Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 08:55 Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026 Dashi Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke sjellë mundësi të shkëlqyera. Pranojeni këtë periudhë tranzicioni ku ndoshta keni një rol më pak…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Djajtë elektoralë dolën në mejdan!

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
Një incident elektoral i ndodhur në Durrës ka prishur që në nisje imazhin e një fushate që synonte të ishte qytetare. Militantët e Partisë Socialiste kanë provokuar dhe dhunuar disa mbështetës të Partisë Demokratike, në takimin e kandidates Grida Duma në Shkozet. Si pasojë e përplasjes fizike, e cila u pa edhe e filmuar në media, ka mbetur i lënduar një simpatizant i PD-së. Policia e Durrësit njoftoi dje se kanë shoqëruar dy të rinjtë që dyshohet se provokuan militantët e djathtë dhe synuan prishjen e takimit. Ndërkohë, i riu i plagosur nga radhët e simpatizantëve të djathtë, pas mjekimit nuk ka asnjë rrezik për jetën. Kjo është kronika e një ngjarje që ka ndodhur gati 50 ditë para datës së zgjedhjeve, kur fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht dhe takimet e tilla janë vetëm prezantuese për kandidatët. Por pikërisht, pse është ende herët për fushatën, incidente të tillë lënë shije të keqe. Nëse kjo shfaqje e shëmtuar ndodh sot, çfarë duhet të presim kur fushata të nxehet, apo kur komisionerët të grinden për votat? Këto përplasje janë paralajmëruese të tensioneve dhe faktit se kjo fushatë nuk do të jetë e lehtë.
Janë disa arsye që po e çojnë fushatën në ekstrem dhe duket se do të prodhojnë sërsish ngjarje të tilla. Durrësi është një qytet që ka një kulturë politike larg militantizmit gati banditesk. Kandidatët që janë në garë, Grida Duma e PD dhe Vangjush Dako i PS-së, shquhen si figura që nuk frymëzojnë ekstremizëm. Këto profile kandidatësh e bëjnë dhe më të pakuptimtë sherrin e ndodhur mbrëmjen e së premtes. Sigurisht, nuk mund të thuhet se përplasja fizike e ndodhur në Shkozet është bërë më urdhër të Vangjush Dakos. Por në një fushatë nuk kanë rëndësi urdhërat, por fryma që drejtuesit u japin mbështetësve. Fushata në Durrës ka nisur me fyerje dhe me akuza, ku PD i tund Dakos lejet e ndërtimit dhe nga ana tjetër, PS-ja për Dumën gërmon në çdo detaj edhe të jetës intime të saj. Pas kësaj gjuhe asgjësuese dhe denigruese për kundërshtarin, nuk është nevoja t’i porosisësh militantët, pasi sherrin dhe grushtet e bëjnë si detyrë partie. 
Me shqetësues në ngjarjen e Durrësit është dhe një tjetër fakt. Sipas njoftimit të policisë mosha e personave të përfshirë në incident është nën 24 vjeç. Pra, janë brezi që kanë lindur pas viteve ‘90 dhe si rregull duhet të ishin më pak të indoktrinuar nga viruset politike. Por duket se ka ndodhur e kundërta. Partitë po i përdorin njëlloj si dikur të rinjtë, për ti bërë pjesë të grupeve të gatshme të sherrit për të zgjidhur incidentet elektorale.
Ngjarja, e cila fatmirësisht përfundoi pa viktima vlen të shihet dhe për reagimet që ndodhën pas saj. PD-ja, si pala e dëmtuar, normalisht e përdori për kapital politik. Vizita e djeshme e Lulzim Bashës në Durrës ishte mesazh për Vangjush Dakon, por edhe një tregues i zgjimit të një nervi të fjetur të strukturave të PD-së, që kanë rekordet e tyre historike për incidente elektorale. Ish-kryeministri Sali Berisha, nuk humbi rastin për ta cilësuar sulmin si një goditje të falangave të krimit. Sipas tij, një prej agresorëve sapo kish dalë nga burgu dhe ishte me precedentë penalë. Nga ana tjetër, veç veprimeve korrekte të policisë, nga Partia Socialiste nuk pati asnjë reagim. Veprimi që do të bënte diferencën në këtë rast do të ishte një thirrje nga Partia Socialiste apo kandidati i PS-së Vangjush Dako për të normalizuar situatën. Një apel për vetëpërmbajtje dhe shmangie të incidenteve nga militantët e majtë do i rriste pikët vetë Partisë Socialiste. Po as Dako dhe as PS-ja e Tiranës nuk dolën dot mbi veten. Humbën një rast për të treguar se shohin fushatën si një vend debati alternativash dhe jo si arenë gladiatorësh. Nuk mund të themi se partitë inkurajojnë përplasje të tilla bandash, por heshtja e tyre mund të merret si mbështetje për të fortët në elektorat. Është koha, që të paktën një herë partitë të ndërhyjnë para fushatës për të vendosu rregullat dhe për të dhënë garanci për fushatë normale.  
 
Më mirë tani sa nuk është tepër vonë !

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 2 minutash

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 4 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.