Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 09:37 Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it Jakup Krasniqi ka zhvilluar sot vizitën e fundit në banesën e tij në Kosovë, përpara se të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ngjarjet kryesore në 2024, sipas “The Economist” – Zgjedhje që prekin 4.2 mld njerëz dhe ndryshim i pushteteve energjetike

Bota E diel, 19 Maj 2024 11:34
Ngjarjet kryesore në 2024, sipas “The Economist” – Zgjedhje që prekin 4.2 mld njerëz dhe ndryshim i pushteteve energjetike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Jeta ikën me shpejtësi, pavarësisht ngarjeve që ndodhin, qofshin këto konflikte të armatosura, rivizatimi i hartës globale të burimeve të energjisë, apo përparimi i shpejtë i inteligjencës artificiale (AI). Bota po ndryshon me shpejtësi marramendëse. Nga situata në Lindjen e Mesme, adoptimi i automjeteve elektrike e deri te trajtimi i obezitetit, gjërat duken shumë ndryshe, krahasuar me mënyrën se si i shikonim një apo dy vjet më parë.  The Economist ka listuar 10 prej ngjarjeve kryesore, që pritet të shoqërojnë botën gjatë vitit 2024.

  1. Zgjedhjet!

Zgjedhjet anembanë botës, për shumë njerëz, do të sjellin në vëmendje gjendjen globale të demokracisë. Do të jenë më shumë se 70 palë zgjedhje në vitin 2024, në vendet ku jetojnë rreth 4.2 miliardë njerëz, dhe për herë të parë preket rreth gjysma e popullsisë së botës. Por ndërsa ka më shumë votime se kurrë më parë, jo domosdoshmërisht ka më shumë demokraci, pasi shumë zgjedhje nuk do të jenë as të lira dhe as të drejta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
  1. Zgjedhet në Amerikë, me efekte globale

Votuesit dhe gjykatat do të japin verdiktet e tyre për Donald Trump, i cili ka 1 në 3 shanse për të rifituar presidencën. Rezultati mund të përcaktohet nga disa dhjetëra mijëra votues, në një pjesë të vogël të shteteve. Por pasojat do të jenë globale, duke prekur gjithçka, nga politikat e klimës e deri tek mbështetja ushtarake për Ukrainën. Në të vërtetë, manipulimi i zgjedhjeve në Rusi mund të nënkuptojë se fati i Vladimir Putin varet më shumë nga votuesit amerikanë sesa nga ata rusë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
  1. Europa duhet të ringrihet

Për arsyet e mësipërme, Europa duhet të shpejtojë dhe t’i sigurojë Ukrainës mbështetjen ushtarake dhe ekonomike të nevojshme për një luftë të gjatë, ndërsa të përcaktojë një rrugë drejt anëtarësimit përfundimtar në Bashkimin Europian. Kjo është gjëja e duhur për t’u bërë, dhe njëkohësisht të marrë masat e nevojshme për të qënë e përgatitur nëse Trump rimerr pushtetin dhe tërheq mbështetjen për Ukrainën.

Mund t'ju interesojë

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Para 44 minutash
Zelensky e quan Putinin vrasës pas fjalëve të Trump për mikun

Zelensky e quan Putinin vrasës pas fjalëve të Trump për mikun

Para 1 ore
Trump për Iranin: Dua marrëveshje të vërtetë, propozimi i Teheranit i papranueshëm

Trump për Iranin: Dua marrëveshje të vërtetë, propozimi i Teheranit i papranueshëm

Para 13 orësh
  1. Trazirat në Lindjen e Mesme

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit dhe hakmarrja e Izraelit kundër Gazës, kanë përmbysur qetësinë në rajon dhe kanë hedhur poshtë idenë se bota mund të vazhdojë të injorojë gjendjen e vështirë të palestinezëve. A do të kthehet në një konflikt më të gjerë rajonal, apo do të ofrojë një shans të ri për paqe? Për Amerikën, superfuqinë globale, kjo është gjithashtu një provë nëse mund të përshtatet me një botë më komplekse dhe kërcënuese.

  1. Bota, përballë një çrregullimi multipolar

Plani i Amerikës për t’u kthyer në Azi dhe për t’u fokusuar më shumë në rivalitetin e saj me Kinën, është zbehur nga lufta në Ukrainë dhe tani në Gaza. Rusia, gjithashtu, është e hutuar dhe po humbet ndikimin. Konfliktet e ngrira po shkrihen dhe luftërat e ftohta lokale po nxehen në mbarë botën. Paqëndrueshmëria në rajonin e Sahel në Afrikë po rritet. Bota po përgatitet për më shumë konflikte tani që “momenti unipolar” i Amerikës ka përfunduar.

  1. Një tjetër luftë e ftohtë

Ndërkohë që rritja ekonomike në Kinë është ngadalësuar, tensionet rriten mbi Tajvanin dhe Amerika vazhdon të kufizojë aksesin kinez në teknologjitë e avancuara, retorika e “luftës së re të ftohtë” është ngurtësuar. Por kompanitë perëndimore që përpiqen të reduktojnë varësinë e zinxhirëve të tyre të furnizimit nga Kina do ta kenë shumë më të lehtë ta thonë sesa ta bëjnë këtë gjë. Ndërkohë, të dyja kampet do të tërheqin “fuqitë e mesme”, jo vetëm për burimet e tyre të gjelbra.

  1. Një gjeografi e re energjetike

Tranzicioni drejt energjisë së pastër po krijon superfuqi të reja të gjelbra dhe po rivizaton hartën e burimeve të energjisë. Litiumi, bakri dhe nikeli kanë shumë më tepër rëndësi, ndërsa nafta dhe gazi, dhe rajonet që dominojnë furnizimin e tyre, kanë më pak rëndësi. Konkurrenca për burimet e gjelbra po riformëson gjeopolitikën dhe tregtinë, dhe po krijon disa fitues dhe humbës të papritur. Ndërkohë, një luftë është duke u zhvilluar mes votuesve që i konsiderojnë politikat miqësore me klimën si një komplot elitar kundër njerëzve të zakonshëm.

  1. Paqartësitë ekonomike

Ekonomitë e zhvilluara dolën më mirë se sa pritej në vitin 2023, por nuk janë ende në kapacitet të plotë, pasi normat e interesit do të qëndrojnë “të larta për një kohë më gjatë” dhe do të jenë të dhimbshme për kompanitë dhe konsumatorët, edhe nëse shmangen recesionet. Më në rrezik është Kina, që mund të përballet me një deflacion.

  1. Inteligjenca Artificiale bëhet realitet

Bizneset po e adoptojnë Inteligjencën Artificiale, rregullatorët po e rregullojnë dhe teknikët vazhdojnë ta përmirësojnë. Debati do të intensifikohet mbi qasjen më të mirë rregullatore dhe nëse argumentet mbi “rrezikun ekzistencial” janë një mashtrim, nga i cili përfitojnë pushtetarët. Përdorimet dhe abuzimet e papritura do të vazhdojnë të shfaqen. Shqetësimet janë të shumta për efektin e Inteligjencës Artificiale në vendet e punës dhe potencialin për ndërhyrje në zgjedhje. Ndikimi i tij më i madh deri më tani? Kodim më i shpejtë.

  1. Një botë e bashkuar

Ndoshta dallimet ideologjike do të lihen mënjanë ndërsa bota do të shijojë Lojërat Olimpike të Parisit, astronautët që rrotullohen rreth Hënës, Kampionatin Europian të Futbollit, apo Kupën e Botës në kriket. Gjasat janë të pakta, por ka edhe nga ata që shpresojnë për një unitet global.

Lidion Kulla / SCAN

Material i përgatitur nga portali Sctan TV

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it
Para 8 minutash

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

ERION VELIAJ MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËS
Para 11 minutash

ERION VELIAJ MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËS

Rinovimi i kontratave te Inter, plani i Oaktree shqeteson yjet
Para 13 minutash

Rinovimi i kontratave te Inter, plani i Oaktree shqeteson yjet

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale
Para 14 minutash

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 10 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 13 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 15 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 10 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.