Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.1 lekë dhe shitet me 90.9 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.9…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Françesku: Le të lëvdojmë Zotin për mrekullinë e jetës

Aktualitet E diel, 22 Dhjetor 2024 13:34
Papa Françesku: Le të lëvdojmë Zotin për mrekullinë e jetës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ditët kalojnë me shpejtësi të çuditshme, ndërsa bota mbarë jeton atmosferën e pritjes së një ngjarjeje të re, tejet të dëshiruar: Krishtlindjen dhe fillimin e Vitit Shenjt me shtegtime të mëdha drejt Romës. Po Papa, gjatë veprimtarive të dendura të kësaj kohe, ka marrë një të ftohtë të lehtë, ndaj sot nuk ia drejtoi personalisht fjalën turmës, që e priste në Shesh të Vatikanit.

Sot të dielën e katër të kohjës së Ardhje “ Ungjilli na paraqet Marinë që, pas lajmërimit të Engjëllit, viziton Elizabetën, kushërirën e saj të moshuar (shih Lk 1,39-45), edhe ajo në pritje të një foshnjeje” – këto, fjalët e para të lutjes shqiptuar në Shtëpinë e Shën Martës, e të ndjekura, si zakonisht nga Sheshi i Shën Pjetrit përplot me njerëz ardhur nga gjithë bota, e i stolisur nga Betlehemi e Bredhi i Krishtlindjes.

Dhurata e jashtëzakonshme e amësisë

Ungjilli i kësaj së diele na paraqet Marinë, e cila, pas njoftimit të Engjëlli të Zotit, viziton Elizabetën, të afërmën e saj të moshuar (shih Luka 1,39-45), edhe ajo në pritje të një fëmije. Prandaj, takimi i tyre është takimi i dy grave të lumtura për dhuratën e jashtëzakonshme të amësisë: Maria pret, kohët e fundit, Jezusin, Shëlbuesin e botës (shih Luka 1,31-35) ndërsa Elizabeta, pavarësisht nga mosha e shtyrë, pret Gjonin, që do të përgatisë rrugën para Mesisë (shih Luka 1,13-17).

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 11 minutash
Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Para 12 minutash
Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Para 8 orësh

Të dyja kanë shumë arsye për t’u gëzuar dhe ndoshta ne mund t’i ndjejmë të largta, protagoniste të mrekullive kaq të mëdha, që normalisht nuk ndodhin në përvojën tonë. Por mesazhi, që dëshiron të na japë Ungjilltari, pak ditë para Krishtlindjeve, është tjetër:

“Soditja e shenjave të jashtëzakonshme të veprimit shëlbues të Zotit nuk duhet të na bëjë të ndihemi larg tij, por të na ndihmojë të rinjohim praninë e tij dhe dashurinë e tij pranë nesh, për shembull në dhuratën e çdo jete, të çdo fëmije të mbartur në barkun e nënës”.

Në Shesh Papa shikon nënat me fëmijët e tyre, e ndoshta ka edhe nga ata që janë në “pritje”.

Mrekullia e jetës

Nëna në pritje, bukuri e jetës në vijim:

“Ju lutem, të mos qëndrojmë indiferentë ndaj pranisë së tyre, të mësojmë të mahnitemi nga bukuria e tyre dhe, siç bënë Elizabeta e Maria, t’i bekojmë nënat tona dhe t’i japim lavdi Zotit për mrekullinë e jetës!”.

Vëllezër dhe motra – vijon lutja e Engjëllit të Zotit – duke kujtuar këto ditë krejt të pazakonta, kur na pëlqen të krijojmë një atmosferë festive me drita, dekorime dhe muzikë Krishtlindjesh:

“Të kujtohemi, megjithatë, të shprehim ndjenja gëzimi sa herë takojmë një nënë që mban fëmijën e saj në krahë ose në prehër”.

Bekuar je mbi gjithë gratë

Kur të ndodhë kjo, të lutemi në zemrat tona dhe të themi me vete, si Elizabeta: “Bekuar je mbi gjithë gratë e bekuar fryti i barkut tënd!” (Lk 1:42); E të këndojmë si Maria: “Shpirti im e madhëron Zotin” (Lk 1,46), që të jetë e bekuar çdo amësi e në çdo nënë të botës të lartohet e të falënderohet emri i Zotit, që ua beson njerëzve pushtetin për t’u dhënë jetë fëmijëve!

Të falënderojmë, o Zot, që u bëre njeri, si ne

Së shpejti do të bekojmë “shtatoret e vogla” që keni sjellë – kujtoi Papa, duke soditur në ekran fëmijët me shtatoret e Krishtit Fëmijë, në pritje të bekimit. Atëherë mund të pyesim veten: a e falënderoj Zotin pse u bë njeri si ne, për të ndarë gjithçka, përveç mëkatit? A e lavdëroj dhe e bekoj Atë për çdo fëmijë që lind? A e mbështes dhe e mbroj vlerën e shenjtë të jetës së fëmijëve, që nga zënia e tyre në barkun e nënës?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Maria, e Lumja mbi gjithë gratë, na bëftë të aftë të provojmë habi e mirënjohje përpara misterit të jetës, që lind”.

R.SH. / Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 11 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 11 minutash

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 12 minutash

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 7 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 8 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 7 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 8 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 11 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.