Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Toma, Edi dhe banaliteti i së keqes

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:51
Toma, Edi dhe banaliteti i së keqes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
Rrëfimi i plotë i Edi Ramës para prokurorëve për të zbardhur historinë e vrasjes së supozuar të Tom Doshit e ka ndryshuar radikalisht optikën për rolin e kryeministrit në këtë ngjarje. Kur Tomagate shpërtheu u krijua një ide fillestare se Rama ishte njeriu që përfitonte nga kjo histori. Me një gur ai dukej sikur kishte vrarë shumë zogj. 
I kishte bërë qejfin partnerëve të tij amerikanë që vazhdojnë ta shohin me dyshim, duke guxuar një përjashtim që ata ia kërkonin prej kohësh. I kishte mbytur të gjithë zërat e kritikëve që e akuzonin se ai qe peng i të fortëve në PS. Kishte njollosur si mosmëkeq Ilir Metën, për të cilin megjithëse nuk kishte asnjë fakt të vërtetuar kompromentues, një pjesë e mirë e opinionit besonte se ai i kishte përzier duart në këtë histori me vrasës të shpikur dhe realë. Pra, nga një skandal që duhej ta njolloste në mënyrën më të keqe të mundshme, Edi Rama dukej sikur po përfitonte. 
Por tani, disa muaj më pas, nuk rezulton të jetë kështu. Botimi i plotë nga “Syri” (shiko në fund të shkrimit dëshminë e plotë) i dëshmisë së kryeministrit përpara prokurorëve tregon shumë më tepër për këtë histori. Vërtet aty Rama del krejtësisht i paimplikuar në këtë ngjarje. Vërtet duket qartë se, ndryshe nga Meta, ai është munduar të ruajë një distancë farmaceutike nga përzjerja me këtë triller vrasësish. Vërtet ai ka pasur nuhatjen për t'i mbajtur larg gjithë potagonistët e saj. Por po ta lexosh me vëmendje dëshminë e tij, shija që të le është tronditëse. Dhe duke menduar se ajo është parapërgatitur fjalë për fjalë dhe gërmë për gërmë nga juristët dhe spindoctors-at e kryeministrit (të ndërgjegjshëm se ajo një ditë do të dilte në publik) ajo rezulton e frikshme. Jo për ndonjë krim. As për ndonjë konspiracion me eleminime. Por për gjuhën që shfaq, komunikimin që na tregon dhe mendësinë që nxjerr në dritë. 
Duke lexuar atë rrëfim, ku kuptohet se kryeministri ka bërë kujdesin maksimal për të dalë sa më i pastër, vëren një mentalitet tronditës. Në mjediset e qeverisë duket sikur flitet me gjuhën e filmave të Francis Ford Coppola. Ka një episod ku Rama tregon se si Doshi i kërkon që ta përdorin këtë ngjarje. “Ta plasim dhe ta heqim Prokurorin e Përgjithshëm në parlament”. Ka një episod të dytë kur kryeministri rri e dëgjon se si bashkëbiseduesi i tij tregon sekuenca ku vërtet edhe Coppola do të bëhej xheloz. Sipas tyre Doshi i paskësh thënë Ramës për regjistrimin e Durim Bamit. Madje i ka pranuar se këtë regjistrim e ka bërë edhe duke i mbajtur pistoletën në kokë. Por i ka shtuar se ky paskësh qenë një truk për të shpëtuar Bamin nga njerëzit e rrezikshëm, të cilët e kishin paguar. Po t'u shtojmë këtyre pohimeve haluçinante edhe faktin se Rama e pranon se e ka këshilluar ai ministrin e Brendshëm të takohet me një të kërkuar dhe të dyshuar si vrasës, gjithçka bëhet me surreale. Aty kuptohet një gjë drithëruese. Aty dekodohet mendësia e shtetarëve tanë. Pyetja që lind natyrshëm është: sa nga ne, sa qytetarë shqiptarë ulen në tavolina me njerëz të tillë? Sa prej tyre kanë pjesë të përditshmërisë së tyre këto skena me vrasës të rremë dhe realë, me shantazhe për institucionet? Sa prej tyre kanë këtë familiaritet kaq të madh me botën e krimit që del hapur në rrëfimin e kryeministrit tonë? 
Le ta themi troç: në këtë ngjarje Edi Rama nuk ka bërë ndoshta asgjë jo ligjore dhe të dënueshme penalisht. Deri më tani ai nuk mund të akuzohet për asnjë krim të prekshëm. Por krimi i tij është moral dhe etik. Më shumë se me aktet ai ka të bëjë me mentalitetin e tij. Me lehtësinë e padurueshme për ta pranuar botën e errët të krimit si pjesë të politikës. Për t'u ndjerë familjar me të. Për ta pranuar si një të keqe që ekziston. Pikërisht ky është banaliteti i së keqes që duket se ka prekur kryeministrin dhe njerëzit përreth tij. Ndoshta ata nuk janë demiurgët e ndërtimit të një bote kriminale, por ata kanë humbur ndjeshmërinë e luftës ndaj saj. Ata kanë humbur kategorinë e së mirës dhe së keqes, e së ndershmes dhe kriminales, duke u shndërruar në llogaritarë të thjeshtë të përfitimeve apo humbjeve politike nga aktet që bëjnë. Ata janë adaptuar dhe jetojnë në paqe me atë që shumica e të qeverisurve prej tyre e refuzojnë me përbuzje. 
Vetëm kështu mund të kuptohet se sa me shpërfillje e rrëfen Edi Rama prezencën e krimit në biseda që janë pjesë e një bote të errët. Se sa e natyrshme i duket atij që është gjendur në këtë vorbull. Se si lejon ai vetes të bëhet dëshmitar në "truqe" për shkarkimin e kryeprokurorit, apo dëshmi të marra nën tytën e pistoletës. Dhe të gjitha këto nuk janë një rastësi e vetme. Ato janë demostrimi i një mendësie. Të një mënyre të menduari që shpjegon edhe shumë raste të tjera. Pikërisht për këtë qeveritarëve të sotëm nuk u duket skandal se si një deputet mund të ndihmojë një trafikant droge të arratiset dhe policia mos ta ndalojë dot. Pikërisht për këtë ata mund ta falin nga një krim i parë birin e një të zgjedhurës së tyre dhe ky të bëhet më pas marrësi i 4 jetëve të tjera. Pikërisht për këtë ata mund të fshehin një urdhër arresti të ardhur nga Interpoli, vetëm se kjo mund t'u hapë andralla politike. 
Të gjitha këto raste tregojnë në fakt të njëtën gjë. Përkuljen para së keqes. Dorëzimin ndaj saj. Atë banalitet për t’iu nënshtruar asaj që në llogari të fundit është po aq i dëmshëm sa dhe vetë krimi. Po të njëtën gjë tregoi edhe vetë Rama me dëshminë e tij përpara prokurorëve përmes së cilës kish planifikuar të pastronte duart nga rasti Doshi. Pa sukses.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.