Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 09:21 Gazment Bardhi: Nuk janë më parti politike, por organizata kriminale që luftojnë për pushtet! Gazment Bardhi shkruan pas publikimi të sulmeve të Elisa Spiropalit se “Nuk janë më parti politike, por organizata kriminale që luftojnë për pushtet!”. Dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Françesku: T’i japim hapësirë ​​brenda nesh zërit të Shpirtit Shenjt

Aktualitet E diel, 19 Maj 2024 17:48
Papa Françesku: T’i japim hapësirë ​​brenda nesh zërit të Shpirtit Shenjt
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Në solemnitetin e Rrëshajëve kremtojmë zbritjen e Shpirtit Shenjt mbi Marinë dhe Apostujt. Në Ungjillin e festësë, Jezusi flet për Shpirtin Shenjt dhe thotë se Ai na mëson “gjithçka që ka dëgjuar” (shih Gjoni 16:13). Solemniteti i Rrëshajëve kremtohet në ditën e pesëdhjetë, duke filluar nga dita e Pashkëve. “Pentecoste” – “Rrëshajë” është emri i lashtë grek për festën hebraike të Shavuot, festë falënderimi. Për ne, të krishterët, festa kur Shpirti Shenjt zbret mbi Marinë e mbi Apostujt!

R. Sh. / Vatikan

Në solemnitetin e  sotëm të Rrëshajëve, “vijojmë t’i lutemi Shpirtit Shenjt që të frymëzojë vullnete dhe gjeste dialogu e pajtimi për paqen në Tokën Shenjte, në gjithë Lindjen e Mesme, në Ukrainë e vende tjera”. Ky, urimi i Papës Françesku, shprehur në lutjen e Mbretëreshës Qiellore, kremtuar në mesditë në Sheshin e  Shën Pjetrit në Vatikna, në prani të shumë besimtarëve të ardhur nga vende të ndryshme.

Shpirti Shenjt na mëson gjithçka që ka dëgjuar!

Sot, në  solemnitetin e Rrëshajëve – nis shpjegimin e lutjes Papa –  kremtojmë zbritjen e Shpirtit Shenjt mbi Marinë dhe Apostujt. Në Ungjillin e liturgjisë, Jezusi flet për Shpirtin Shenjt dhe thotë se Ai na mëson “gjithçka që ka dëgjuar” (shih Gjoni 16:13). Por çfarë do të thotë kjo shprehje? Çfarë ka dëgjuar Shpirti Shenjt? E çfarë do të na tregojë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çka na tregon Shpirti Shenjt?

Ai, për ne, është dëshmitar i një dialogu të bukur: dialogut të Atit me Birin, që i shprehin dashurinë njëri-tjetrit. Ungjijtë na japin disa shpjegime: për shembull, kur Jezusi pagëzohet nga Gjoni në Jordan, dëgjohet një zë nga qielli, që thotë: “Ti je Biri im, i dashuri” (Mk 1:11); ose, para varrit të Lazrit, Jezusi thërret: “O Atë, të falënderoj […], e dija se më dëgjon gjithmonë” (Gjn 11,41); e përsëri, në Kopshtin e Ullinjve, kur lutet: “Mos u bëftë vullneti im, por yti” (Lk 22,42); në Kryq, kur ndërmjetëson për vrasësit e tij: “O Atë, fali ata se nuk dinë çfarë bëjnë” (Lk 23,34); e, më në fund, para se të vdesë: “O Atë, në duart e tua po e lëshoj shpirtin tim” (Lk 23,46).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë kuptimi kanë fjalët e shqiptuara mbi kryq?

Fjalët e thëna mbi kryq, janë fjalë që shprehin ndjenja të mrekullueshme, si dashuri, mirënjohje, besim, mëshirë. Fjalë, që na bëjnë të vetëdijshëm për një marrëdhënie të bukur, të ndritshme, konkrete dhe të qëndrueshme siç është dashuria e përjetshme e Zotit. Janë pikërisht fjalët transformuese të dashurisë, të cilat Shpirti Shenjt na i përsërit dhe është mirë që t’i dëgjojmë, sepse lindin dhe rritin në zemrat tona të njëjtat ndjenja dhe të njëjtat synime.

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Nuk janë më parti politike, por organizata kriminale që luftojnë për pushtet!

Gazment Bardhi: Nuk janë më parti politike, por organizata kriminale që luftojnë për pu...

Para 2 minutash
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Para 12 minutash
Motra e Neda Ballukut rrëfen situatën e së motrës: Institucionet nuk po zbatojnë vendimin e gjykatës

Motra e Neda Ballukut rrëfen situatën e së motrës: Institucionet nuk po zbatojnë vendim...

Para 24 minutash

Të ushqehemi me fjalët e Krishtit në kryq, çdo ditë!

Prandaj është e rëndësishme të ushqehemi me fjalët e Krishtit çdo ditë, duke e lexuar dhe duke e medituar Fjalën e Zotit, duke e marrë me vete në Ungjillin e xhepit, duke përfituar nga çastet e favorshme për ta dëgjuar e ridëgjuar!

Kur flet Zoti, hesht njeriu!

Prifti dhe poeti Clemente Rebora, duke folur për kthimin e tij, shkroi një ditë në ditar: “Dhe Fjala i heshti përrallisjet e mia!” (Curriculum vitae). Dëgjimi i Fjalës së Zotit e bën të heshtë çdo bisedë njerëzore! Ja se si mund t’i  japim hapësirë ​​brenda nesh zërit të Shpirtit Shenjt. Dhe pastaj, në adhurim dhe lutje, veçanërisht në lutje të thjeshtë dhe të heshtur. E edhe duke i thënë fjalë të mira njëri-tjetrit, duke i bërë jehonë zërit të ëmbël të Ngushëlluesit për njëri-tjetrin.

Si mund ta dëgjoj më mirë zërin e Shpirtit Shenjt?

Të lexosh dhe të meditosh Ungjillin, të lutesh në heshtje, të thuash fjalë të mira, nuk janë gjëra të vështira, të gjithë mund t’i bëjmë. E pastaj, edhe ta pyesim veten: çfarë vendi zënë këto veprime në jetën time? Si mund t’i kultivoj ato, për ta dëgjuar më mirë Shpirtin Shenjt dhe për t’u bërë jehona e tij për të tjerët?

“Maria, e pranishme në Rrëshajë me Apostujt, na bëftë t’i bindemi zërit të Shpirtit Shenjt”.

Dy fjalë për Solemnitetin e Rrëshajëve

Solemniteti i Rrëshajëve kremtohet në ditën e pesëdhjetë, duke filluar nga dita e Pashkëve, pra në fund të javës së shtatë pas Pashkëve. Prandaj është   festë e lëvizshme, që varet nga data e Pashkëve. E edhe festë, që shoqëron fillimin e të korrave. Emri “Pentecoste” – “Rrëshajë” është emri i lashtë grek për festën hebraike të Shavuot, festë falënderimi. Për ne, të krishterët, festa kur Shpirti Shenjt zbret mbi Marinë e mbi Apostujt! Festë e madhe, pra, e shumëpritur!  Këtë na e shpjegoi sot Papa në lutjen e së dielës!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Nuk janë më parti politike, por organizata kriminale që luftojnë për pushtet!
Para 2 minutash

Gazment Bardhi: Nuk janë më parti politike, por organizata kriminale që luftojnë për pushtet!

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë
Para 12 minutash

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre
Para 22 minutash

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Motra e Neda Ballukut rrëfen situatën e së motrës: Institucionet nuk po zbatojnë vendimin e gjykatës
Para 24 minutash

Motra e Neda Ballukut rrëfen situatën e së motrës: Institucionet nuk po zbatojnë vendimin e gjykatës

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 10 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 12 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 14 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 10 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.