Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qeveria britanike: Bashkë me Sali Berishën ”non-grata” do të tjerë politikanë majtas dhe djathtas

Aktualitet E martë, 21 Maj 2024 20:01
Qeveria britanike: Bashkë me Sali Berishën ”non-grata” do të tjerë politikanë majtas dhe djathtas
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në dokumentin që disponon ”Top Channel” të dosjes britanike për ndalimin e hyrjes të Sali Berishës, janë përfshirë edhe kundërshtitë e ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptar. Në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” ku u zhvillua apeli i paprecedentë kur një ish kryeministër i kundërvihet vendimit të qeverisë britanike, avokatët e zotit Berisha kanë dhënë argumentet e tyre se përse vendimi i sekretares së shtetit Priti Patel ishte jo i drejtë.

“Vendim-marrësit nuk mund ti bazojnë gjetjet e tyre në fakte të pambështetura në prova apo që bazohen në pikëpamje të cilat në mënyrë të arsyeshme nuk mund të qëndrojnë. Akuzat e sekretares së shtetit për përfshirje kriminale dhe korruptive të marra në konsideratë janë pohime të rreme dhe jo të bazuara në fakte”,-deklaruan avokatët e Berishës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 3 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

Thelbi i kundërshtimeve të tjera të vendimit sipas avokatëve të zotit Berisha kanë të bëjnë me këto aspekte: “Sekretaria e shtetit në mënyrë të ligjshme nuk mund të marrë në konsideratë veprime të ndërmarra kur zoti Berisha ishte kryeministër apo president. Ndalimi për të hyrë në Britaninë e Madhe është i motivuar politikisht dhe i influencuar prej kundërshtarëve. Bazuar në doktrinën e imunitetit sovran, kjo ia pamundëson Britanisë së Madhe ti refuzojë hyrjen e Sali Berishës apo një kreu shteti në detyrë apo jo në detyrë në lidhje me përfshirje në abuzime gjatë periudhës së drejtimit. Qeveria shqiptare kishte të dhëna më herët se apeluesit Sali Berisha do ti ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe. Dy ambasadorët e fundit Britanik janë jo të paanshëm. Për ndërtimin e parkut energjetik zoti Berisha nuk është potencialisht i përfshirë në ndonjë akt kriminal lidhur me këtë çështje”,–theksuan avokatët e Berishës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë shqyrtimit të apelit në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” ministria e punëve të brendshme Home Office tha këtë argument në hedhjen poshtë të pretendimit të ish kryeministrit demokrat se “ndalimi hyrjes në Britaninë e Madhe është i motivuar politikisht dhe i influencuar prej kundërshtarëve.

“Apeluesi Sali Berisha ishte njëri prej një numri individësh për të cilët ndalimi i hyrjes i është rekomanduar sekretares së shtetit. Ky grup ishte i balancuar politikisht me përfshirje nga të gjitha anët e politikës shqiptare”,-thuhet në dokumentin që disponon Top Channel. Lisa Giovannetti KC, përfaqësuese e qeverisë angleze në këtë proces, si prapësime të pretendimeve të zotit Berisha i dha gjykatës se përpara marrjes së vendimit sekretaria e shtetit u konsultua me Ministrinë e Punëve të Jashtme Foreing Office nga ku mori këtë opinion.

“Ka një probabilitet dhe risk të ulët apeluesi Berisha mund të mbaje pozicione në qeveri potencialisht si kryeministër apo president. Ministria e Punëve të jashtme Foreing Office dhe Bashkimi Europian në Tiranë vlerësojnë se PD nuk ka gjasa të jetë e suksesshme në zgjedhjet e ardhshme. Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që kjo të ndodhë teksa apeluesi Sali Berisha mund të jetë kryetar i PD. Ai është 77 vjeç, mbase mund të zëvendësohet nga dikush më i ri deri në zgjedhjet e 2025 por kjo nuk është e garantuar”,–i tha gjykatës, Lisa Giovannetti KC, përfaqësuese e qeverisë britanike gjatë apelit të ndërmarrë nga ish-kryeministri demokrat, Sali Berisha.

Etiketat e lidhura

Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 3 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 7 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.