
Dy nga të plagosurit e ngjarjes ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani janë transferuar në kryeqytet, në spitalin e Traumës.
Dy personat janë nxjerr me barela dhe të mbuluar me çarçaf për mos t’u identifikuar para kamerave. Gjatë transportimit ishin të vetëdijshëm dhe lëviznin gjymtyrët e sipërme.
Njëri prej tyre sipas burimeve është dhëndri i viktimës, Eltjon Bodinaku, ndërsa tjetri është Emiljan Prenga.
