Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tre parime të cilave PS duhet t’u bëjë sot funeralin

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:51
Tre parime të cilave PS duhet t’u bëjë sot funeralin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ka disa gjëra pse socialistët e thjeshtë, ata që kanë kontribuar dhe rezistuar prej kohësh në këtë parti, duhet të shqetësohen sot, ashtu sikurse po ndodh, jo për debatet në Asamble mes Ramës e Blushit, as për faktin nëse Rama do të duhet të pranojë të rizgjidhet sepse afatet statutore kanë përfunduar, por për vdekjen e demokracisë së brendshme të Partisë Socialiste, si një ndër partitë më të organizuara elektorale deri më sot dhe si një mundësi për t’i treguar demokracisë së brendshme të këtij shteti, se ka parti mendjehapura, që mund të krijojnë një traditë të konsoliduar të shtetformimit dhe partishmërisë në këtë vend.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

1. Vdiq parimi “një anëtar një votë”. RIP parimit

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Gjëja për të cilën socialistët u lavdëruan, u mbajtën mend, u vlerësuan, edhe nga elektorati, ishte dita kur Edi Rama kërkonte me ngulm zgjedhjen në bazë të parimit “një anëtar një votë”. Edhe pse kundërshtari brenda garës së partisë ishte vendosur dhe zgjedhur sipas parimit se “na duhet një njeri përpara për ballafaqim”, sërish votimi i Edi Ramës në postin e kryetarit të PS, me parimin një anëtar një votë, ishte një kthesë e madhe e demokracisë së brendshme të socialistëve. Ajo ditë ka qenë e mbushur me emocione për socialistët, të cilët, nëpërmjet votës së tyre, zgjidhnin kryetarin e ri. Atë ditë, në të gjitha selitë rozë në Shqipëri, u vendosën dhoma të fshehta, dhe anëtarët e PS votuan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por që atëherë ka kaluar shumë kohë. Askush nuk u kujtua më, as për parimin “një anëtar një votë” dhe as për zgjedhje në frymë demokratike. Pas kësaj procedure të pare, ajo që u evidentua, ishte pikërisht emërimi. Të gjitha forumet u organizuan në frymën e emërimeve. Merreni me mend, edhe sot, shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të PS, janë personazhe të panjohur; jo në sensin politik të tyre, por për mënyrën sesi përzgjidhen. Kush i ka emëruar ata në forum dhe cilat janë kontributet e tyre në parti.

Me këtë logjikë, do të ecet edhe për zgjedhjet e kryetarëve të rretheve. Krerët do të rinovohen, por jo në bazë të parimit një anëtar një votë, por me zgjedhje, madje, as nga forumet vendore, por me zgjedhje emrash nga kryesia qendrore. Asambletë  e rretheve, do të votojnë vetëm propozimet që u jep qendra. Përfundimisht, socialistët që kanë kërkuar demokracinë e zgjedhjes me një anëtar një votë, duhet patjetër që t’i bëjnë funeralin këtij parimi.

2. Vdiq oponenca. RIP oponencës

Nuk ka sesi të mos u ketë bërë përshtypje socialistëve që kanë dëgjuar lajmet në këtë ditë të nxehtë vere ku temperaturat shkojnë 40 gradë se i vetmi që arrin të thotë gjysëm fjale në Partinë Socialiste, në forumin më të lartë të saj, si oponencë ndaj një veprimi apo reagimi partiak apo statutor, është Ben Blushi. Se cfarë thotë Blushi dhe a ka të drejtë ai në atë që thotë, kjo ndoshta kërkon një analizë më të gjatë. Por që në gati 100 anëtarë të Asamblesë, të jetë i vetmi që të bëjë oponencë, për socialistët nuk ka shumë kuptim. Edhe në kohën e tyre më të vështirë, edhe në dallgët më problematike politike që kanë kaluar, kanë pasur shumë e më shumë zëra që kanë folur për problemet e brendshme të strukturave, të deputetëve, apo edhe funksionarëve. Ndoshta do të duhet të kishin thënë ndonjë fjalë pse kanë humbur në Përmet, apo pse në Gjirokastrën e majtë dolën forcë e dytë; ndoshta duhet të kishin kurajon  të argumentonin se pse ndodhi dështimi në Lezhë, apo pse në Shkodër, gati humbën fare. Por, nuk foli askush. Padyshim, socialistët e thjeshtë flasin, dhe kanë c’të thonë. Një status hodhi Eduard Shalsi, anëtar i Asamblesë në "Facebook", dhe me dhjetëra komente socialistësh filluan të bëjnë më mirë analizën dhe oponencën sesa ata që kanë zgjedhur në Asamble. Por ndoshta, sikurse dhe unë, anëtarët e Asamblesë duhet të kenë parë dokumentarin në T-Digitalb për Konferencën e Tiranës në 1956, kur, pasi delegatët ngritën zërin dhe bënë 300 pyetje për shkëputjen e udhëheqjes nga baza e partisë dhe rritjen e varfërisë së popullatës me triska e tollona, gjithsecili nga anëtarët e Asamblesë ka kujtuar Enverin, që i internoi, të gjithë ata që kishin folur në atë Konferencë. Me dorë të hekurt, e vullnet e besim te populli dhe në emër të tij. Sepse, populli e kishte votuar edhe Enverin atë kohë, madje, me demokraci, dhoma të fshehta votimi, e kuti ku çdo votë numërohej ashtu sikurse ishte hedhur. E meqë Ministri i Ekonomisë që dështoi në zgjedhje flet për performancën e mirë ekonomike të vendit, apo Taulant Balla u kujton socialistëve praktikën laburiste më të mirën që do të aplikojë partia simotër në Britani, duhet tu thotë sesa e hapur dhe sa konkurruese gjithashtu është gara për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj partie në Britani, pas dështimit spektakolar të Ed Milliband në zgjedhje. Po këtë askush nuk e thotë. Dhe socialistët e thjeshtë nuk e dinë. Por kanë filluar në rrjetet sociale ta bëjnë analizën, siç ata dinë.

3. Vdiq konkurrueshmëria. RIP konkurrueshmërisë

E kur ka vdekur demokracia duke humbur parimi “një anëtar një votë”, e është mbytur oponenca ku askush nuk flet se ka frikën e penalizimit, padyshim, socialistët, duhet ti bëjnë funeralin konkurrueshmërisë. Dy ditë më parë në Ora News kishte një raportim të gjatë për “Bletën që u kthye në Grerëz” duke përmendur rastin e Elisa Spiropalit, vajzës që drejtoi për më shumë se një vit doganat shqiptare dhe dështimin në to. Dhe pas kësaj, si të jetë etaloni i njerëzve më punëtorë në PS, Elisa katapultohet direkt në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Lind pyetja: Cili është modeli i konkurrueshmërisë që socialistët, ata që hartojnë politikat, u bëjnë njerëzve të thjeshtë? Si do munden të evidentohen njerëzit me kontribute e me vlera në këtë parti, kur ata që drejtojnë janë të emëruar nga qendra? Si do i gjejnë socialistët, njerëzit më në zë të tyre, ata që punojnë natë e ditë me qytetarët, dhe që në këto zgjedhje që kaluan, e patën të vështirë të sqarojnë si reformat e qeverisë, ashtu edhe ndarjen e pabarabartë të pushtetit mes aleatëve? Duket qartë se në këtë parti ka humbur mekanizmi i ballafaqimit të platformave dhe ideve, dhe kjo ndoshta duhet të jetë një ndër prioritetet e punës së kongresit të ardhshëm.

…

Unë mora në analizë tre fenomene për të cilat në këtë Asamble që do të vendosen bazat dhe shtyllat e punës për kongresin e ardhshëm, duhet të ishin hedhur ca piketa. Kjo nuk ndodhi. Por socialistët në bazë, ndoshta do të dinë të analizojnë më mirë akoma atë që ka ndodhur dhe duhet të ndodhë brenda strukturave të tyre. Në fund të fundit, PS mbetet një parti model në organizimin zgjedhor e partiak. Dhe meqë këto parime kanë qenë traditë më parë në strukturat e saj, ato nuk mund të lihen të hidhen në koshin e plehrave si parime pa vlerë. Në fund të fundit, liderët që e drejtojnë, anëtarët e kryesisë, Asamblesë apo delegatët e Kongresit, do të duhet t’i ruajnë. Sepse partia, është një strukturë e madhe. Ishte partia ajo që e propozoi Edi Ramën si kryeministër të vendit. Por Edi Rama, nuk është Partia Socialiste. Nëse PS do të kishte propozuar një emër tjetër për të drejtuar vendin, do të vendosej, ai dikushi tjetër. Ndaj socialistët e kanë të qartë sesi duhet ta bëjnë analizën e tyre, tej direktivës se propozimi vjen nga lart, dhe miratohet detyrimisht nga poshtë.

Anila Basha, drejtore e Newsbomb.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.