Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 09:14 Rama nuk ndalet, përsërit sërish ftesën e dialogut me studentët Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur për të disatën ditë radhazi ftesën për dialog me studentët. Në një video të shpërndarë në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Disa banka dhe ATM janë shkatërruar, AAB tregon për depozitat monetare dhe ka një apel për qytetarët

Aktualitet E enjte, 15 Tetor 2026 20:07
Disa banka dhe ATM janë shkatërruar, AAB tregon për depozitat monetare dhe ka një apel për qytetarët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Degë bankare dhe ATM janë dëmtuar në Tiranë nga revolta studentore, që prej 3 ditësh e ka kthyer vendin sisituatë lufte. Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), thotë se për arsye sigurie, një pjesë e bankave kanë kufizuar përkohësisht shërbimet në degë dhe kanë reduktuar oraret e punës. Në një njoftim për publikun, AAB sqaron se zhvillimet kanë ndikuar në ofrimin e shërbimeve bankare, duke bërë që në disa raste klientët të mos marrin shërbimin me kapacitetin dhe standardin e zakonshëm. Shoqata dhe bankat anëtare u kanë kërkuar mirëkuptim klientëve për vështirësitë dhe vonesat e shkaktuara nga kjo situatë, ndërsa kanë theksuar se aktiviteti do të vijojë në varësi të kushteve dhe vlerësimeve të sigurisë.  AAB u bën thirrje qytetarëve që përpara se të paraqiten në degët bankare, të kontrollojnë njoftimet zyrtare në faqet e internetit dhe kanalet e komunikimit të bankave të tyre. Gjithashtu, klientët inkurajohen të përdorin shërbimet bankare digjitale për pagesa, transferta dhe transaksione të tjera që mund të kryhen në distancë.

Njoftimi i plotë

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar gjatë protestave të ditëve të fundit, informon publikun se disa degë bankare dhe ATM janë prekur nga veprime që kanë shkaktuar dëme materiale.

Për shkak të zhvillimeve në terren dhe me prioritet sigurinë e klientëve dhe të punonjësve, një pjesë e mirë e bankave kanë operuar përkohësisht me numër të reduktuar degësh dhe/ose me orar të kufizuar. Në raste të caktuara nuk ka qenë e mundur që klientëve t’u ofrohej shërbimi me kapacitetin dhe standardin e zakonshëm. AAB dhe bankat anëtare kërkojnë mirëkuptimin e klientëve për çdo vështirësi apo vonesë të shkaktuar nga kjo situatë e jashtëzakonshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bankat do të vijojnë aktivitetin sipas kushteve dhe orareve të përcaktuara nga secila prej tyre, në varësi të situatës dhe vlerësimeve të sigurisë. Ftojmë klientët që, përpara se të paraqiten në degë, të konsultojnë njoftimet zyrtare në faqet e internetit dhe kanalet e tjera të komunikimit të bankës së tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në të njëjtën kohë, klientët inkurajohen që, kur është e mundur, të përdorin kanalet bankare digjitale për kryerjen e pagesave, transfertave dhe transaksioneve të tjera të disponueshme në distancë.

AAB thekson se dëmet e evidentuara janë materiale dhe veprimet ndaj ambienteve fizike apo pajisjeve nuk cenojnë, në vetvete, depozitat e klientëve dhe funksionimin e sektorit bankar. Bankat vijojnë të zbatojnë masat dhe procedurat për ruajtjen e sigurisë, vazhdimësinë e aktivitetit dhe mbrojtjen e interesave të klientëve.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi për ditën e sotme, 3 nëntor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 3 nëntor 2026

Para 11 minutash
Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Para 10 orësh
Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Para 10 orësh

Sistemi bankar është një infrastrukturë thelbësore për qytetarët, bizneset dhe ekonominë shqiptare dhe një kontribues i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, nëpërmjet kreditimit të familjeve dhe sipërmarrjeve, lehtësimit të pagesave dhe transaksioneve, punësimit dhe kontributit në të ardhurat në buxhetin e shtetit. Prandaj të gjithë bashkë të ruajmë sistemin bankar dhe atë financiar si e mirë e përbashkët, të mos sulmohen degët e bankave dhe objektet e tjera financiare.

Bankat mbeten të angazhuara për vijimësinë e shërbimit normal sa më shpejt që kushtet e sigurisë ta lejojnë, duke vlerësuar me prioritet mbrojtjen e klientëve, punonjësve dhe infrastrukturës bankare.

Etiketat e lidhura

Shoqata Shqiptare e Bankave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama nuk ndalet, përsërit sërish ftesën e dialogut me studentët
Para 1 minute

Rama nuk ndalet, përsërit sërish ftesën e dialogut me studentët

Cristiano Ronaldo Junior merr ftesën e parë në Kombëtaren U-17 të Portugalisë
Para 8 minutash

Cristiano Ronaldo Junior merr ftesën e parë në Kombëtaren U-17 të Portugalisë

Horoskopi për ditën e sotme, 3 nëntor 2026
Para 11 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 3 nëntor 2026

Renditja e Superiores/ Egnatia nis shkëputjen, Partizani rigjen fitoren
Para 15 minutash

Renditja e Superiores/ Egnatia nis shkëputjen, Partizani rigjen fitoren

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 10 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 10 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

3 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 10 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

4 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 11 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.