
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën Kukës–Bicaj, duke shkaktuar humbjen e jetës së një personi.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të aeroportit të Kukësit, ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një shtetas.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.
