Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pas fitores së Orban mbyllet gazeta konservatore në Hungari?

Bota E martë, 3 Gusht 2021 05:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një ditë e keqe për median e lirë në Hungari. E përditshmja Magyar Nemzet u mbyll. Pas kësaj qëndron një grindje e ndërlikuar midis Orbanit dhe një oligarku me të cilin ai qe dikur mik.

Lajmi plasi në redaksi “si një sulm terrorist me bombë”, kështu i përshkruan që të paktën punonjësit e “Magyar Nemzet” ndjenjat e tyre kur lexuan se gazeta e tyre do të mbyllet. Kjo gazetë konservatore ka traditë të gjatë dhe është thememluar në vitin 1938. Në faqen e parë të numrit të fundit të gazetës qe shtypur një shirit i ri me mbishkrimin  “1938 – 2018”. Në një deklaratë redaktorët shkruajnë: “Ne besojmë se demokracia dhe informimi i paanshëm i publikut në Hungari do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe shpresojmë të rikthehemi!”

Mbyllja e gazetës pas fitores së fundit në zgjedhjet e së dielës të Viktor Orbánit ka një histori të komplikuar. Gazeta “Magyar Nemzet” “Kombi Hungarez”, ishte pas përfundimit të diktaturës komuniste media kryesore nacional-konservatore. Në vitin 2000 gazeta u bashkua në mënyrë jo të qartë me një gazetë tjetër të djathtë dhe kaloi nën kontrollin e oligarkut hungarez Lajos Simicska. Ai është një mik i vjetër dhe shoku shkolle i Viktor Orbanit, dhe për dy vjet e gjysmë ka qenë një eminencë enigmatike gri brenda partisë së Orbanit Fidesz.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 4 orësh
Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Para 7 orësh
Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 8 orësh

Me perandorinë e tij të biznesit “Këzgép” në të cilën ndër të tjera bëjnë pjesë firma ndërtimi dhe kompani mediatike, ai organizonte në prapavijë financat e partisë Fidesz dhe i siguroi asaj pavarësinë ekonomike me anë marrëveshjesh të dyshimta. Simicska i qëndroi besnik Orbanit edhe pas disfatës në vitin 2002 dhe ngriti një sipërmarrje të fuqishme mediatike besnike të partisë Fidesz, sepse Orbani mendonte se i kishte humbur zgjedhjet për shkak të njoftimeve në mediat armiqësore hungareze.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas fitores së Orbanit në vitin 2010 firmat e Simicskas fituan shumë tendera publikë dhe oligarku u bë një ndër njerëzit më të fuqishëm të Hungarisë. Kjo zgjoi dyshime te Orbani që e konsideron atë si tepër të fuqishëm. Në vitin 2015 shokët e dikurshëm u prishën, sepse Simicska donte që të bashkëqeveriste jozyrtarisht.

Gazetari interesash

Pas prishjes së tyre më 6 shkurt 2015 mediet e oligarkut e ndërruan katërcipërosht kursin dhe filluan ta kritikonin Orbanin në të gjitha drejtimet dhe përmes të gjitha kanaleve, në gazetën Magyar Nemzet, televizionin Hír TV dhe radion Lánchíd Rádió. Njëkohësisht ato filluan të mbështesnin partinë askohe ekstremiste të djathtë Jobbik.

Materialet e publikuara në mediat e kompanisë mediatike të Simicskas ishin materiale të nisura nga interesa të cakuara dhe jo shkrime të pavarura. Para zgjedhjeve në to publikoheshin detaje për afera kurruptive të Orbanit, ndërkohë që vetë Simicska kishte qenë dikur vetë pjesë e tyre.

Homogjenizimi i mediave

Edhe pse gazeta “Magyar Nemzet” nuk qe ndonjë fanar i shtypit të lirë, mbyllja e saj tregon për homogjenizimin e tregut mediatik në Hungari. Mediat publike janë nën kontrollin e qeverisë dhe shumica e mediave private janë në duart e sipërmarrësve besnikë të Orbanit.

Krahas disa mediave on-line që nuk kanë shumë publik, vetëm televizioni privat RTL Klub transmeton në emisionin e tij ditor të lajmeve Híradó informacione të pavarura. Po ashtu mbyllja e gazetës “Magyar Nemzet” tregon edhe se sa të varura janë mediat në Hungari dhe Evropën Juglindore në përgjithësi prej interesave politike dhe ekonomike të pronarëve të tyre.

Ndërkohë gazeta “Magyar Nemzet” mund të mbijetojë, nëse e ble politikani liberalo-ekologjiko-alternativ dhe milioneri Péter Ungár, i cili është shprehur se po mendon për ta blerë gazetën. Por edhe pas këtijj lajmi qëndron një histori fanepsëse: Ungái është djali i historianes Mária Schmidt, e cila ndryshe nga ai është një propagandiste e zjarrtë i Fideszit. Në fund të vitit 2016 ajo bleu të përjavshmen e pavarur “Figyelë”. Menjëherë pas kësaj kjo revistë u kthye tërësisht në kursin e Orbánit. DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.