Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Diploma europiane në zemër të Tiranës, Universiteti francez i teknologjisë dhe Politekniku hapin kampus të përbashkët

Aktualitet E hënë, 20 Prill 2026 18:10
Diploma europiane në zemër të Tiranës, Universiteti francez i teknologjisë dhe Politekniku hapin kampus të përbashkët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një kampus i ri ndërkombëtar është hapur në Tiranë nga një universitet francez i specializuar në teknologji dhe universiteti kryesor inxhinierik në vend, me qëllimin për të përafruar arsimin e lartë shqiptar me standardet europiane dhe për të sjellë brenda vendit modele funksionale të universiteteve perëndimore. Bëhet fjalë për Universitetin e Teknologjisë të Compiègne dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, të cilët sot kanë përuruar Kampusin Ndërkombëtar UTC-UPT (ICCT). Risia më e këtij kampusi janë diplomat e dyfishta. Studentët që regjistrohen në këto programe marrin një diplomë që njihet si në Shqipëri ashtu edhe në Francë. Mësimi në këtë program ndërkombëtar zhvillohet në disa gjuhë shqip, frëngjisht dhe në disa raste edhe anglisht.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Që në tetorin e kaluar, 48 studentë janë bërë pjesë e dy programeve Bachelor në inxhinieri informatike dhe elektronike. Përzgjedhja ka qenë rigoroze, por me një qasje më fleksibël sepse njohja e gjuhës frënge nuk ka qenë kusht për t’u futur, duke i hapur derën më shumë studentëve. Nga ana tjetër, kampusi sjell edhe një program Master të dyfishtë në inteligjencë artificiale, ku çdo vit pritet të përzgjidhen rreth 25 studentë. Kjo është një nga fushat më të kërkuara sot globalisht dhe synimi është që studentët shqiptarë të kenë akses në këtë nivel specializimi pa qenë nevoja të largohen jashtë.

Mund t'ju interesojë

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 4 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 5 orësh
Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjist...

Para 6 orësh

Projekti nuk ndalet vetëm te mësimi. Në planet afatmesme dhe afatgjatë synohet ngritja e një shkolle doktorature dhe krijimi i një qendre inovacioni, e frymëzuar nga modeli francez i UTC-së, i njohur për lidhjen e fortë mes universitetit, kërkimit dhe industrisë. Në fakt, bashkëpunimi mes dy universiteteve nuk ka nisur sot. Ai daton që nga viti 2009 dhe është ndërtuar hap pas hapi, përmes shkëmbimeve studentore, programeve të përbashkëta Master dhe përfshirjes në iniciativa europiane si Erasmus Mundus.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vetë modeli i universitetit francez mbi të cilin mbështetet ky projekt konsiderohet inovativ sepse ai kombinon mësimin teorik me punën praktike, projektet konkrete dhe ndërthurjen e disiplinave, duke i përgatitur studentët jo vetëm si inxhinierë, por si profesionistë që kuptojnë lidhjen mes teknologjisë, shoqërisë dhe ekonomisë. Pas kësaj nisme qëndron edhe një mbështetje e fortë institucionale nga Franca. Përmes ambasadës në Tiranë dhe strukturave të saj, janë siguruar fonde, ekspertizë teknike dhe bashkëpunim me institucionet franceze të arsimit të lartë. Ky kampus i ri do tu lejojë studentëve shqiptarë që të fitojnë më shumë mundësi. Ata do të mund të ndjekin programe cilësore, të marrin diploma të njohura ndërkombëtarisht dhe ta bëjnë këtë pa u larguar nga Shqipëria.

Etiketat e lidhura

Universiteti francez i teknologjisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 4 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 5 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 6 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 6 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 10 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 9 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 8 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 10 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.