Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
762 mijë turistë të huaj vetëm për muajin tetor!

762 mijë turistë të huaj vetëm për muajin tetor!

Aktualitet
E premte, 29 Nëntor 2024 21:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe pas përfundimit të sezonit turistik veror, Shqipëria vazhdon të vizitohet nga një numër i madh vizitorësh të huaj, sidomos në zonat malore në Veri të vendit si dhe qendrat historike. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit tetor, Shqipëria u vizitua nga rreth 762 mijë vizitorë të huaj duke shënuar një rritje prej më shumë se 9 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekspertët e fushës thonë se, ndërsa fluksi i vizitorëve të huaj pritet të rritet, kërkohet që bizneset të përgatiten për gjetjen dhe trajnimin e stafeve, pasi, për shkak të emigracionit, gjatë dy viteve të fundit janë ndeshur me vështirësi për sigurimin e fuqisë punëtore. Drejtoresha e Zyrës Rajonale të Punësimit në Shkodër, Rozafa Zmijani, thotë se aktualisht janë të regjistruara 530 vende të lira pune, por ato, në pjesën më të madhe, nuk i përgjigjen nevojave të sektorit turistik, sipas VOA.

“Kemi pasur shumë oferta vendesh të reja pune gjatë periudhës së sezonit, oferta që tani janë më në ulje, por nuk kemi arritur të plotësojmë nevojat me fuqi punëtore. Duhet të jemi realist. Vazhdojmë të kemi të njëjtin problem në lidhje me kërkimin e punëtorëve në momentin e nisjes së sezonit, përgatitjen e bizneseve që të bashkëpunojnë me ne, me qendrat e formimit profesional, me universitetin, në mënyrë që të jenë të përgatitur para sezonit”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 9 orësh
MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Para 10 orësh
Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqi...

Para 10 orësh

Ekspertët thonë se, mundësi e mirë për të mbështetur me fuqi punëtore dhe specialistë sektorin turistik janë shkollat profesionale dhe universitetet. Por, thotë drejtuesja e departamentit të turizmit në Universitetin e Shkodrës, Alkida Hasaj, edhe ato kanë kapacitete të kufizuara përballë nevojave në rritje që ka tregu turistik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“ Tregu ka shumë nevojë për kuadër të kualifikuar. Çdo ditë e më tepër ne shikojmë kërkesa nga biznese të ndryshme, por edhe organizata, që kërkojnë stafe të kualifikuara dhe, normalisht, kjo i jep përparësi studentëve tanë që mbarojnë bachelor-in apo masterin në fushën e turizmit, që ata të punësohen pranë këtyre bizneseve. Normalisht, këto mund t’i mbështesin në nivel drejtuesish, sepse kanë ekperiencë të mirë dhe njohuri të mira”.

Studentët që përfundojnë studimet në degën e turizmit, thotë profesoreshë Hasaj, janë një mundësi e mirë për trajnimin e punonjësve të tjerë të pakualifikuar, të cilët përfshihen në sektorin turistik për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.

“ Aktualisht kemi rreth 200 studentë që ndjekin degën e turizmit në nivel bachelor ashtu edhe master si dhe kemi edhe dhjetë studentë të nivelit të doktoraturës, pra të nivelit të tretë të studimeve”,

Një program rajonal, “Your Job”, i Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Karitasit mbështet të rinjtë për aftësim profesional dhe punësim në Shqipëri, Kosovë, Bosnje, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë 5 viteve ky program ka mbështetur në Shqipëri më shumë se 800 të rinj për tu aftësuar, kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe turizmit. Por, drejtuesi i programit, Julian Jana, thotë se, ndërsa pjesa më e madhe janë punësuar, jo pak prej tyre kanë zgjedhur emigrimin.

Ajo që vihet re tek operatorët turistik është fakti se kujtohen për fuqinë punëtore në momentet kur fillon sezoni turistik, ndërkohë që të rinjtë, në një pjesë të madhe, i janë drejtuar tregut të huaj.

“ Mendoj se bizneset e sektorit turistik, thotë drejtoresha e zyres rajonale të punësimit, duhet të jenë të përgatitura që në janar të vijnë pranë qendrave tona dhe të shikojnë se sa përqind të fuqisë punëtore mund t’i kualifikojnë që pastaj të jenë gati në sezon, të jenë gati për zhvillimin e bisnesit të tyre dhe, pse jo, t’i mbajnë për një periudhë të gjatë sepse ky është edhe qëllimi, që punësimi i tyre të jetë i qëndrueshëm”.

Sipas drejtoreshës Zmijani, kërkesa dhe oferta nuk janë në ekuilibër në sektorin turistik, ndaj kërkohet trajnimi i punonjësve, rritja e mëtejshme e pagave dhe punësim gjithëvjetor, pasi tërheqja e fuqisë punëtore nga jashtë në sektorin turistik, nuk është edhe aq efektive.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 1 ore

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 1 ore

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 1 ore

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 9 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 9 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 9 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 12 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 11 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.