Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A rrezikohet sistemi ynë bankar nga kriza në Greqi

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:51
A rrezikohet sistemi ynë bankar nga kriza në Greqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shumë është diskutuar në media për rrezikun që mund të cenojë sistemin tonë bankar nga kriza që ka përfshirë shtetin fqinj, Greqinë. Në një kuptim më të përgjithshëm do të thoshim që, çdo krizë që ndodh, aq më tepër me vende me të cilat ke kontakte të shumta si biznesi, ashtu edhe shoqërore, ka ndikimin e vet negativ mbi vendet fqinje, apo sistemet bankare, aq më tepër që në Shqipëri operojnë tri banka greke. Banka Kombëtare e Greqisë, Banka Aplha dhe Tirana Bank. Në total, të tria bankat zënë 15.84 për qind të totalit të aktiveve të sistemit bankar, (dhjetor 2014, Banka e Shqipërisë) dhe po të marrim parasysh se vetëm dy banka janë degë bankash greke, ato zënë vetëm 8.7 për qind të tregut, pasi Banka Tirana është bankë private me kapital të Pireus grup. Pra, pesha që zënë bankat greke në sistemin tonë bankar nuk është e konsiderueshme edhe sikur të mendonim se kriza greke do të kishte një ndikim direkt mbi këto banka.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ana tjetër, që është shumë e rëndësishme, është që me rregullore të Bankës së Shqipërisë mbi limitin maksimal të vendosjeve në banka të tjera edhe pranë bankës mëmë, këto banka nuk mund të vendosin më shumë se 10 për qind të kapitalit të vet rregullator në një bankë të vetme, për të diversifikuar rrezikun, që në total të aktiveve të tyre do zinte 1.13 për qind (dhjetor 2014). Pjesa e likuiditeteve që këto banka mund të vendosnin pranë bankave të tyre mëmë do të ishte shumë e vogël.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Pra, edhe sikur këto likuiditete të mund të mos i tërhiqnin përkohësisht si rezultat i bllokimeve të bankave greke, këto nuk do sillnin probleme likuiditeti për këto banka. Banka mëmë nuk mund të kërkojë të tërheqë cash-in nga degët e saj se, pavarësisht se ato janë degë të tyre, janë të detyruara t’u nënshtrohen rregulloreve të Bankës së Shqipërisë dhe të veprojnë si banka më vete.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë që po të shikojmë bilancin e tyre, vetëm 60 për qind e totalit të aktiveve të tyre e zënë kreditë e dhëna klientëve dhe 36.8 për qind janë aktive likuide, bono thesari vendosje në banka të tjera etj., kështu që pesha e vendosjeve te banka mëmë nuk mund të sjellë probleme për këto banka.

Efekti i vetëm negativ është frika e depozituesve duke i menduar si banka greke, që mund të kenë probleme dhe të fillojnë të tërheqin depozitat e tyre. Ky është vërtet problem se asnjë bankë, pavarësisht nga likuiditetet që mund të zotërojë, nuk mund të përballojë një panik bankar. Ne kemi pasur një eksperience negative me Societe Bank më 2008, kur në bankën mëmë ndodhi një vjedhje e madhe dhe njerëzit duke pasur frikë se edhe kjo bankë do të kishte probleme, filluan të tërhiqnin depozitat e tyre. Kjo frikë u fashit dhe pati një ulje më pak se 5 për qind të depozitave, të cilat u rikuperuan brenda vitit.

Ky është problemi i vërtetë dhe në këtë drejtim ka shumë rëndësi roli i mediave, të cilat nuk duhet të shkaktojnë panik në popullsi si dhe i Bankës së Shqipërisë, e cila sa herë ka ndërhyrë në këto raste, ka zbehur menjëherë panikun bankar, pasi edhe tani mbetet një institucion mjaft serioz dhe i besueshëm për publikun shqiptar.

Ndërkohë mund të kemi tërheqje jo për efekt paniku, por se shumë familje shqiptare që jetojnë në Greqi mund të kenë nevojë për para, në kushtet që nuk mund të tërheqin paratë e tyre në Greqi dhe kanë depozita në bankat tona, pasi edhe interesat e depozitave për njëfarë kohe kanë qenë më të larta se ato në Greqi dhe kanë qenë atraktive për emigrantët për të mbajtur paratë e tyre në Shqipëri.

Kjo nuk përbën rrezik të madh për këto banka, sepse depozitat e emigrantëve nuk përbëjnë peshë të madhe, dhe këto tërheqje janë vetëm për nevoja ditore, dhe jo për të gjitha kursimet nga puna e tyre e shumë viteve.

Ndërkohë mund të ndodhë edhe fenomeni tjetër, që shumë emigrantë, si rezultat i krizës financiare, e mbylljes së vendeve të punës, të kthehen dhe të sjellin edhe akumulimet e tyre, të cilat jo domosdoshmërisht janë brenda sistemit bankar grek.

Arritja e një akordi të këtyre dy ditëve të fundit midis qeverisë së Ciprasit dhe Këshillit të Evropës, patjetër që është një sinjal shumë i mirë për rifillimin e punës së sistemit bankar grek dhe që do të neutralizojë çdo frikë të publikut shqiptar.

Në përgjithësi ne do të thoshim se, si rezultat i mbikëqyrjes së konsoliduar (me 25 parimet e saj) në përgjithësi sistemi ynë bankar është i shëndoshë. E vetmja gjë që e rrezikon sistemin bankar shqiptar janë gërryerjet që mund t’i vinë nga kreditë me probleme, të cilat janë vërtet problem serioz, por që bankat tona kanë reflektuar në kohë, falë edhe faktit që si sistem i ri vetëm rreth 50 për qind të aktiveve janë kredi të dhëna klientëve, kështu që pesha e rrezikut është më e vogël sesa po të kishin nivele të larta kredidhënieje, siç janë në bankat jashtë vendit.rehur kritika të thella ndaj reformës së qeverisë. Në fjalën e tij, Basha fillimisht ka vlerësuar se, “procesi për reformën në arsimin e lartë nisi me transparencë, por shumë shpejt u kthye në një labirinth”. “Ky ligj i jep një goditje fatale aspiratave për arsimim. Sipas kësaj skeme, universitetet publike barazohen me ato private”, ka deklaruar Basha.  Ai ka nënvizuar se, shqiptarët sot kërkojnë që arsimi i lartë të jetë i përballueshëm, ndërkohë që qindra të rinj kanë braktisur sipas tij studimet sepse nuk përballojnë dot tarifat.  “Synimi ynë është që arsimi i lartë të jetë i aksesueshëm nga sa më shumë të rinj”, ka deklaruar Basha.  “Kjo reformë do të ketë një impakt negativ tek qindra e mijëra familje shqiptare dhe tek brezat e rinj. Të luftojmë që të rrisim cilësinë në arsimin e lartë”, ka shtuar kreu i PD.

Anilda Bozdo

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.