
Detaje të reja janë publikuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjera.
Mësohet se në grupin e Pjerin Xhuvanit ka qenë dhe persona me precedëntë penalë, të cilët kanë qëlluar të parët më armë zjarri. Lajmi konfirmohet nga burimet policore, ndërsa për përplasje me armë zjarri janë bërë disa shoqërime.
Ndërkohë autori i vrasjes së Xhuvanit Arber Paplekaj është dorëzuar në polici. Në deklaratën e tij paraprake është shprehur se ka qëlluar për vetëmbrojtje. Paplekaj mësohet se ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për ti denoncuar në polici.
