Sot Shqipëria feston 29 nëntorin, 79-vjetorin e Çlirimit të vendit nga nazitët.
Krerët e shtetit, Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë zhvilluar homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në nderim të të rënëve për lirinë e Atdheut.
Në ceremoninë zyrtare, i pranishëm ka qenë edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.