
Po zhvillohet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku disa protestues janë të pajisur me goma të cilat mesa duket do digjen sërish para bashkisë.
Policia e Shtetit ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste, e cila pritet të jetë agresive nga protestuesit, ndërkohë që efektivët kanë blinduar hyrjen e bashkisë duke vendosur edhe gardh metalik.
Mësohet se një policë është lënduar pasi është goditur me shishe në kokë.