Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tiranë-Athinë, lufta për naftën

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Problematika e marrëveshjes detare me Greqinë, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 ka rikthyer tensionet mes Tiranës dhe Athinës. Autoritetet greke kanë projektuar nisjen e kërkimeve për naftë, pikërisht në zonën që ka ngelur e papërcaktuar se cilit shtet i përket. Marrëveshja e rrëzuar nga drejtësia shqiptare hoqi mundësinë që pala greke të niste formalisht nisjen e çdo procedure për kërkim nafte. Shpallja e tenderave për kërkimin e naftës nga pala greke ka bërë që Tirana zyrtare dërgojë një notë proteste në Athinë. Protesta e palës shqiptare është marrë si një luftë e hapur nga ana e diplomacisë greke. Jo zyrtarisht është folur për anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek në një takim rajonal që pritet të zhvillohet në Tiranë. Ministri Bushati dy ditë më parë tha se nuk ishte në dijeni të anulimit, por teksa mohonte një zhvillim të tillë, pranoi se mes palëve nuk kishte komunikim. Nga reagimet dhe qëndrimet zyrtare, Ministria e Jashtme greke është hedhur në një ofensivë duke përdorur diplomacinë publike. Dy gazetat kryesore kryesore në Greqi, “To Vima” dhe “Kathimerini”, i kanë kushtuar jo pak rëndësi kësaj çështje, duke hedhur në diskutim dhe skenarë të rinj. Kështu, sipas “Kathimerini”-t, pas notave të protestës së Tiranës fshihen ambicjet territoriale për Shqipërinë e Madhe! Një pretendim i tillë nuk është dëgjuar kurrë në mënyrë kaq të qartë nga Ministria e Jashtme Greke, por fakti që në këtë media citohen burime të diplomacisë greke do të thotë se një hamendësim i tillë, sado i pabesueshëm, po hidhet në diskutim seriozisht. Aludimet për pretendimet territoriale vendi fqinj i ka lidhur dhe me vizitën e presidentit turk Erdogan disa ditë më parë në Tiranë. Ky skenar i jep një tjetër dimension përplasjeve Tiranë-Athinë. Zyrtarisht diskutohet për ndarjen e kufirit ujor, i cili nuk është përcaktuar mes dy vendeve, ndërsa teza e “Shqipërisë së Madhe” me sponsorizmin e Turqisë, sipas mediave greke, kërkon të kompleksojë palën shqiptare dhe t’i japë një tjetër drejtim gjithë debatit. Paraqitja në Athinë e një plani shqiptaro-turk kundër Greqisë, sado e pabazë, në kanale të ndryshme diplomatike mund të marrë drejtime me pasoja për Shqipërinë. Kur realisht debati është ndryshe dhe vjen si pasojë e një pakti që ish-qeveria Berisha e bëri në dëm të interesave të vendit. Sot, mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka një vijë kufitare të qartë detare. Kërkesa për caktimin e kufijve detarë nuk ka të bëjë as me pretendime territoriale dhe as me ndonjë dëshirë për territore të reja, përveçse zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për vijën detare. Por grekët kanë harruar se kush është Kryeministër! Akoma nuk duan t’ia dijnë se kanë një kryeministër shqiptar që nuk don t’ia dijë fare për Athinën e as presionin e saj në BE. Po ta njihnin sadopak Edi Ramën nuk do ti hynin kësaj përplasje e cila akoma nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri, pasi e kanë gjetur edhe në mes të një fushate elektorale, pasi po të kishte paksa kohë do kishte një duel të pashoq Tiranë-Athinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jashtë debateve për pretendime territoriale dhe nxjerrjes së tezave për “Shqipërinë e Madhe”, çështja e kufirit me Greqinë ka të bëjë vetëm me naftën ne atë zonë. Në bregdetin e detit Jon që prej vitit 1988 janë bërë studimet e para për naftën në det. Një prej blloqeve kryesore të naftës rezulton të ndodhet në zonën detare, e cila është pjesë e diskutimit në marrvëshjen detare Shqipëri-Greqi. Hartat e kompanive greke të naftës tregojnë se ky bllok i naftës, rreth 1800 km2 është një nga zonat më naftëmbajtëse të detit Jon. Është e njëjta zonë për të cilën Greqia këmbëngulte që t’i takonte asaj sipas marrëveshjes që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010. Përveç ambicjes greke për territore, me ndarjen e mëparshme të vijës detare, Greqia fitonte miliarda euro që gjendeshin në nëntokën e detit Jon. Ky fakt e bën edhe më të kuptueshme këmbënguljen greke që marrëveshja të vihej në zbatim menjëherë, sikundër hedh edhe dyshime mbi klasën politike shqiptare dhe institucionet tona, përveç Gjykatës Kushtetuese, të cilat miratuan një marrëveshje që ishte cënim i hapur territorial i hapësirave tonë detare.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Në lojë nuk janë vetëm 350 km katrorë të territorit, por edhe një burim i madh të ardhurash nga nafta. Ndaj “lufta” mes dy vendeve mund të thuhet se vetëm sa ka rifilluar. Madje më ashpër se në vitin 2009. Në atë kohë, në qeveri ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u tregua më shumë sesa dashamirës me palën greke duke firmosur marrëveshjen më të dyshimtë në historinë e vendit. Ndryshimi është se këtë herë në qeveri është Partia Socialiste, forca që e çoi këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese dhe e rrëzoi.  Presionet e para janë notat e protesës, anulimet e vizitave dhe hedhja e tezave që synojnë ta nxjerrin Shqipërinë si një vend që po hap telashe. Rasti më i fundit është ai me fantazmën e “Shqipërisë së Madhe”, një skenar jashtë realitetit, por që mund të përdoret si alibi në marrëveshjen detare. Nëse nuk arrihet një pakt sipas rregullave ndërkombëtare në kohë, presioni i Athinës ndaj Tiranës bëhet edhe më i hapur dhe më direkt. Në 27 maj, mediat greke, shkruajnë se kryeministri i Greqisë, Aleksi Tsipras do të mbërrijë në Tiranë. Është vizita e parë e kryeministrit grek, zgjedhja e të cilit shkaktoi jo pak shqetësime në Bashkimin Europian. Qëndrimet që do të mbajë në Tiranë do të përcaktojnë sesi do të zgjidhen çështjet që po kthehen shumë të nxehta mes dy vendeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

 Tsipiras vertet është një kryeministër kurajoz,porse në Tiranë do të gjejë një homolog më të fortë dhe më kryeneç kur flitet për pasurinë kombëtare.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 28 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 29 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 30 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 32 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.