Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 08:55 Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026 Dashi Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke sjellë mundësi të shkëlqyera. Pranojeni këtë periudhë tranzicioni ku ndoshta keni një rol më pak…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dy kandidatë për kryetar Bashkie me rekorde kriminale

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një hap konkret për dekriminalizimin e politikës. Organi qendror i akuzës u ka kërkuar prokurorive në rrethe verifikim të kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit. Kryeprokurori Adriatik Llalla ka nxjerrë një qarkore të posaçme të cilën ua ka drejtuar prokurorive në rrethe për të kontrolluar dhe verifikuar çdo kandidat të regjistruar zyrtarisht për kryetar të bashkie nëse kanë rekorde kriminale. Nisma e kreut të akuzës vjen në kohën kur klasa politike është përfshirë në debate të ashpra dhe akuza për “kriminelë” në radhët e kandidatëve. Disa javë më parë ambasadori Amerikan Donald Lu konfirmoi se kishte të dhëna për njërëz me precedentë penalë në të dy kampet. Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin deklaroi se në datën 13 do të fliste më konkretisht për problemin e futjes në politikë të njerëzve që kanë pasur probleme me ligjin. Por nuk ka folur !
Ndërkohë dje, Partia Socialiste ka ndërmarrë një nismë të paprecedentë. Në emër të Kuvendit, i ka kërkuar Prokurorisë verifikimin e 43  kandidatëve të Partisë Demokratike. Sipas deputetit Taulant Balla, i cili është dhe nismëtari i kësaj kërkese për këta persona ka dyshime se janë përfshirë në afera dhe procese të kundraligjshme. Nisma e PS-së edhe pse pozitive duket se vjen si një përgjigje ndaj akuzave të PD-së, sepse është absurde të mendohet se nga 61 kandidatë për kryetar bashkie, 43 prej tyre u zgjodhën nga PD-ja me rekorde kriminale! Ky absurditet duket edhe në emrat që deputeti i PS-së ka renditur si: Voltana Ademi, Ardian Turku, Halim Kosova, etj. Vetëm këta tre emra kanë qenë deputetë të Kuvendit dhe nëse PS-ja pretendon se mes kriminelëve të parlamentit ka qenë dhe Halim Kosova duket se kemi të bëjmë me një lapsus dhe dalje jashtë realitetit të partisë më të madhe në pushtet. Të rëndisësh këta emra si të kriminalizuar është mënyra më e mirë për t’u tallur me gjithë procesin.
E vetmja nismë serioze dhe që vjen nga një institucion që ka tagrin ligjor t’i shkojë deri në fund verifikimit të kandidatëve është Prokuroria e Përgjithshme. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se kanë mbërritur përgjigjet e para nga prokuroritë e rretheve për kandidatët. Por bëhet e ditur se janë dy kandidatë që rezultojnë të kenë precedentë penalë. Burime nga Prokuroria nuk pranuan të jepnin të dhëna identifikuese për asnjë emër kandidati, pasi përveç faktit që janë në fazën e verifikimit përfundimtar, një ndërhyrje e tillë e organit të akuzës mund të influencojë në fushatën zgjedhore. Bëhet e ditur se njëri nga kandidatët i përket Partisë Demokratike dhe kandidati tjetër është i koalicionit të majtë. Dyshimet e para lidhen me aktivitetin që të dy kandidatët kanë pasur disa kohë më parë në vende të tjera, ku sipas të dhënave paraprake rezultojnë të jenë përfshirë edhe në rrjete kriminale. Dyshimet pritet të konfirmohen pas verifikimeve që Prokuroria pritet t’i vijnë nga vendet e tjera ku kanë jetuar për disa kohë kandidatët. Për njërin prej kandidatëve, i cili sipas të dhënave, ka jetuar prej disa vitesh në Itali, ka nisur hetimi intensiv për të gjetur rekorde të aktivitetit të paligjshëm. Nëse të dhënat rezultojnë të sakta, pritet jo vetëm kërkesa për të dalë nga gara, por edhe arrestimi i tyre. Veç dy emrave, në zyrën e Prokurorit Llalla pritet të ketë edhe emra kandidatësh të tjerë që mund të kenë rekorde kriminale. Formalisht, dalja nga gara pritet të shoqërohet dhe me debate politike, pasi tashmë kandidatët rezultojnë të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 
Dy janë mënyrat sesi është proceduar për verifikimin e kandidatëve. E para, lidhet me kallëzimet që mund të jenë të regjistruar më herët në organin e akuzës ndaj emrave që garojnë. Ndërsa mënyra e dytë ka qenë verifikimi i kandidatëve për të cilët ka pasur dyshime nga të dhëna konfidenciale apo dhe publike për përfshirje në aktivitete kriminale. Pjesë e verifikimeve janë dhe kandidatët që më parë kanë pasur detyra shtetërore, siç është rasti i kryebashkiakëve që rikandidojnë apo ish-drejtorëve të administratës. Lidhur me këta kandidatë, prokurorët po rishohin dhe një herë paditë apo proceset që janë zhvilluar më parë, për akuza që lidhen kryesisht me shpërdorimin e detyrës. Gjithsesi, vëmendja e Prokurorisë së Përgjithshme dhe urdhri i Kryeprokurorit të Republikës z. Llalla është që për çdo kandidat që ka të dhëna sado të vogla të nisë verifikimi i plotë.
 
Pas përfundimit të fazës së hetimeve, pritet që Prokuroria të marrë masat ligjore. Ndërkohë që lëvizja e Prokurorisë për publikimin e emrave pritet të hasë dhe në rezistencën e partive politike, që çështjen e dekriminalizmit po e përdorin vetëm për fjalime pa marrë asnjë masë konkrete. Njeri që po hetohet për arrestim është nga zona Veriore dhe tjetri nga Shqiperia e Mesme

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 3 minutash

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 4 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.