti Doshi insistonte se ai ishte në plan për t’u vrarë. Por ka disa pyetje publike se “përse duhej vrarë Tom Doshi? A është lider partie që po u merr pushtetin? A ka dokumenta sekrete për krime shtetrore? Apo pse?”. Këto janë pyetje pa përgjigje nga akuzuesi. Ndërsa dëshmitari Durim Bani, personi kyç që ka vënë në lëvizje prej 5 muajsh Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, ka ndryshuar dëshminë e tij duke deklaruar se ishte paguar për të sajuar një histori me tritol dhe atentate. Ministri i Brendshëm, në një deklaratë të gjatë, shtjelloi para opinionit historinë e dëshmisë së Tom Doshit. Një histori e denjë për një skenar filmi hollivudian. Dëshmia e Doshit përfshinte personazhe dhe emra që nisin nga një ish-shofer i Partisë Republikane, ish-zyrtarë të Policisë gjatë qeverisjes së PD-së, kunatin e ish-kryeministrit Berisha Agim Rama një njeri për t’u pirë në kupë e që është tjetërsoj nga Berisha, biznesmenë dhe çuditërisht përfundonin tek Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme. Një skenar i çuditshëm, ku aty nga fundi futej dhe emri i Ilir Metës, si person që sipas Doshit porosiste vrasjet duke përdorur kunatin e Sali Berishës. Se si mund të përdorte Meta kunatin e Berishës kjo është absurde, kur thamë se Agim Rama mbetet një personalitet në fushën e tij. Fija logjike dhe serioziteti në këtë histori këputet në shumë vende, si në rastin kur Doshi fut në lojë Prokurorinë si pjesë e “puçit”, ashtu edhe kur përmend kreun e Kuvendit, apo edhe kunatin e Berishës. Aq më shumë historia “nuk ngjit” kur Doshi flet për atentate me tritol, por që rezultojnë se nuk gjendet asnjë shenjë e tritolit.  Gjithnjë flasim sipas faktëve që nxori ministri Tahiri.Për gjithë këtë gjullurdi skenaresh, ministri Tahiri tha dje se u verifikuan të gjitha pretendimet dhe se u morën të gjitha dëshmitë e mundshme. Përfundimi: e gjitha ishte një sajesë dhe nuk ka pasur asnjë tentativë për vrasje të Tom Doshit. Historia më e madhe e akuzave në vend ka mbajtur Shqipërinë pezull prej tre ditësh duke mos i vënë fre imagjinatës për komplote, skenar mafioz dhe tentativa për destabilizimin e vendit. A ka ende pikëpyetje në këtë ngjarje, sigurisht që ka. Por mes skenareve politike dhe thashethemeve, kemi edhe një version zyrtar të Ministrit të Brendshëm. Ndaj mes morisë së varianteve haluçinante me bomba, banda dhe eliminime politike, deklarata e Ministrit të Brendshëm është ajo më seriozja që duhet marrë për bazë. Ministri Tahiri duhet marrë për bazë edhe për një fakt tjetër. Kishte mundësinë që dje të drejtonte gishtin nga PD-ja si frymëzuese e këtij skenari. Këtë mundësi ia dha vet Doshi duke futur në lojë emrat të njerëzve të së djathtës. Por Tahiri preferoi të mos bëjë politikanin, por zyrtarin e lartë të Ministrisë së Brendshme, duke thënë: E gjitha është një sajesë; as njërëzite Berishës nuk kanë patur plan të merren me të e jo më ta vrisnin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa zbardhja e historisë së atentatit është drejt fundit, lufta për kapital politik nga gjithë kjo ngjarje, vetëm sa ka nisur. Sot është seanca e radhës e Parlamentit, por nuk do të jetë nga ato që do harrohet lehtë. Kuvendi i sotëm do të jetë arena e betejës së vitit mes dy kampeve kryesore. Të gjitha shenjat janë për një përplasje të fortë mes koalicionit të majtë dhe Partisë Demokratike. Si fillim, Partia Demokratike ka bërë gati një mocion mosbesimi ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Nisur nga akuzat e Doshit, PD-ja do të kërkojë dorëheqjen e kreut të Kuvendit, duke e etiketuar atë si “porositës të vrasjes”. Mocioni nuk ka gjasë të kalojë në votim, pasi  si asnjë herë më parë PS dhe LSI duket se janë në një mendje për gjithçka po akuzohet këto ditë duke pasur si burim Tom Doshin. Por PD-së, më shumë se numrat, sot i interesojnë akuzat dhe dëmtimi i imazhit të mazhorancës. PD ka edhe një inat me Metën pse kaloi me Ramën në koalicion e mezi presin të shqyejnë çfarë mund të shqyejnë, sot në sallën e parlamentit. Opinioni është i karikuar këto ditë më histori dhe skenare hollivudiane, ndaj akuzat që ka përgatitur PD-ja duket se do të jenë në këtë nivel. Përveç mocionit ndaj Metës, PD-ja ka kërkuar dhe interpelancë me kreun e qeverisë, Edi Rama, me të njëjtën përmbajtje shpjegimin e akuzave të Doshit. Për PD-në, seanca e sotme është rasti i artë që me një gurë të qëllojë edhe Metën edhe Ramën. Që dje në korridoret e PD-së kanë nisur projektet e para, për protesta, bojkot dhe mosnjohje të “legjitimitetit të mazhorancës”.  E kanë një skenar sot PD-ja. Është sekret, porse e kanë vendosur për parlamentin sot se çdo bëjnë….

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Por sfida nuk do të mungojë edhe nga mazhoranca. Një video që disponohet nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe deputeti i LSI-së, Spartak Braho, pritet të komplikojë dhe më tepër situatën. Ka mjaft hipoteza për përmbajtjen e saj, por burime nga LSI-ja thonë se është një dokument që implikon deputetin Doshi, por edhe personazhe të tjerë të njohur në vend lidhur me skenarin. Braho ka bërë kërkesë në sekretarinë e Kuvendit që në seancë të ketë dhe një monitor ku do të shfaqet videoja. Çështja “Doshi” pritet të pasurohet me elementë të tjerë që duket se përfitonin nga akuzat e tij. Braho pritet të sqarojë se kush fshihej pas skenarit të pretenduar të Doshit dhe pse u sajua ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në seancë, sot pritet të jetë deputeti Tom Doshi, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Veç divergjencave politike, të katër personazhet i bashkojnë “akuza” për projektime vrasjesh, pagesa killerash dhe gjithë historitë që përmban dosja “Doshi”. Ndaj sot më shumë se një seancë, do të jetë një seancë për larjen e hesapeve politike.  Një seancë e paparë e denjë për filmat e Hollivudit.

Ta mbajmë mend !

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 5 minutash

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 5 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 14 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 22 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 13 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.