Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Leoni XIV nga Vatikani: Qeveritë nuk duhet ta shdërrojnë pasurinë në armë, që shkatërrojnë popujt

Bota E diel, 21 Shtator 2025 13:51
Papa Leoni XIV nga Vatikani: Qeveritë nuk duhet ta shdërrojnë pasurinë në armë, që shkatërrojnë popujt
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në meshën që kryesoi sot, më 21 shtator, në famullinë e Shën Anës, në Vatikan, Papa theksoi se paratë nuk duhet të përdoren kundër njerëzimit, por për të mirën e përbashkët. Inkurajoi të “ecim me shpresë në një kohë të kërcënuar seriozisht nga lufta”, të karakterizuar nga drama e popujve të tërë, që “sot shtypen nga dhuna dhe, akoma më shumë, nga indiferenca e paturpshme”. Ndërmjet bashkëkremtuesve, augustiniani Gioele Schiavella, ish-famullitar, që sapo mbushi 103 vjeç

Nga famullia e Shën Anës në Vatikan, në kufi ndërmjet Vatikanit dhe Romës, Papa Leoni XIV bëri thirrje të mos i nënshtrohemi mendësisë së kësaj kohe “të kërcënuar seriozisht nga lufta”. Fjalët e tij në homelinë e meshës së kremtuar sot, më 21 shtator, në kishën e vogël, për të cilën kujdesen sivëllezërit e tij augustinianë, nxisin për t’u bërë dëshmitarë të bamirësisë dhe të paqes, për të shpallur, pikërisht para tragjedive të sotme, “me fjalë dhe vepra, se Jezusi është Shpëtimtari i botës, Ai që na liron nga çdo e keqe”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një festë intime, familjare, e ngrohur nga prania e atë Gioele Schiavella, një frat augustinian që sapo mbushi 103 vjeç, për të cilin Papa e falënderoi Zotin në fillim të homelisë. Ka qenë famullitar i Shën Anës nga viti 1991 deri në vitin 2006 e tani jeton atje. Fytyra e tij e qeshur dhe e butë ishte prani e këndshme në liturgjinë, që vijoi me një mendim të vazhdueshëm për viktimat e konflikteve, të cilat po e shkatërrojnë botën. Kremtimi i Eukaristisë të së dielës në këtë kapelë, ku mblidhet një grup i vogël besimtarësh, por ku mund të hyjnë edhe turistë nga jashtë Vatikanit, shërbeu për të tërhequr vëmendjen drejt kishës, së cilës i kalojnë pranë shumë shtegtarë, në radhë për të hyrë në Portën Shenjte jubilare të bazilikës së Shën Pjetrit. Një vend i hapur për lutje, dëgjim dhe bamirësi. E këtu, Papa takoi, përveç famullitarit, atë Mario Millardi, edhe Eprorin e përgjithshëm të Urdhrit, atë Joseph Farrell, zgjedhur më 9 shtator.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ku duam ta vendosim zemrën, kujt duam t’i shërbejmë?
Jetët tona duhet të orientohen nga e mira e përbashkët, nënvizoi Papa, e jo nga etja për pasuri a pushtet. Duke komentuar fragmentin ungjillor marrë nga Shën Luka, në të cilin, siç theksoi Ipeshkvi i Romës, “Jezusi vë qartas ballë për ballë Zotin e pasurinë”, Leoni XIV këshilloi të ndjekim gjurmët e tij e “të mbajmë një qëndrim të qartë dhe koherent”.

Mund t'ju interesojë

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai...

Para 7 orësh
Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dh...

Para 8 orësh
Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Data përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të vendeve anëtare

Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Data përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të ...

Para 9 orësh

“Kjo nuk është zgjedhje e kushtëzuar, si shumë të tjera, as ndonjë opcion, që mund të rishikohet me kalimin e kohës, sipas situatës. Duhet të marrim vendim për stilin e jetesës. Bëhet fjalë për vendin ku e vëmë zemrën, për ta bërë të qartë kë duam sinqerisht, kujt i shërbejmë me përkushtim dhe cila është vërtet e mira jonë”.

Vetëm paraja nuk shpëton; ajo krijon rivalitet dhe mosbesim
Papa Leoni XIV vuri në dukje rrezikun që etja për pasuri të zëvendësojë Zotin në zemrat tona. Nuk është paraja që shpëton, theksoi ai, është Ati i mirë, që e ngre dhe e larton të varfrin, që kujdeset për nevojtarët, si dhe për ata që, pavarësisht nga mundësitë e tyre ekonomike, vuajnë nga mjerimi shpirtëror e moral.

“Tundimi është ky: të mendojmë se pa Zotin mund të jetojmë mirë gjithsesi, ndërsa pa pasuri do të ishim të trishtuar dhe të munduar nga një mijë nevoja. Para sprovës së nevojës, ndihemi të kërcënuar, por në vend që të kërkojmë ndihmë me besim dhe të ndajmë si vëllezër, bëjmë llogari, grumbullojmë, duke i parë me dyshim dhe mosbesim të tjerët. Këto mendime e shndërrojnë fqinjin në konkurrent, rival, ose në dikë nga i cili mund të përfitojmë”.

Politikanët të mos e përdorin pasurinë kundër njerëzimit
Jepni, mos vidhni; planifikoni një shoqëri më të mirë, mos kërkoni pazarllëqe me çmimin më të ulët. Këto janë fjalë të qarta të Papës, të cilat orientojnë drejt një stili jetese, që i vendos përparësitë në rendin e duhur. “Fjala e Zotit, në fakt, nuk i vë njerëzit kundër njëri-tjetrit, në klasa rivale”, theksoi Ati i Shenjtë, “përkundrazi, i nxit të gjithë drejt një revolucioni të brendshëm, drejt një kthese, që fillon në zemër”.

“Sot, në veçanti, Kisha lutet që udhëheqësit e kombeve të lirohen nga tundimi për ta përdorur pasurinë kundër njerëzimit, duke e shndërruar atë në armë, që shkatërrojnë popujt dhe në monopole, që poshtërojnë punëtorët. Ata që i shërbejnë Zotit bëhen të lirë nga pasuria, por ata që i shërbejnë pasurisë mbeten skllevër të saj! Kush kërkon drejtësi, e shndërron pasurinë në të mirë të përbashkët; kush kërkon dominim, e shndërron të mirën e përbashkët në pre të lakmisë së vet”.

Popuj të tërë kërcënohen nga dhuna, që i çon në mjerim
Leoni XIV kujtoi shkrimet e Shën Augustinit, i cili na inkurajon ta imitojmë me zell Krishtin, jo duke u lidhur pas të mirave materiale, që, siç shpjegoi më tej Pasardhësi i Shën Pjetrit, e prishin zemrën dhe e kompromentojnë të ardhmen.

“Ju inkurajoj – përfundoi Papa – të ecni me shpresë në këtë kohë të kërcënuar seriozisht nga lufta. Popuj të tërë, sot, shtypen nga dhuna dhe, akoma më shumë, nga indiferenca e paturpshme, e cila i braktis në mjerim. Përballë këtyre tragjedive, nuk duam të nënshtrohemi, por të shpallim, me fjalë dhe vepra, se Jezusi është Shpëtimtari i botës, Ai që na çliron nga çdo e keqe”.

R.SH. – Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 1 ore

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 7 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 7 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 21 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 10 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 8 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.