Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90.1 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gara për PE/ Marco Salihu, kandidati i vetëm shqiptar në TV më të madh të Veneto-s: Shfuqizoni ligjin Bosi-Fini

Aktualitet E premte, 24 Maj 2024 18:42
Gara për PE/ Marco Salihu, kandidati i vetëm shqiptar në TV më të madh të Veneto-s: Shfuqizoni ligjin Bosi-Fini
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

”Amendojeni ose shfuqizojeni ligjin Bossi Fini”, tha dje, kandidati i vetëm shqiptar në listat e partive italiane për zgjedhjet në Parlamentin Europian, Marco Muharrem Salihu, në TV Veneto, në një debat të fortë ku merrnin pjesë dy krahët e politikës italiane, në moderimin e gazetarit me eksperiencë, Luigi Bacialli.

Kritikën e tij për këtë ligj diskriminues të tejkaluar nga koha e mbështetën të dy krahët e politikës, madje dhe prej të djathtës. Në debatin e fortë që zgjati dy orë, kandidati shqiptar foli dhe për njohjen e shpejtë të dokumentave të studimit dhe atyre profesionale të shqiptarëve, në kushtet kur Shqipëria si pjesë e Ballkanit, ka treguar se është pjesë e një territori me afërsi kulturore, ekonomike, historike me Italinë.

“Ju e dini se tashmë ka italianë që po shkojnë në Shqipëri, për biznes, pensione, turizëm, dhe disa ligje nuk kanë kuptim për të frenuar apo kufizuar lëvizjen e lirë nga Shqipëria dhe Ballkani”, nënvizoi ai. Ndërkohë, Marco Muharrem Salihu, foli dhe për shembuj të suksesshëm të integrimit të bashkëkombasve tanë në Itali. Tema e qendrave të strehimit për emigrantët e huaj në territorin shqiptar zuri vend në debatin e fortë në TV Veneto.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kandidati i Stati Uniti d’Europa për Rajonin e Verilindjes, në shkëmbim të kësaj ndihme që po jep Shqipëria për Italinë dhe BE për frenimin e emigracionit klandestin, kërkoi lehtësira për produktet shqiptare në tregun italian.

“Kur bëhet fjalë për Evropën nuk mundesh mos fol per punë ekonomie, dhe ndaj kemi Marko Salihu, një sipërmarrës që punon në Venecia me origjinë shqiptare, kandidati për zgjedhjet evropiane. Nga pikëpamja e politikës ekonomike industriale sipas mendimit tuaj cfarë duhet bërë më shumë në Evropë?”,–ishte prezantimi me të cilat moderatori Bacialli, e ftoi kandidatin Marco Salihu të merrte fjalën. Salihu i kërkoi ekonomisë italiane, shtetit italian, që është i prekur nga njëlloj emigracioni, nga vendet fqinjë në Ballkan, por dhe pellgje të tjera gjeografike, të ndiqte shembullin e Gjermanisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Duhen hapur qendra trajnimi profesional, shkolla, në vendet nga vjen emigracioni me kulturë më të ngjashme me atë italiane. Kështu ata vijnë të përgatitur në territorin tonë”, tha ai. Salihu shprehu mirënjohjen e shqiptarëve për Italinë, një vend që i ka dhënë mundësi të pafundme bashkëkombasve tanë, që rezultojnë sot komuniteti më i integruar.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë

Para 14 minutash
Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Durrës e Shkodër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Durrës e Shkodër

Para 14 minutash
Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Para 7 orësh

Etiketat e lidhura

Marco Muharrem Salihu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë
Para 14 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë

Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026
Para 14 minutash

Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Durrës e Shkodër
Para 14 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Durrës e Shkodër

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 7 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 7 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 9 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 11 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 7 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.