Puka, oazi i simboleve, bujarisë dhe kulturës shqiptare

Nga Ing. Kol Dedaj, studiues

Gjurmët dija dhe kultura Pukjane vijnë si një fllakadan vlerash që në antikitetin e hershëm, dëshmitë e së cilës janë ‘‘Alpicaria‘‘ që lidhte Shkodrën dhe Lezhë-Shnëgjini me pjesen tjetër të Ballaknit dhe Europës dhe ‘‘Berisha-Bertiscus‘‘ të cilen Straboni sipas Prof. K. Pach e kishte shtrirjen në mbarë ato që neve sot i njohim si Alpet shqiptare. Madje, Carlton Coon shprehimisht citon: ‘‘Berisha është fisi i parë i njohur në Veri të Shqipërisë. Gjurmët e saj mundë të nga çojnë në periudhën para Romake‘‘. Qytetërimi dhe kultura e këtij rajoni rezatori vlera Kombëtare me Kulturën Dalmate /Komanit dhe me dinastinë e Princave të Dukagjinëve të Berishës duke e bërë të njohur në Arbëri e më gjerë.
Brezat përtërihen dhe bashkë me ta dhe vlerat dhe virtytet më të mira të kësaj treve. Falë kontributi të Bashkive Pukë dhe Fushë – Arrëz si dhe të nismave dhe iniciativave private të bijve dhe bijve të saj në të katër anët e kësaj treve e më gjerë, me mallin që secili ka për vendlindjen ‘’Pukën tonë të dashur’’. Janë të shumta aktivitetet lokale dhe Kombëtare të zhvilluar në këtë trevë në një hark kohorë shumë të shkurtër, brenda disa muajve. Me datë 09.08. 2025 Bashkia Fushë -Arrëz në bashkëpunim me qarkun Shkodër organizoi eventin Fushë-Arrëzi ‘’Fest folk’’ në të cilën folku dhe tradita Pukjan dhe kombëtare jehuan deri në orët e paratë mëngjesit. Me datë 14.08.2025 Bashkia Pukë në bashkëpunim me qarkun Shkodër organizoi eventi Puka‘’Fest folk’’ në të cilën folku dhe tradita Pukjan dhe kombëtare jehuan deri në mëngjes .Me datë 16.08.2025 Bashkia Pukë, që në orët e para të mëngjesit filloi aktivitetin e saj me këtë datë historike të 30 vjetorit të vizitës në Pukë të Nënë Terezës,Shqiptarja e parë mbajtëse e çmimit ‘’Nobel për Paqe’’. Datë e shpallur prej kësaj Bashkie tashmë si:‘’Dita e Bamirësisë Pukjane’. Pjesë e këtij aktiviteti ishte shpërndarja e ndihmave për njerëzit në nevojë, ekspozita e hapur kushtuar jetës dhe veprës së Nënën Terezës me ndihmën e motrave të misonit Nënën Tereza dhe nën kujdesin e z. Dede Malutaj, përurimi i shtatores së‘’Shën nënë Terezës’’ në sheshin me të njëjtin emër, vepër e skulptorit Leonard Lekaj dhe sponsorizim te fondacionit ‘’ Në rrugën e Nënë Terezës’’ me President z. Dede Malutaj. Duke e bërë Pukën qytetin e parë në Shqipëri pas Tiranës e cila mbanë dy simbolet Kryesore, hyjnore Kombëtare, atë të Gjegj Gjon Kastriotit, Skendërbeu dhe Shën nënë Terezës së njerëzimit. Ky, aktivit I Bashkisë Pukë pason atë të vendosjes së Obliskut të ‘’Martirve të Lirisë’’, të sponsorizuar nga Tosh Vata dhe Vëllezërit në nëntor të vitit të shkuar në lulishten qëndrore të qytetit të Pukës. Por, dhe promovimi i rrugës që mbnë emrin e tribunit të lirisë Ndoc Mark Deda (Dëshmor i Atdheut) në qendër të qytetit. Ndërkohë vite më parë është e vendosur dhe shtatorja e Migjenit.

Duke e bërë Pukën një qytet të vogël por me vlera, bujari, kultur dhe simbole të mëdha Kombëtare. Eventet kulturore janë të njëpasnjëshme të cilat pasurojnë jetën kulturore të kësaj treve dhe nismat dhe iniciativat private të festimeve të trashëguara në shekuj siç është data 14 gushtit, dita e ‘’Zojës së Berishës’’, e njohur ndër shekuj si ‘’Aferdita e Veriut’’, e deri tek festimet kulturore zonale më të reja si në Porav, Fierzë, Festa e Kryeziut që këtë vit mbajti edicionin e tretë të tij e cila u mbajt me datë 16.08.2025, në këtë event mori pjesë si i ftuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeziu dhe Çelza, janë 2 fshatrat e trevës së Pukës të përfshira në nismën e 100 fshatrave turistikë në vend. Kryezi i gjënduar shumë afër me qytetin e Fushë-Arrëzit dhe me sistemimin – asfaltimin e rrugës F/Arrëz – Kryezi – Iballë ka njohur një zhvillim të vlerave të tij turistike. Në këtë fshat ka disa bujtina si ajo e ‘’Aliajve, Makry, Stani i Lushit’’, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me nismën e djalit të kryezitit, intelektualit Pavlin Luli dhe me kontributin e grupit organizator: Kryetari i Sofrës Pukjane Tonin Alia (Mjeshtër i madh), biznesmeni i njohur Pashk Rrapi, inxhinieri Pal Papushi, Alban Papushi, etj., për të 3-tin vit radhazi vijon të mbahet festa e Kryeziut. Festë e cila mbledh bijtë dhe bijat e këtij fshati nga mbarë vendi dhe diaspora. Festë e cila nën performancën e këngëtarëve të njohur si Big Mama, Frederik Ndoci, Anduel Kovaç, Zef Bekaj, etj., e bënë atë një natë të paharruar në luginën e bukur të Kryeziut.

Udhëtimi për në festën e Kryeziut këtë vit për mërgatën dhe të ftuarit kishte një risi, pasi me nismën e birit të Kryeziut Tonin Alia (i lauruar me bekimin Apostolik), sponsorizimin e kompanisë Ardeno dhe me mbështetjen e Maturës historike të shkollës pyjore Fushë-Arrëz, të vitit 1975, në kryqëzimin e Hadrojt, në anë të rrugës, në pyllin me bredha të mbjellur prej tyre dekada më parë, përuruan ndërtimin e ‘’Pushimores Fotosinteza’’ për udhëtarët e këtij magjistrali.

Së bashku me Lazer Mhillin dhe Edi Kopanin bëmë një ndalesë tek kjo pushimore e cila ishte vizituar dhe nga disa personalitete lokale dhe të “Sofrës Pukjane” dhe të maturës 1975, si: Rrok Gjoka, deputeti Frrok Gjini, Kryetari i Bashkisë Pukë Rrok Dodaj, Nënkryetari i Bashkisë Pukë Ferid Ringaj, Mark Gjinaj, Mark Luli, Pal Cara, Andrea Zaja, Ismet Selimi, Luk Cumraku, por dhe një grup turistësh çek, etj.

Në këtë pushimore, puna, arti, kultura dhe natyra ishin shkrirë në një. Ajo ishte e organizuar me disa tavolina dhe stola betoni të lidhur natyrshëm me tokën dhe me dekoracion mural imitim natyral, me shërbimet bazë dhe ujë dhe drita, pa e dëmtuar natyrën por duke e përmirësuar atë dhe me banderola në të katër anët që shpërndanin kulturë si: “Mbroni pyjet”, “Mbani ambientin e pastër”, “Fotosinteza është jetë”, etj.

Për pak ditë nga hapja e saj ishte bërë objekt frekuentimi dhe pika e pushimit për shumë turistë nga mbarë vendi dhe nga jashtë, të cilët kishin lënë edhe përshtypjet dhe urimet më të mira për të dhe krijuesin e saj në librin e përshtypjeve të hapur enkas.

Teksa u ndjeva i lehtësuar nga “Fotosinteza”, e cila zhvillohej ritmikisht duke lëshuar O₂ dhe thithur CO₂, edhe unë lashë një të tillë, duke e mbyllur atë me vargjet e poetit pukjan Ndrec Mustafa:

…Kush e mbjell një pemë për Pukën,
Zot i Madh ndriçoja rrugën!

Ndërtimi i kësaj pushimoreje është në vazhdën e kulturës dhe traditës së mirë pukjane tashmë të promovuar ndër vite nga djelmia e këtyre anëve, si në ndërtimin e tyre përgjatë rrugës së Iballës së bashku me krojet e tyre.

Me datë 04.10.2025, në qytetin e Pukës u mbajt eventi i “Sofrës Pukjane”, ku kryetari i saj Z. Ton Alia bëri bilancin njëvjeçar të aktivitetit të saj, ndihmën e dhënë për shtresat në nevojë, komunitetet fetare dhe vizionin për të ardhmen.

Gjithashtu u mbajt koncert festiv nga shtëpitë e kulturës Pukë dhe Fushë-Arrëz, si dhe programi artistik me këngëtarët e njohur shqiptarë. Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Bashkisë Pukë, z. Rrok Dodaj, ai i Bashkisë Fushë-Arrëz z. Hil Curri, i cili theksoi se mbi 80% të biznesmenëve të “Sofrës Pukjane” janë nga Bashkia Fushë-Arrëz.

Të ftuar të tjerë ishin: Xhelal Halili i “Jehonës Shkodrane”, Ilmi Kurti nga Malësia e Madhe, Gezim Vucaj nga TV Kopliku, poeti Lulash Brigja nga ‘’Sofra e Dukagjinit të Ri, matanë Drinit në Shkodër’’, i cili ndër të tjera theksoi se: ‘’Dukagjini i Vjetër, pikërisht këtu në Pukë, i ka themelet.’’

Aktivitetin e përshëndetën edhe anëtarë të “Sofrës Pukjane” si iniciues dhe themelues i saj Z. Arjan Ndoj – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Rrok Gjoka,

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?