Djathi po shitet si floriri, bulmeti u shtrenjtua 18.2 %

Çmimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij, ka pësuar një rritje prej 18.2%. Kjo rritje çmimi nuk ka qenë menjëhershme, por brenda një harku kohor prej 8 muajsh çmimi i bulmetit ka ndryshuar tre herë.

Sipas Përfaqësuesit të Shoqatës së Përpunuesve të Industrisë së Qumështit, lufta në Ukrainë ndryshoi tërësisht strukturën e tregut jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.

Sot një kilogram djathë lope shqiptarëve u kushton 200 lekë më tepër për kilogram. Ky çmim vjen tek konsumatori si pasojë e rritjes së çmimit të ushqimit blegtoral. Fitimi për fermerët mbetet i njëjtë me atë të kohë para lufte, ndërsa për konsumatorët bulmeti kushton më tepër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?