
Një i ri u ka shpëtuar nga duart efektivëve të policisë te Blloku i Ministrive, teksa po shoqërohej pas sulmeve të protestuesve.
Ndërsa policët po përpiqeshin ta shoqëronin, protestues të tjerë i kanë rrethuar për të penguar ndërhyrjen.
Në këtë moment, i riu ka arritur të shkëputet nga efektivët dhe ia ka mbathur me vrap.
“Kam qenë me duart lart”, dëgjohet të thotë një tjetër protestues gjatë shoqërimit nga policia. Në ato moment, te turma mbërriti edhe deputeti i PD, Saimir Korreshi.
