Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 10:47 Nico Paz drejt marrjes së 10 së Messit, por Scaloni ka “frikë” Nico Paz po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në Argjentinë, ku tifozët kanë filluar ta shohin si pasardhësin e Lionel Messit në Kombëtare.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën deri në 9 herë më shumë se inflacioni

Aktualitet E martë, 10 Dhjetor 2024 09:41
Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën deri në 9 herë më shumë se inflacioni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë vitit 2023, inflacioni mesatar ishte 4.7%, por për disa produkte bujqësore që janë baza e shportës rritja e çmimeve ishte 3-9 herë më i lartë se inflacioni.

Të dhëna e përditësuara së fundmi nga INSTAT që i takojnë ndryshimit të çmimeve në produktet bujqësore tregojnë se vitin e kaluar çmimi i qumështit u rrit në intervalet 18- 43 për qind, në krahasim me vitin 2022.

Rritja në këto nivele e çmimit të qumështit, një artikull bazë në shportën e konsumit dhe e rekomanduar çdo ditë për dieta e fëmijëve dhe të rriturve, ishte deri 9 herë më shumë se ndryshimi i përgjithshëm i çmimeve.

Pas qumështit, rrushi kishte gjithashtu rritjen më të lartë vjetore të çmimit me 2022 me rreth 36.2% i ndjekur nga mishi i shpendëve që u rrit me 28 %, agrumet me 26% dhe ullinjtë me 23.8 %.

Në total çmimet e prodhimeve bujqësore u rriten me 14.1 për qind gjatë vitit të kaluar ose rreth 3 herë më shumë se inflacioni.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm ulje të çmimi kishin vetëm drithërat me 17% vitin e kaluar, duke reflektuar rënien pas çmimeve të larta që krijoi lufta në Ukrainë më 2022.

Frutat dhe perimet janë një sektor i rëndësishëm i prodhimit bujqësor në Shqipëri. Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 20% e shportës së konsumit për qytetarët shqiptarë është e fokusuar tek frutat dhe perimet duke e bërë atë një pjesë të rëndësishme të së përditshmes në konsumin e çdo familjeje.

Çmimet e frutave dhe perimeve u rriten gjithashtu me mbi 10%. Perimet dhe frutat përbëjnë një nga nën sektorët më produktivë dhe më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, me mundësi të mira për rritjen e brendshme dhe eksport.

Mund t'ju interesojë

Konfirmohet një rast me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj

Konfirmohet një rast me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj

Para 21 minutash
Takimi Trump-Putin-Xi a është si një “Jaltë 2”?

Takimi Trump-Putin-Xi a është si një “Jaltë 2”?

Para 56 minutash
Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i peshkimit në Vlorë

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i peshkimit në Vlorë

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çmimet e produkteve bujqësore shpesh janë të padrejta, pasi është verifikuar se, çmimet e grumbullimit në ferma janë ulur, ndërsa në tregjet e pakicës ka rritje.

Pikat e grumbullimit në të shumtën e rasteve e mbledhin produktin e fermerëve pa çmim dhe nuk lëshojnë fatura me TVSH, dhe kjo sjell pasoja për të fermerët, sepse fermeri nuk është i njohur me çmimin real me të cilin shitet produkti tregun vendor ose çmimin me të cilin ky produkt është shitur për eksport.

Prodhuesit u ankuan këtë vit për fiksimin e çmimit të blerjes së produkteve nga të gjitha pikat e grumbullimit. Faturat që deklarojnë pikat e grumbullimit dhe nuk përfaqësojnë çmimin real, i cili sipas fermerëve bëhet me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër në tregjet e pakicës në Tiranë çmimet për të gjitha prodhimet bujqësore kanë pësuar rritje dyshifrore./ Monitor

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nico Paz drejt marrjes së 10 së Messit, por Scaloni ka “frikë”
Para 1 minute

Nico Paz drejt marrjes së 10 së Messit, por Scaloni ka “frikë”

DASH miraton shitjen e sistemit raketor HIMARS për Shqipërinë, paketa kap vlerën e 210 milionë dollarëve
Para 4 minutash

DASH miraton shitjen e sistemit raketor HIMARS për Shqipërinë, paketa kap vlerën e 210 milionë dollarëve

Konfirmohet një rast me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj
Para 21 minutash

Konfirmohet një rast me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj

Milani përgatit goditjen e madhe në merkato, synon sulmuesin 22-vjeçar
Para 33 minutash

Milani përgatit goditjen e madhe në merkato, synon sulmuesin 22-vjeçar

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 12 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 12 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 15 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 13 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.