
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë mbrëmje fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni.
Autori është identifikuar nga policia, me iniciale N.M. dhe është shpallur në kërkim. Mendohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj me njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, teksa policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur vrasjen dhe sqaruar rrethanat e dinamikën.
Uniformat blu nuk kanë shkuar ende në vendngjarje për shkak të zonës së thellë malore ku ka ndodhur krimi.