Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dilema e naftës në Gjermani, makinat drejt Shqipërisë e Kosovës

Aktualitet E hënë, 26 Korrik 2021 07:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas vendimit të Gjykatës Federale Administrative në Gjermani shtohen kërkesat ndaj industrisë së automjeteve për të modifikuar teknikën e motorëve dizel. Po ashtu rriten shitjet drejt Lindjes, edhe në Shqipëri e Kosovë.

Vendimi i fundit i Gjykatës Federale Administrative të Gjermanisë që u lejon bashkive të qyteteve ndalimin e hyrjes në qendrat e qyteteve të automjeteve me motorë dizel më të vjetër, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit ka sjellë një valë reagimesh në Gjermani. Ndalimi do të prekte jo vetëm personat privatë që kanë automjete dizel të vjetër, por edhe zanatçinjtë gjermanë që përdorin më së shumti automjetet dizel. Shumë kërkojnë që përmirësimin e motorëve ta marrë përsipër vetë industria e automjeteve, edhe shoqata gjermane e zanatçinjve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 6 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 8 orësh
Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Para 9 orësh

Edhe politika ka reaguar. Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe E Majta kanë kërkuar që motorët e vjetër dizel të pajisen me aparatet që përmirësojnë emetimin e gazrave ndotës, dhe koston për këtë ta përballojë industria e automjeteve. Po qe se koncernet e automjeteve kanë ndershmëri dhe mendojnë me perspektivë duhet që ata t’i modifikojnë motorët e vjetër vullnetarisht tha kreu i grupit parlamentar të Të Gjelbërve, Anton Hofreiter të enjten (01.03). “Ata mund ta bëjnë këtë”, tha ai duke pasur parasysh fitimet miliardëshe të kësaj industrie. Hofreiter e quajti skandaloze qëndrimin e qeverisë gjermane që e ka lejuar deri më tani refuzimin e koncerneve. Ndërsa politikani socialdemokrat, përgjegjës për politikën e transportit, Matthias Stein u shpreh se industria nuk duhet t’ikë përgjegjësisë për modifikimin e motorëve dizel.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministrja e Mjedisit, Barbara Hedricks

Kristiansocialët gjermanë (CSU) janë kundër ndalimeve të automjeteve. Ministri bavarez për Transportin e Punët e Brendshme, Joachim Herrmann u shpreh se “ne jemi kundër që t’u ndalohet shoferëve të automjeteve dizel përdorimi i tyre”. Ai apeloi edhe ndaj koncerneve të huaja të automjeteve në Gjermani  të japin kontributin e tyre. Ministrja gjermane e Mjedisit, Barbara Hendricks është shprehur se ndalimi i automjeteve dizel do të prekë vetëm disa qytete. “Ai do të jetë në masë të gjerë i mënjanueshëm”, tha Hendricks në Berlin. Në 70 qytete gjermane tejkalohen vlerat e gazrave të oksidit të azotit (NOx), në 50 prej tyre vetëm në masë të vogël. 20 qytete janë më problematikë, sipas ministres gjermane dhe aty qeveria po përpiqet të marrë masa përmes modifikimit të autobuësve urbanë apo përmirësimin e trafikut.

Rënie e menjëhershme e çmimeve – shitje drejt Shqipërisë e Kosovës. Debati për ndalimin e motorëve dizel ka bërë që të ketë rënie të madhe të çmimeve të automjeteve dizel. Shumë vetë nuk mund ta shesin më automjetin me çmimin e shpresuar. Ajo që dihet është se motori dizel krahasuar me motorin me benzinë emeton më pak dioksid karbonik, por shumë më tepër grimca të oksidit të azotit, që kategorizohen si shumë të rrezikshme për shëndetin. Ndërkohë shumë më tepër automjete dizel po shiten nga Gjermania në vendet europianolindore. Në vitin 2017 ka pasur një rritje dukshëm më të madhe krahasuar me 2016-n, rreth 233.000 automjete dizel janë shitur jashtë Gjermanisë, sidomos në Lindjen europiane, bën të ditur revista gjermane “Java Ekonomike” të enjten (01.03). Rritje të madhe ka shënuar shitja e automjeteve dizel drejt Shqipërisë, Kosovës, Rumanisë, Slovakisë etj, thekson revista ekonomike gjermane. DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 7 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 8 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.