Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 08:33 Zelensky e quan Putinin vrasës pas fjalëve të Trump për mikun Zelenskyy e quan Putinin "vrasës" pasi Trump e quajti liderin rus "mik". Rusia nisi një valë të madhe sulmesh ndaj Ukrainës, me të paktën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Iran, mbahet funerali i presidentit dhe drejtuesve të tjerë të lartë të vendit

Bota E mërkurë, 22 Maj 2024 16:49
Iran, mbahet funerali i presidentit dhe drejtuesve të tjerë të lartë të vendit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të mërkurën në Teheran u mbajt ceremonia e varrimit e presidentit të vendit Ebrahim Raisi, ministrit të jashtëm Hossein Amirabdollahian, si dhe zyrtarëve të tjerë, që humbën jetën në fillim të kësaj jave, pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonin.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei u lut mbi arkivolet e tyre e më pas turma prej qindra mijëra njerëzish, ndoqi kortezhin për nder të viktimave, në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Vëzhguesit thanë se pjesmarrja në funeral ishte dukshëm më e ulët se në ceremoninë e varrimit në vitin 2020 për nder të gjeneralit të Gardës Revolucionare Qassem Soleimani, i cili u vra pas një sulmi amerikan me dron në Bagdad.

Shumë nga pjesëmarrësit thanë se kishin ardhur nga zona të tjera të Republikës Islamike, një tregues se si e shihnin Ebrahim Raisin, ata që jetojnë në kryeqytetin e vendit. Ky i fundit fitoi presidencën me një pjesëmarrje të ulët rekord dhe më vonë mbikëqyri goditjet e përsëritura ndaj disidentëve, përfshirë protestat pas vdekjes së Mahsa Aminit në vitin 2022, e cila u vra në duart e policisë së moralit, pasi nuk mbante shami në kokë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vdekja e zyrtarëve të lartë iranianë vjen në një moment politikisht delikat për Iranin, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Presidenti 63 vjeçar, Ebrahim Raisi, diskutohej si pasardhësi i mundshëm i udhëheqësit suprem të Iranit, 85-vjeçarit, Ali Khamenei. Asnjë nga presidentët e kaluar, që janë ende gjallë të Iranit – përveç zotit Khamenei, i cili ka qenë president nga 1981 deri në 1989-ën – nuk u panë në pamjet televizive që transmetoi televizioni shtetëror të mërkurën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Autoritetet nuk dhanë asnjë shpjegim mbi mungesën e tyre. Autoritetet kanë caktuar tashmë 28 qershorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Për momentin nuk ka asnjë favorit të qartë për këët detyrë në mesin e elitës politike të Iranit, veçanërisht asnjë që të jetë një klerik shiit, si zoti Raisi.

Mund t'ju interesojë

Zelensky e quan Putinin vrasës pas fjalëve të Trump për mikun

Zelensky e quan Putinin vrasës pas fjalëve të Trump për mikun

Para 2 minutash
Trump për Iranin: Dua marrëveshje të vërtetë, propozimi i Teheranit i papranueshëm

Trump për Iranin: Dua marrëveshje të vërtetë, propozimi i Teheranit i papranueshëm

Para 12 orësh
Trump: Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë me mjete diplomatike

Trump: Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë me mjete diplomatike

Para 13 orësh

Muajin e kaluar gjatë mandatit të Embrahim Raisit, Irani nisi një sulm të pashembullt ndaj Izraelit, ndërsa ky i fundit vazhdonte goditjen e Hamasit, në Rripin e Gazës. Irani e ka mbështetur grupin militant gjatë gjithë luftës dhe ka ofruar armatime për të.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh mori pjesë në lutjet e së mërkurës në mëngjes, vetëm dy ditë pasi prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare tha se do të kërkonte një urdhër-arresti për të dhe të tjerë persona, lidhur me sulmin e 7 tetorit, që u bë shkak për luftën Izrael-Hamas.

Në sulmin e pashembullt në jug të Izraelit, militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë 1200 persona dhe morën peng 250 të tjerë. Që nga fillimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit janë vrarë mbi 35 mijë palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga grupi militant. /Zëri i Amerikës/

Etiketat e lidhura

Ebrahim Raisi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zelensky e quan Putinin vrasës pas fjalëve të Trump për mikun
Para 2 minutash

Zelensky e quan Putinin vrasës pas fjalëve të Trump për mikun

Rama publikon takimin me studentët: “Protesta po, dhuna jo”, dakordësi për…
Para 17 minutash

Rama publikon takimin me studentët: “Protesta po, dhuna jo”, dakordësi për…

Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro
Para 33 minutash

Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 9 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 11 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 13 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 9 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.