Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Historia e KJ/Arrestimi i dy gazetarëve tanë, paralajmërim serioz për klimën politike shqiptare dhe qytetërimin evropian

35 vite KOHA JONË E premte, 16 Tetor 2020 20:41
Historia e KJ/Arrestimi i dy gazetarëve tanë, paralajmërim serioz për klimën politike shqiptare dhe qytetërimin evropian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 1 Shkurt 1994 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Drejtuar: Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve në Bruksel,

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 10 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 11 orësh

Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Uashington DC,

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Konfederatës Ballkanike të Gazetarëve në Selanik,

Federatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Helsinki,

Këshillit të Europës,

Parlamentit Evropian,

Të gjitha Përfaqësive Diplomatike të Akredituara në Shqipëri,

Redaksive të Gazetave, Agjencive të Lajmeve, miqve e kolegëve kudo në Europë dhe në botë

Të nderuar zotërinj, politikanë, burra shtetesh, diplomatë e parlamentarë.

Të nderuar kolegë gazetarë kudo ku jeni

Redaksia e gazetës indipendente, më e madhja, e përditshme, në Shqipëri “Koha Jonë” po ju sjell sot një lajm të kobshëm: shteti shqiptar arrestoi dje në mëngjes kryeredaktorin e gazetës sonë Aleksandër Frangaj dhe një prej gazetarëve të saj më të njohur, Martin Leka. Kjo ngjarje na ka tronditur thellë që të gjithëve.

Arrestimi i dy gazetarëve u krye sot nën akuzën e bërë nga njëri prej segmenteve të pushtetit politik në Shqipëri. Pushteti politik aktual shqiptar e ka vendosur gazetën indipendente “Koha Jonë” dhe gazetarët e saj në një inkuizicion të vazhdueshëm.Vetëm gjatë vitit që kaloi 1993, organet e kontrollit të shtetit kanë ushtruar rreth 30 kontrolle në financat e gazetës duke krijuar kështu një tension e stres të madh mbi gazetën dhe lexuesit e saj; pesë gazetarë kanë qenë ose gjatë gjithë kohës ose përkohësisht nën procese penale dhe të investiguar nga organet e prokurorisë; drejtori dhe kryeredaktori i kësaj gazete janë dërguar në gjyq të paditur, pikërisht nga dy ministra të qeverisë shqiptare, por kanë dalë të pafajshëm; tre gazetarë të kësaj gazete janë ndaluar nga shteti për të lëvizur të lirë nëpër qytetet e vendit dhe kategorikisht për të udhëtuar jashtë shtetit. Kushdo në Shqipëri ka dëgjuar e ka ndjerë fatkeqësinë e madhe të ardhur nga organet e shtetit që ka rënduar vazhdimisht mbi gazetarët e rinj, të zellshëm, të talentuar e të vendosur për të arritur në shtypin e lirë të gazetës “Koha Jonë”. Shkaku i sulmit të egër shtetëror kundër gazetës “Koha Jonë” është ky: kjo gazetë dhe këta gazetarë, të parët në Shqipëri, menjëherë pas fillimit të proceseve demokratike, nisën aktin e krijimit të shtypit të pavarur nga partitë politike e nga qeveria, kjo gazetë i ka dhënë lexuesit shqiptar informacionin real mbi atë çfarë ndodh, (për fat të keq ka ndodhur që në vendin tonë janë konstatuar skandale të mëdha, korrupsion që nis që nga maja e piramidës shtetërore ku janë të implikuar vetë të zotët e kësaj piramide); kjo gazetë kurrë nuk është trembur përpara represionit shtetëror dhe nuk është kthyer në një letër servile e konformiste ndaj qeverisë, ndaj pushtetit politik dhe partisë që tek ne e zotëron tërë pushtetin.

Sot të dy kolegët tanë u arrestuan pa u gjykuar nga gjykatësit e nga drejtësia. Makina të mëdha të ngarkuara me policë i kërkonin ata nën një zhurmë shurdhuese sinjalesh e borish alarmi, duke i dhënë kështu lajmin të gjithëve se “po lajnë hesapet me gazetarët”. Ky veprim i egër policor nuk u drejtohet dhe nuk rëndon vetëm mbi dy kolegët tanë që në këto momente po dergjen në qelitë e tmerrshme të burgut, por na kërcënon të gjithëve ne, kërcënon çdo gazetar e çdo qytetar të lirë të vendit tonë. Vini re miq e kolegë: në çdo kohë, natën apo ditën, në rrugë apo në zyrë, në restorant apo në shtëpi, me të drejtë apo pa të drejtë, pa asnjë vendim gjyqi, të vjen policia dhe të dërgon në burg. Pikërisht këtë mesazh morën qytetarët e lirë të vendit tonë sot, me aktin e arrestimit të dy kolegëve tanë. Pikërisht ky është mesazhi më i trishtueshëm kundër lirisë së të gjithëve.

Sot të dy kolegët tanë gazetarë u arrestuan nën inatin e verbër të pjesëve më inatçore të shtetit tonë politik. Ata i paditi Ministri i Mbrojtjes, dhe menjëherë pas kësaj, pjesa tjetër e armatosur e shtetit, policia, pa e zgjatur e pa pritur gjykime, i burgosi gazetarët. Gjatë vitit të kaluar pikërisht ky Ministër kishte paditur për ndjekje penale kryeredaktorin e gazetës Aleksandër Frangaj, dhe arriti vetëm ta burgosë 35 ditë padrejtësisht, por Ministri humbi në gjyq. Humbi dy herë, ndonëse e përdrodhi akuzën në të gjitha anët. Po kështu, kundër gazetës “Koha Jonë” pësoi humbje edhe një ministër tjetër i quajtur Blerim Çela, ministër i kontrollit të shtetit, i cili u kthye nga gjykata edhe me dëshmitarë të humbur. Pikërisht këto inate i shtyjnë ministrat dhe pjesët e egra të shtetit që të hakmerren kundër gazetës indipendente “Koha Jonë”.

Sot të dy gazetarët, kolegët tanë, u arrestuan nga një akuzë tepër absurde. Ata janë akuzuar për të njëjtin shkrim të botuar në gazetë, por me akuza të ndryshme. Ndërsa kryeredaktori Frangaj është arrestuar nën akuzën për përhapje të sekretit shtetëror në botimet në gazetë, gazetari Leka është akuzuar për shpifje dhe publikim të të dhënave që janë të rreme. Vini re në ç’konflikt me veten e tij është pushteti ynë akuzues: të njëjtit fakt që i thotë sekret shtetëror, në të njëjtën kohë i thotë edhe fakt i rremë. Ne kemi pyetur një mijë herë shtetin tonë për këtë lloj absurditeti, por ju lutem pyeteni edhe ju: sekreti shtetëror është i rremë apo e rrema është sekret shtetëror. E vërteta e thjeshtë është kjo: gazeta “Koha Jonë” para disa ditësh ka publikuar një dokument origjinal të nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali që urdhëron oficerët të lenë armët në repart kur shkojnë në shtëpi, dhe një koment të gazetarit Leka rreth këtij dokumenti. Në dokument asgjë nuk ishte shkruar sekret, dhe komenti vetëm komentonte këtë dokument.

Sot të dy kolegët tanë i arrestuan duke u bazuar në kodin e vjetër penal të kohës së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës ku mungonte plotësisht liria e shprehjes dhe e shtypit, ku agjitacioni e propaganda dënoheshin me një jetë burgim. Mjafton të gjykojmë vetëm mbi faktin që akuza është për sekretin shtetëror. Nuk dimë të ketë ndonjë rend demokratik në botën e civilizuar që ta akuzojë gazetarin pse ka botuar fakti dhe dëshmi të vërteta që ai arrin t’i sigurojë me punën e tij si gazetar. Është vetë ligji për shtypin që është miratuar kohët e fundit nga parlamenti shqiptar, ndonëse pa ndonjë dëshirë të madhe për pavarësi shtypi, megjithatë nuk guxon që të ndalojë gazetarin për të marrë e publikuar sekretin. Pa përfillur aspak edhe vetë ligjin për shtypin, pra ligjin e vet, shteti policor shqiptar kapërcen te ligjet e vjetra të diktaturës së ligjëruar dhe me anë të tyre arreston dy kolegët tanë.

Të nderuar miq e kolegë, arrestimi i dy gazetarëve tanë Aleksandër Frangaj e Martin Leka i sjell klimës së vendit tonë dhe njëkohësisht klimës së qytetërimit evropian paralajmërime serioze. Proceset e reja demokratike që filluan tri vjet më parë në Shqipëri tani ndodhen në një rrezik të madh. Pluralizmi politik që u arrit në vendin tonë, tani është krejt i kërcënuar. Liria e shtypit dhe e fjalës që u fitua, tani vihet nën një kërcënim të fundit për jetë a vdekje. Dëshmia më e kobshme është arrestimi i sotëm i dy kolegëve tanë. Shteti shqiptar burgos gazetarët dhe ndërkohë le të lirë kriminelët e hajdutët, të cilët kryejnë vrasje dhe akte vandalizmi kundër jetës së njeriut. Pamje e ashtuquajtur demokratike e shtetit shqiptar është vetëm një fasadë, ajo tashmë nuk ka lidhje me të vërtetën dhe realitetin e shtetit aktual shqiptar, në realitet ky shtet po shkon drejt dhunës. Me këtë rast, u bëjmë apel të gjithë personaliteteve të politikës, të diplomacisë, të jurisprudencës, të gazetarisë e të filozofisë demokratike kudo në Evropë e në botë, që të vështrohet me kujdes e me realizëm e vërteta e hidhur që po i kanoset lirisë së njeriut në Shqipëri. Ju bëjmë apel dhe ju kërkojmë me një vendosmëri dhe me një veneracion të madh, ju të gjithë njerëzve te të cilët besojmë, që të mbroni lirinë tonë, lirinë e dy kolegëve tanë, t’u heqim prangat nga duart e tyre dhe nga shtypi i lirë shqiptar.

Ju lutemi përdorini të gjitha aftësitë tuaja shtetërore, diplomatike, profesionale, për t’i treguar qytetërimit të vërtetë evropian e botëror atë çfarë po ndodh këtu. Na ndihmoni, na mbështetni, na përkrahni në rrugën tonë për të arritur në stadet e nevojshme të lirisë. Kolegët tanë, gazetarët e lirë e të pafajshëm, i duam mes nesh dhe ne, të lirë bashkë me ta.

Redaksia e Gazetës “Koha Jonë”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.