Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 14:01 Taksi ajror autonom fluturon me pasagjer në Japoni Një mjet ajror autonom dyvendësh, EH216-S i kompanisë kineze EHang, kreu në prefekturën japoneze Yamanashi fluturimin e parë demonstrues me pasagjer, pa pilot në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Do iki të qetësohem”, Prokuroria e Shkodrës zbardh çfarë deklaroi Alma në kafen e saj të fundit me kunatën

Aktualitet E hënë, 6 Maj 2024 17:49
”Do iki të qetësohem”, Prokuroria e Shkodrës zbardh çfarë deklaroi Alma në kafen e saj të fundit me kunatën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria e Shkodrës, ka zbardhur detaje nga ngjarja tragjike, ku Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët e saj janë hedhur në lumin Buna, duke humbur jetën dhe duke lënë pas shumë mistere. Prokuroria ka zbardhur edhe kafen e fundit të nënës me 3 fëmijët bashkë me kunatën e saj, e cila ka treguar se Alma i ka thënë se do të ikë të shqetësohet. ”Në datën 02.05.2024, pasdite ,Alma me fëmijët e mitur ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, në lagjen “Iliria” Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas kanë dalë jashtë, ku Alma i ka thënë kuantës se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një jave tek shtëpia e tij që të qetësohej”,-thuhet në njoftimin e Prokurorisë Shkodër.

Njoftimi i Prokurorisë së Shkodrës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr. 511/2024, mbi bazën e materialeve procedurale të përcjella nga Komisariati i Policisë Shkodër, referuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit E.A.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër, shtetasi E.A., i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij A.A., bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja A.A. me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën V.P., në lagjen “Iliria” Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas kanë dalë jashtë, ku shtetasja A.A. i ka thënë shtetases V.P. se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një jave tek shtëpia e tij që të qetësohej. Më pas është ndarë nga kunata, ku shtetasja A.A. bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Janë administruar pamje filmike të marra nga lokali në lagjen “Iliria”, Shkodër, ku dallohet momenti që shtetasja A.A. del me kunatën e saj. Më pas, duket shtetasja A.A. së bashku me 3 fëmijët e saj, duke vazhduar rrugën në drejtim të “Urës së Bunës”, në anën perendimore, ndërsa kunata e saj vazhdon nga ana lindore. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024.

Mund t'ju interesojë

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Para 1 ore
Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Para 1 ore
Hipoteza e Riemann: studiuesi i Anthropic thotë se e zgjidhi me Claude

Hipoteza e Riemann: studiuesi i Anthropic thotë se e zgjidhi me Claude

Para 1 ore

Në vijim nga ana e shërbimeve të policisë është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasve A.A. e datëlindjes 15.11.1985, E.A. e datëlindjes 20.10.2015, G.A e datëlindjes 17.09.2015 dhe A.A. i datëlindjes 27.03.2021. Rezulton se në datën 04:05.2024 rreth orës 22:00, shërbimet e policisë janë njoftuar se ështe gjetur trupi i pa jetë i një fëmijë të mitur, në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njesia Administrative Dajç, identifikuar si shtetasja E.A. e datëlindjes 20.10.2015. Është bërë kqyrja e kufomës së shtetases E.A. në prani të mjekut ligjor, ku nga kqyrja e jashtme nuk janë kosntatuar shenja dhune. Është vendosur kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasen E.A., me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Nga ana e policisë gjyqësore është ushtruar kontroll banese shtetasit E.A., ku nuk janë konstatuar sende të paligjshme.

Deri në këtë faze janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases A.A., e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

Në këto kushte është kryer ndalimi i shtetasit E.A., si i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itenerarit të shtetases A.A. dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale.

Etiketat e lidhura

Alma Arazi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taksi ajror autonom fluturon me pasagjer në Japoni
Para 3 minutash

Taksi ajror autonom fluturon me pasagjer në Japoni

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët!
Para 16 minutash

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët!

Doktrina bërthamore e Iranit: Araqchi sheh argumente të arsyeshme për ndryshim
Para 33 minutash

Doktrina bërthamore e Iranit: Araqchi sheh argumente të arsyeshme për ndryshim

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri
Para 1 ore

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 14 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 17 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 19 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 14 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.