Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 23:13 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto) Kryeministri Rama publikon në ora 23.00 të kësaj të premte shënimin: “Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Kuvendi gjithëserb” në Beograd! Analiza nga REL: Nga lutjet për Serbinë dhe Republikën Sërpska

Bota E shtunë, 8 Qershor 2024 09:48
”Kuvendi gjithëserb” në Beograd! Analiza nga REL: Nga lutjet për Serbinë dhe Republikën Sërpska
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga lutjet për Serbinë dhe Republikën Sërpska, përmes deklaratës, te folklori. Kështu u konceptua “Kuvendi gjithëserb” me emërtimin “Një komb, një kuvend Serbia dhe Sërpska”.

Me idenë e vërtetimit të unitetit serb, kjo ngjarje e shpallur edhe si “festë e madhe”, mbahet të shtunën në Beograd. Në të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe zyrtarë të institucioneve më të larta të Serbisë dhe të Republikës Sërpska.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, pjesëmarrje paralajmëruan edhe përfaqësues të serbëve të rajonit dhe personalitete të Kishës Ortodokse Serbe. Në Beograd po qëndrojnë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve të Kosovës. Kuvendi po mbahet në kohën e forcimit të retorikës së autoriteteve në pushtet për “rrezikimin e popullit serb”, për shkak të miratimit në Kombet e Bashkuara të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u kundërshtua nga Beogradi dhe Banjalluka.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Serbia loboi kundër miratimit të rezolutës, sepse Beogradi zyrtar, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, nuk e njeh gjenocidin në Srebrenicë dhe përdor cilësimin “krim i tmerrshëm”. Fillimisht, kuvendi ishte paraparë të mbahej më 5 dhe 6 maj, në dy festat fetare, Pashkë dhe Shën Gjergji. Por, Dodik kërkoi të shtyhej mbajtja, pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën. Në Srebrenicë, pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë mbi 8.000 burra e djem boshnjakë, në korrik të vitit 1995.

Mund t'ju interesojë

Trump për Iranin: Dua marrëveshje të vërtetë, propozimi i Teheranit i papranueshëm

Trump për Iranin: Dua marrëveshje të vërtetë, propozimi i Teheranit i papranueshëm

Para 5 orësh
Trump: Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë me mjete diplomatike

Trump: Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë me mjete diplomatike

Para 6 orësh
TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

Para 6 orësh

Rezoluta, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, u miratua më 23 maj.

Si do të duket Kuvendi?

Kuvendi fillon me lutje në Tempullin e Shën Savës, siç është paralajmëruar, për Serbinë dhe Republikën Sërpska. Po ashtu, do të ketë një takim të zyrtarëve më të lartë të Serbisë dhe të entitetit të Bosnjë e Hercegovinës – Republikës Sërpska, si dhe patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Dhe më pas do të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, në të cilën u paralajmërua edhe prania e personaliteteve të kishës. Në atë mbledhje, siç është paralajmëruar, do të duhet të miratohet edhe deklarata për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike, si dhe të së ardhmes së përbashkët të popullit serb. Shënimi qendror i manifestimit do të jetë në Sheshin qendror të Republikës, me 48 ansamble folklorike dhe 2.500 valltarë. Ngjarja përfundon në mbrëmje, me fishekzjarrë nga Parku i Republikës Sërpska.

Çfarë dihet për deklaratën e paralajmëruar?

Një ditë para mbajtjes së Kuvendit, deklarata ishte ende duke u harmonizuar. Beogradi theksoi se është mjaft e sigurt se ky dokument do të ketë një “bazë të fortë” në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe në Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës. Kështu ka paralajmëruar ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Nemanja Staroviq, në një paraqitje në transmetuesin publik serb – RTS, më 7 qershor.

Marrëveshja e Dejtonit i dha fund luftës në vitin 1995 dhe Bosnje e Hercegovina u përcaktua si një shtet i dy entiteteve – Federata e Bosnje e Hercegovinës, si dhe Republika Sërpska dhe distrikti Bërçko. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u tha gazetarëve, më 7 qershor, se Serbia dëshiron të tregojë “jo gjithmonë unitet pikëpamjesh, por unitet në vendosmërinë për të mos fshehur përkatësinë tonë të të njëjtit popull”.

“Sa i përket Republikës Sërpska (duam të tregojmë) respekt për Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, si dhe neutralitetin ushtarak dhe shumë parime të tjera të Serbisë dhe Republikës Sërpska”, shtoi ai. Një ditë para Kuvendit gjithëserb, Qeveria e Serbisë miratoi disa protokolle dhe memorandume për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Sërpska.

Pse nevojitej Kuvendi?

Kuvendet, si mënyrë për të marrë vendime, praktikoheshin në kohët e hershme. Ky model i vjetër popullor-kishtar i vendimmarrjes, i cili e ka origjinën nga mesjeta, tashmë është rikthyer në skenë nga Vuçiqi dhe Dodiku. Marko Millosavleviq nga Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë se në këtë mënyrë po rrumbullakohet koncepti i “botës serbe”.

“Qytetarëve të kombësisë serbe, si në Serbi ashtu edhe në Bosnje e Hercegovinë, u është paraqitur përkatësia etnike e tyre si identiteti më i rëndësishëm, e jo të drejtat dhe liritë e tyre civile, të cilat këtu lihen anash”, vlerësoi ai. Ideja e një “bote serbe” u proklamua nga nënkryetari pro-rus i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, kur ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa presidenti i Serbisë, Vuçiq, mohoi se një gjë e tillë është politikë zyrtare.

Duke komentuar mbajtjen e kuvendit, Millosavleviq thotë se përmes aktiviteteve të kësaj ngjarjeje shihet roli i madh i Kishës Ortodokse serbe, por jo në mënyrën që e lejon Kushtetuta e Serbisë. “Përkundrazi, ne po shohim një shkelje flagrante të parimit të laicitetit”, tha Millosavleviq. Duke vënë në dukje se bashkëpunimi kulturor dhe ekonomik është legjitim, ai thotë se shpallja e deklaratës shkakton “dyshim, madje edhe një lloj frike”, veçanërisht ndaj popujve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Para kuvendit, Dodik u takua me Putinin

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, më 7 qershor, pritën zyrtarët e Republikës Sërpska në vendkalimin Raça e Sremit (Sremska Raça). Millorad Dodik, president i Republikës Sërpska arriti në kuvend pas një takimi tjetër me liderin rus Vladimir Putin, me të cilin foli në Shën Petersburg. Dodik, udhëheqës pro-rus i serbëve në Bosnje e Hercegovinë, i cili është nën sanksionet amerikane dhe britanike, falënderoi Putinin që Rusia nuk votoi Rezolutën për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Putin theksoi se Rusia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe tha se “Dejtoni është baza për ruajtjen e situatës në Bosnje e Hercegovinë, por edhe për zhvillimin”. Dodik u takua me Putinin në momentin e krizës më të re politike në Bosnje e Hercegovinë, e shkaktuar nga lëvizjet e autoriteteve të entitetit të Bosnje e Hercegovinës – Republikës Sërpska – pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën.

Më 30 maj, Qeveria e Republikës Sërpska caktoi një grup pune me qëllim të hartimit të një propozimi për një marrëveshje mbi “ndarjen paqësore” në Bosnje dhe Hercegovinë. Në prag të kuvendit, Dodik njoftoi se do të kërkonte mbështetjen e Serbisë në lidhje me “ndarjen” e Republikës Sërpska dhe Federatës së Bosnje e Hercegovinës.

Lidhur me këtë, Vuçiq është përgjigjur se “nuk mund” të komentojë nismën e ndarjes dhe se qëndrimi i Serbisë është respektimi i Marrëveshjes së Dejtonit. Një përpjekje për t’u shkëputur do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, me të cilat është përcaktuar statusi i dy entiteteve. /REL/

Etiketat e lidhura

Kuvendi gjithëserb
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 2 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 2 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!
Para 2 orësh

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane
Para 3 orësh

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 2 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 5 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 7 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 2 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.