Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

NATO 2025: Trump, Ukraina dhe shpenzimet e mbrojtjes sfidat

Bota E premte, 3 Janar 2025 10:02
NATO 2025: Trump, Ukraina dhe shpenzimet e mbrojtjes sfidat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

NATO përballet me disa sfida në vitin e sapo nisur. Aleanca duhet të vendosë se si të forcojë mbrojtjen e saj kundër Rusisë, të mbështesë Ukrainën dhe të merret me një president të paparashikueshëm si Trump në SHBA.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, në fund të vitit bëri të ditura përparësitë e Aleancës për 2025, përmes një fjalimi ogurzi ku theksoi se lufta është shumë afër pragut të aleancës ushtarake.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 7 orësh
Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 7 orësh
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 10 orësh

“Mjafton një ditë që të udhëtosh me makinë nga Brukseli në Ukrainë” – tha ai gjatë një fjalimi në muajin dhjetor nga Carnegie Europe. “Bombardimet ruse po ndodhin shumë pranë. Afër po fluturojnë dhe dronët iranianë. Dhe jo shumë larg, po luftojnë ushtarët koreano-veriorë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rutte shfrytëzoi këtë rast për të kërkuar mbështetjen e publikut për rritjen e shpenzimeve dhe investimeve për mbrojtjen, jo vetëm për të forcuar sigurinë europiane, por edhe për të ndihmuar Ukrainën dhe ndaluar Rusisë që të përparojë më tutje.

Më shumë shpenzime për mbrojtjen nënkupton fitore ndaj Trump?

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga ana e anëtarëve europianë të NATO-s do të ndihmonte aleancën në sfidën e saj për të menaxhuar një president amerikan të papërballueshëm si Donald Trump. Ndërkohë që të gjithë presidentët e viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar kombeve europiane për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen e tyre, Trump është i vetmi i cili ka kërcënuar se do t’i braktisë anëtarët e Aleancës të cilët nuk kanë mundur të paguajnë më tepër.

Në përpjekjen për të fituar ndaj këtij presioni të Trump, gjatë vitit të fundit, shumë shtete europiane e arritën pragun prej 2% të PBB për mbrojtjen. Tani, teksa Trump përgatitet të bëjë betimin si president, thuhet se NATO mund ta çojë këtë përqindje nga 3-4.

“Na duhet më shumë kohë që të konsultohemi me njëri-tjetrin dhe të vendosim saktësisht se në çfarë niveli duhet të jenë shpenzimet. Por do të jenë patjetër më shumë se 2%” – konfirmoi Rutte. “Më lejoni të jem krejt i sinqertë me ju: nëse doni thjesht të shpenzoni më tepër dhe jo më cilësisht, atëherë duhet të arrini kuotën prej të paktën 4%”.

Ekspertët thonë se Trump me shumë mundësi do të votojë për 4% dhe aleatët europianë do të jenë të këshilluar mirë për të ofruar marrëveshje që ai i konsideron si të duhurat.

“Europianëve u nevojitet që t’i ofrojnë marrëveshje të mirë Shteteve të Bashkuara” – thotë për DW Gesine Weber, studiuese pranë “Fondit Marshall” në Gjermani (GMF). “Një model në të cilin SHBA-të mund të ishin ‘prapavijë’ ose një ‘mbrojtësi i çasteve të fundit’, ndërkohë që europianët japin siguri për të gjithë mbrojtjen europiane dhe përmbushin të gjitha kriteret”.

Përpjekjet dhe mangësitë europiane në forcimin e NATO-s

Anëtarët europianë të NATO-s kanë rënë dakord se u nevojitet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre, duke marrë përsipër të prodhojnë më shumë dhe të mbushin boshllëqet logjisitike.

Në vitin 2024 NATO organizoi “Steadfast Defender”, stërvitjen më të madhe ushtarake të saj që nga Lufta e Ftohtë. Në dhjetor vendosi të rishikojë strategjinë e luftës hibride të hartuar në vitin 2015, pas shtimit të rasteve të dyshuara për sabotazh me urdhër të Moskës gjatë viteve të fundit.

Ka gjithashtu një përpjekje të bashkërenduar për të shtuar trupat e pozicionuar në kufijtë e NATO -s. Gjermania, për shembull, ka vendosur që të dërgojë 5 mijë ushtarë në Lituani deri në vitin 2027.

Anëtarët europianë të NATO-s përballen me një disavantazh specifik kur vjen puna tek inteligjenca, mbikqyrja dhe aftësitë zbuluese, si: satelitë që vëzhgojnë territorin e armikut ose helikopterë transporti që mund të mbajnë pajisje të përmasave të mëdha apo numër të madh trupash në distanca të largëta.

Përmirësimet e vitit të ardhshëm përfshijnë edhe këtë sektor, por ekspertët mendojnë se nevojitet më shumë se një dekadë për rritjen e këtyre kapaciteteve për të cilat, europianët për momentin varen krejtësisht nga Shtetet e Bashkuara.

“Europianët kanë pak satelitë dhe do të duhen 10-15 vjet për të mbushur këtë boshllëk, por sfida parësore për shtetet europiane është që të bëjnë gati paratë për projekte të tilla” – tha për DW Rafael Loss, studies i politikave në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili ka në qendër të punës së tij studimin e sigurisë dhe mbrojtjes në zonën e Euro-Atlantikut.

Përfitimet e NATO-s shkojnë përtej Atlantikut Verior

Aleatët europianë të NATO-s argumentojnë se aleanca jo vetëm garanton siguri dhe prosperitet në të dyja anët e Atlantikut, por përforcon përgjigjen e Uashingtonit ndaj Pekinit, në rajonin Indo-Paqësor.

Ata kanë përmirësuar lidhjet me katër partnerët e tyre, të ashtuquajturit “AP4”: Australinë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut dhe Japoninë, me qëllim përballimin e partnertitet “të pakufishëm” mes Kinës dhe Rusisë. Bashkëpunimi i NATO-AP4 pritet të sjellë më shumë shkëmbim informacionesh të inteligjencës gjatë vitit 2025.

“Aleatët po përpiqen t’i tregojnë Trump se brakisja e NATO-s do t’ia bënte shumë më të vështirë atij përballjen me Kinën” – thotë Loss.

Si do ta menaxhojë Trump Ukrainën? “E panjohura e madhe”

Ndërkohë që pushtimi rus në Ukrainë hyn së shpejti në vitin e tretë dhe udhëheqësit europianë kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre për Kievin, gjithsesi nuk ka dyshime se nëse SHBA-ja ndërpret ndihmën, atëherë Europa s’do të ishte në gjendje të plotësonte më pas hapësirat boshe.

Shkurtimet e buxhetit kombëtar kanë bërë që edhe shtetet më të pasura europiane të bëjnë premtime më të përmbajtura për Ukrainën, veçanërisht pa ditur nëse SHBA, mbështetësja kryesore financiare dhe ushtarake e saj, do të vazhdojë me të njëjtën linjë.

“Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte një tjetër ‘pikë madhore fërkimi’ brenda Aleancës” – thotë për DW Kristine Berzina, drejtuese e “GMF Geostrategy North” në Uashington.

Shtetet europiane të NATO -s e mbështesin në përgjithësi anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë – me Gjermaninë paksa ‘më jashtë vije’ – por nëse administrata Trump është kundër zgjerimit, atëherë ky angazhim do të ishte i kotë.

Sipas Berzinës, presidenti ukrainas Zelenskyy ka qenë shumë i qartë në qëndrimet e tij, se e ardhmja e Ukrainës duhet të jetë në NATO. Por ajo shtoi se zëvendëspresidenti i ardhshëm amerikan, JD Vance “ka shprehur dyshime rreth kësaj trajektoreje”.

Presidenti francez Emmanuel Macron e mikpriti Zelenskyyn në rihapjen e katedrales së “Notre Dame” pak javë më parë. Ekspertët thonë se qëllimi ishte që të zbuste qëndrimin e Trump rreth Ukrainës dhe të ndikonte në favor të Kievit.

Por askush nuk e di se si do të veprojë Trump. “Kjo është një e panjohur e madhe” – thotë Loss./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 31 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 46 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 52 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.