
“Pushuesit e Velipojës janë dëshmitarët më të drejtpërdrejtë të asaj që ka ndodhur me transformimin e hapësirave, sistemimin, pastërtinë dhe të gjithë punën e bërë nga institucionet publike e bizneset private për t’u garantuar një sezon me standarde, të sigurt dhe mikpritës të gjithëve atyre që zgjedhin këtë bregdet”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.